6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Nënkryetari i Prizrenit: Rezultatet për COVID-19 po na vijnë pasi po i varrosim të ndjerët

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu thotë se në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë rreth 1400 raste me coronavirus.

“Fatkeqësisht 85 prej tyre përfshirë rastet e ditës së sotme kanë ndërruar jetë, ndërsa 466 të tjerë janë ende raste aktive me coronavirus”, tha nënkryetari i Prizrenit për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Shehu thotë se në Spitalin rajonal të Prizrenit janë të hospitalizuar 124 persona ku 76 prej tyre janë të konfirmuar ndërsa të tjerët presin konfirmimin.

Shehu shpreh shqetësimin se në shumicën e rasteve rezultatet e coronavirusit po vonohen shumë.

“Rastet e sotme janë të 14 nëntorit. Për fat të keq në shumicën e rasteve personat e ndjerë që tashmë janë varrosur po pranojnë më pas rezultatin”.

Shehu thonë se kanë bërë ankesa në këtë drejtim pasi sipas tij kjo mund të ketë pasoja.

“Mesatarisht katër deri në pesë ditë po na vonohen rezultatet”, deklaroi ndër të tjera Visar Shehu./Telegrafi/

Më Shumë

Kryhet një operacion i vështirë në spitalin e Prizrenit, pacienti me shëndet të mirë

Mjekët e Repartit të Urologjisë në Spitalin e Prizrenit kanë kryer një operacion të vështirë. Dr.Halil Xhibexhiu tregon se pacienti pas operacionit është lirur me...

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1. Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë,...

Lajmet e Fundit