29.3 C
Prizren
E martë, 11 Gusht, 2020

Në Prizren shpërndahet mish me automjete për kufoma

Operatorët e bizneseve kanë filluar me aplikimet e tyre për eksportin e produkteve me origjinë shtazore për Evropë.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi në një prononcim për Ekonomia Online thotë se janë në proces për t’i mundësuar të gjithë bizneseve për eksportin e produkteve shtazore për Evropë.

“Ne si autoritet jemi në proces për t’i mundësuar të gjithë prodhuesve tanë për eksport në EU. Ka pasur aplikime dhe presim te kemi ende aplikime të operatorit biznesi sepse rregullat e përcaktojnë kështu dhe ne do të jemi në hap dhe do të mundohemi që secilit operatorë biznesi që paraqet kërkesën atje ti përgjigjemi për pjesën e mandatit tonë ligjor dhe besoj shumë shpesh do të kemi një operator biznesi të cilët prodhojnë produkte me origjinë shtazore të cilat të eksportohen në BE”.

Sipas tij produktet me origjinë bimore vetëm se janë duke u tregtuar në mënyrë të rregullt dhe me certifikatë të lëshuar nga AUV-i.

“Produktet me origjinë bimore janë duke u tregtuar në mënyrë të rregullt dhe janë duke u tregtuar me certifikatë të cilat lëshohen nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tregtimi i tyre deri më tani ka shkuar gjithçka sipas nevojave apo kërkesave që kanë paraqitur operatorët e bizneset dhe nuk kemi pasur asnjë rast të dyshimit në produktet tonë’, thotë ai.

Por Kosova ka pasur shumë probleme me mishin e importuar nga jashtë. Madje mijëra tonë u asgjësuan për shkak të origjinës së dyshimtë, me afat të skaduar, por edhe mish të prishur.

Zëdhënësi i AUV-it përmendi edhe rastin e mishit të kurbaneve të prishur të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Thotë se të gjitha asgjësimet janë kryer me prezence të inspektoratit dhe me anë të procedurave ligjore, ndërsa tani institucioneve i mbetet të merren me hulumtimet e tjera, raporton Ekonomia Online.

“Asgjësimet komplet janë kryer komplet sipas procedurave tona ligjore dhe janë kryer me prezencë të inspektoratit. Institucionet tjera janë ato që do të vazhdojnë të merren me hulumtimet e tjera ndërsa sa na përket neve i kemi të kryer të gjitha procedurat. Të gjitha asgjësimet janë kryer me kërkesën e BIK-ut sepse mbulimi i shpenzimit të asgjësimit gjithmonë bëhet nga palët të cilat paraqesin kërkesë tha ai.

Ai ka përmendur edhe një rast në Prizren ku është shpërndarë mish me automjete të cilat barten kufomat.

“Në të njëjtën kohë ne kemi marrë edhe informata të tjera se një thertore në Istog ku kanë qenë të lëne për disa ditë disa kërkesa të kafshëve të cilat janë therur dhe ato kanë kaluar afatet kohore për të shpërndarë dhe ka ardhë deri te prishja e tyre edhe për këtë sasi inspektorati ka vendosur për asgjësimin dhe ne po ashtu kemi pranuar edhe informata se në Prizren është duke u shpërndare mish me automjete me të cilat barten kufoma dhe ne kemi filluar gjurmëshmerinë edhe për këtë rast dhe në një adresë të ‘Medresesë Alauddin’ në Prizren kemi gjetur një sasi të caktuar të mishit e cila ka qenë me afat të skaduar dhe edhe për këtë inspektorati ka marr masa që duhet të asgjësohen.

Thaçi thotë se sasia totale e mishit që është asgjësuar në këto lokacion është 32 mijë e 100 kilogramë.

- Advertisement -

Më Shumë

Për 24 orë/ Prokuroria në Prizren ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave. Gjithashtu, me...

Protesta në Brazil, afër 100 mijë të vdekur nga virusi

Punëtorët shëndetësorë dhe anëtarët e sindikatës së tregtisë në Brazil kanë protestuar kundër mënyrës së qeverisë për menaxhimin e pandemisë. Shteti brazilian i është afruar...

Rrahje në Korishë të Prizrenit

Dy persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Korishë të Prizrenit. Njëri prej tyre është i mitur. Policia njofton se gjatë rrahjes është përdorë edhe...

Arrestohet organizatori i dasmës në Korishë të Prizrenit

Në fshatin Korishë të Prizrenit është intervistuar organizatori i një dasme. Sipas policisë, ai nuk ka respektuar dispozitat shëndetësore të pandemisë, raporton PrizrenPress. “Është raportuar se...

COVID-19: 9 raste të reja në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK...

Krushë e Vogël/ Familja e të ndjerit tash e 12 ditë në pritje të rezultatit për COVID-19

Jeton Rashkaj nga Krusha e Vogël e Prizrenit ka varrosur babanë e tij me procedura të njëjta sikur në rastet kur bëhet fjalë për...

Mozzik anulon edhe tubimin në Prizren për shkak të masave kundër koronavirusit

Këngëtari Mozzik nuk do të jetë i pranishëm sot në Prizren. Kështu u njoftua pak më parë për shkak të moslejimit të grumbullimit të...

“Emri i presidentit kalon nga zyret e LDK-së”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit dhe i presidentit të Kosovës kalojnë nëpër zyret e LDK-së. Ai komentoi deklaratën e...

Era Istrefi në përgatitje për këngën e re, fotografohet në një studio muzikore

Era Istrefi është ndër këngëtaret shqiptare që ka arritur të thyej kufijt shqiptar, duke u bërë kështu pjesë e skenës ndërkombëtare. Ajo së fundmi nuk...

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Champions League

Pas përfundimit të dy ndeshjeve të fundit në raundit  1/16-ave, të cilat u luajtën mbrëmjen e sotme, ku kualifikuan Barça dhe Bayern Munich pasi...

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fushë

Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e...

Immobile drejt rinovimit, bomberi: Lazio më ka dhënë shumë, këtu deri në fund

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi kryeqytetas. Italiani i cili barazoi rekordin e Higuain...

Hoti: Qeveria do ta mbështesë Telekomin

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se Qeveria do ta mbështesë Telekomin dhe është duke u bërë plani për rimëkëmbjen e tij. Nga shtëpia, kryeministri Hoti njofton...

A flet Fishta ende?

Shoqëria jonë demokratike për dallim nga primitivja ka filluar të ngjasojë me turbullirë dhe mjegullnajë të paparë më parë. Është ky një fakt real...

Vetëvendosje sot nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk...

BRE – një pasthirrmë e çuditshme

Shkruan: Prof. Gani Rudaj E vetmja shkencë shoqërore që merret me tërësinë e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë si...

Lajmet e Fundit

SHBA-ja i përgjigjet Rusisë: Qëllimi është të kemi vaksinë të sigurt, jo kush i pari

Sekretari amerikan për Shëndetësi, Alex Azar, ka reaguar ndaj njoftimit të Rusisë pas aprovimit të “vaksinës së parë në botë” kundër koronavirusit. “Qëllimi s'është të...

Hoti kërkon përgatitje për fillimin e vitit të ri akademik, për vitin shkollor mbeten tri opsione

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ka kërkuar nga të nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e...

6 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Prizren, 30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan dhe vajzën e mitur

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fushë

Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e...