1.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2020

Në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak janë 73 qytetarë nga Shqipëria

73 shqiptarë ndodhen në zonat e konfliktit në Irak dhe Siri. Koordinatori Kombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm Agron Sojati tha në një intervistë për News 24 se për burrat, gratë dhe fëmijët janë identifikuar me emra, dihet vendndodhja e tyre dhe se janë partnerët amerikanë ata që po ndërmjetësojnë me autoritetet nëpër kampet e Sirisë dhe Irakut për t’i sjellë në Shqipëri.

Sojati edhe pse mbetet tepër i rezervuar në dhënie informacioni shprehet se komunikimi i drejtpërdrejte i Shqipërisë është i pamundur me autoritetet respektive të kampeve. Transporti dhe sigurimi i tyre do të bëhet nga partnerët ndërkombëtar.

“Ne besojmë se presim rreth 73 veta gjithsej ku 23 janë burra, 20 gra dhe rreth 30 fëmijë. Kuptohet që bëhet fjalë për shifra referuese, nuk bëhet fjalë për një inventar fizik të qenieve njerëzore që janë atje pasi distanca dhe mundësitë juridike për të bërë këtë lloj inventari e kemi të pamundur por këto të dhëna kemi. U ngel atyre për ta thelluar më tepër apo për të dhënë informacion qoftë në territor qoftë tek autoritetet në Siri dhe Irak ne e kemi të pamundur të kemi një raport të drejtpërdrejte me forcat që kontrollojnë kampin. Besojmë që me aq kontakte sa kemi ka një ide të qartë mbi numrin e personave, emrin e personave, vendin ku ndodhen dhe në çfarë situate janë”, tha Sojati.

Lidhur me arsyet që i kanë shtyrë vajzat dhe gratë shqiptare të ndjekin bashkëshortët e tyre Sojati thotë se çdo individ që do të riatdhesohet do të intervistohet ku do të zbulohet konkretisht edhe roli i tyre në krah të xhihadistëve shqiptarë të ISIS.

“Ka disa studime që Shqipërinë dhe rajonin për faktorët shtytës dhe tërheqës që I detyron apo bën që këta individë të marrin këtë vendim dhe të largohen nga Shqipëria drejt Sirisë dhe Irakut. Por të përcaktosh kush ka qenë roli i grave në zonat e konfliktit është diçka që do dali nga intervistat, do të dali nga hetimet, do të dali nga kontaktet dhe studimet. Kam përshtypjen që është pak herët që ne të kemi një fizionomi të tyre si grup. Kemi parasysh që edhe personat që kanë kthyer në Shqipëri para vitit 2015 kanë një profil të ulët, kanë një mos dëshire për të komunikuar më publikun apo për të bërë prezent këtë lloj informacioni për arsye se me ndryshimet ligjore të viti 2014, zhvendosja, vajtja apo asociimi në struktura militare, terroriste të një vendi tjetër I paautorizuar nga shteti është e dënueshme. Në këto kushtet këta individ nuk kanë gjetur besueshmëri, në po punojmë me komunitetin mysliman shqiptar. Ka një angazhim te familjeve dhe grave por deri në nivelin që është komunikuar në kontekst lokal pa bërë publike për rolin që kanë luajtur atje. Ka një pjese rurale, gratë kanë ndjekur thjesht burrat vlen për tu parë kjo pjesë”, pohoi ai.

Por a duhet te shqetësohet shoqëria për kthimin e tyre pas përvojës në territoret nën pushtetin e ISIS?

“Nuk është elementi frikë në këtë rast , ne duhet të njohim kush ngacmon komunitet tona. Kush kërkon që të ndiqen këto rrugë që nuk janë rrugë të natyrshme të komuniteteve tona. Është bërë punë e mirë nga gjithë institucionet në këto 4 -5 vjet”, shtoi Sojati.

Koordinatori Kombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm duke iu referuar edhe strategjisë kombëtare dhe planit kombëtar të veprimit thekson se vendi ka kapacitete të krijuara në fushën e edukimit, në fushën e mbrojtjes sociale dhe trajtimit psikologjik, për të gjithë personat që do të riatdhesohen./balkanweb

- Advertisement -

Më Shumë

Këto janë barnatoret që do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme në Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka caktuar barnatoret të cilat do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme. Orari është publikuar nga drejtori, Visar Shehu.   Për...

Një deputet i Shqipërisë infektohet me koronavirus

Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në Facebook. “Informoj njerëzit...

Jonida feston ditëlindjen, këtë moshë e ka arritur

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të mira shqiptare. E sot, ajo ka një ditë speciale, pasi feston ditëlindjen dhe është bërë 37 vjecare. Ajo...

“Rrimë bashkë, sepse të dy kemi koronavirus”, e dashura Dybalas tregon ditët në karantinë

“Rrimë bashkë, sepse të dy kemi koronavirus”, e dashura Dybalas tregon ditët në karantinë Oriana Sabatini, e dashura e argjentinasit Paolo Dibala, ka folur...

Ushtarët turq i ndihmojnë të moshuarit në kohën e izolimit

Ushtarët turq kanë ofruar ndihmë për personat e moshuar pasi ata nuk kanë të drejtë të largohen nga shtëpitë si pjesë e masave për...

Barça e konfirmon: Lojtarët do ta marrin vetëm 30 për qind të pagës gjatë krizës

Barcelona e ka konfirmuar se një pjesë e stafit do të lirohet nga puna, ndërsa pjesa tjetër do të pësojë ulje të pagës për...

Nga furra u shërbente klientëve kafe e pije, arrestohet një burrë në Prizren

Një vendim i Qeverisë së Kosovës, pas situatës pandemike me koronavirusin Covid-19, ishte të mbylleshin të gjitha kafiteritë, madje edhe ato që shërbehen për...

Policia e Prizrenit ndalon deputetin Rasim Demiri

Deputeti Rasim Demiri është ndaluar sot nga policia në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se gjatë kontrollit në një fshat janë...

Begaj: Malisheva më e prekura nga koronavirusi, na duhet më shumë ndihmë

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se shpreson që të mos përkeqësohet gjendja nga koronavirusi në komunën e tij. Duke qenë se Malisheva është një...

14 lindje u kryen veç dje në Prizren

Gjatë ditës së djeshme në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Prizrenit ka pasur 14 lindje. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton se prej këtyre...

Arrestohet një i mitur në Prizren, nuk e respektoi orën policore

  Policia në Prizren ka arrestuar një të mitur për shkak mosrespektimit të orës policore. “Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K pasi që i...

Na mëson Nënë Tereza… Mos jeto kurrë pa jetë!

Bota po kalon ditë të vështira. Në kohët moderne, mbase shumëkujt i vijnë “të largëta” fjalët e thjeshta, dalë nga shpirti njerëzor. “Veshur” me...

Paratici: Futbolli do bëhet si NBA, kriza “asist” për klubet gjermane

Coronavirusi do të ndryshojë futbollin. Kjo periudhë që ka bllokuar gjithçka, sjell krizë ekonomike dhe nga kjo nuk shpëtojnë as klubet më të mëdha...

Kaosi sot në Kosovë lidhet me emrin Agim Veliu

Bekri Murselaj Emri i Agim Veliut, është emër i njohur për popullin tonë dhe veçanërisht për ndikimin e tij dhe fuqinë e tij brenda LDK-së....

Në Krushë të Madhe nisin punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”

Në kuadër të projektit “Shtigjet e Ecjes”, kanë filluar punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”, në fshatin Krushë e Madhe...

Gjendet mjet shpërthyes në Prizren, ndërhyjnë policia dhe FSK-ja

Një qytetar nga Prizreni ka lajmëruar policinë se në afqrsi të lokalit të tij ka gjetur një mjet të pashpërthyer Rasti ka ndodhur mëngjesin e...

Lajmet e Fundit

Abrashi: Mustafa linçon aktivistët tanë – Thaçi sillet si fëmijë i llastuar

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Artan Abrashi i ka komentuar zhvillimet politike në vend. Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka thënë se kryetari...

Plani i Premier League për të mbyllur sezonin, pa tifozë dhe… falas!

Premier League nuk ka ndërmend ta ndërpresë përfundimisht kampionatin dhe është gati të marrë edhe masa drastike. Një plan është draftuar dhe ka shkuar...

Vdes një 82-vjeçare në Shqipëri, viktima e 12 nga koronavirusi

Ka vdekur në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv,...

Në këtë ditë fillon Ramazani, kaq orë do të agjëroni

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 24 prill, shkruan Insajderi. Të gjithë...

Bella Hadid “sfidon” koronavirusin, me bikini dhe shumë seksi

Modelja Bella Hadid sfidon koronavirusin duke dalë jashtë me bikini për të marrë rrezet e diellit. Modelja e njohur ka zgjedhur të kalojë ditët në...