7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Nëntori i Ndarjes

Krasniqi-Limaj-ThaciJakup Krasniqi do të dalë publikisht në mbështetje të Iniciativës Qytetare të Drenasit. Dalja e tij do të shënojë, edhe në një tjetër mënyrë, angazhimin kundër PDK’së. Së bashku me Limajn, pritet që pas 3 nëntorit ta shpallin zyrtarisht ndarjen.

Jakup Krasniqi po bëhet gati që të dalë publikisht në përkrahje të Iniciativës Qytetare të Drenasit, për ta mbështetur atë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Kjo Iniciativë Qytetare rivalin kryesor në këtë garë e ka Partinë Demokratike të Kosovës, në të cilën dikur Krasniqi ishte Sekretar i Përgjithshëm dhe me ndikim të madh në vendimmarrje.

PDK, pas Skenderajt, në Drenas ka marrë gjithmonë më së shumti vota në zgjedhje, ku fitorja e saj përherë ka qenë e fortë dhe me përqindje të lartë.

Bëhet fjalë pikërisht për vendlindjen e Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili do ta testojë fuqinë e tij politike pikërisht në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Një burim i afërt me Kryeparlamentarin Krasniqi ka bërë të ditur për lajmi.net se Krasniqi, pasi të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore, do të dalë hapur në mbështetje të Iniciativës Qytetare në Drenas, por edhe në Malishevë.

“Sigurisht, në fushatën e Iniciativës Qytetare do të marrë pjesë edhe Jakup Krasniqi, por pasi që fushata të nisë zyrtarisht”.

Jozyrtarisht, ai ka nisur qysh tash mbështetjen për këtë Iniciativë, duke u shprehur i bindur në fitoren e saj.

Krasniqi ka kohë që nuk ka kurrfarë raporti me drejtuesit e PDK’së, për udhëheqjen e së cilës ka qenë mjaft kritik kohëve të fundit.

Burimi i lajmi.net thotë se Krasniqi do të zyrtarizojë ndarjen pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

“Rrugët tashmë janë ndarë. Ai sigurisht se do të ecë rrugës së vet, me parti apo pa parti”.

“Pas zgjedhjeve lokale, Krasniqi dhe Limaj do ta bëjnë publike rrugën e tyre të re politike”.

Për dallim nga Krasniqi, Limaj nuk ka pritur nisjen zyrtare të fushatës, por në rastin e parë që i është dhënë mundësia pas lirimit nga akuzat për “Rastin Kleçka”, ka dalë në mbështetje të Iniciativës Qytetare të Malishevës. Ai po bën fushatë odë më odë për të fituar sa më shumë përkrahës, me qëllim mundjen e PDK’së në këtë komunë.

Një garë e fortë pritet në këto dy komuna, ku partitë tjera pritet të jenë vetëm spektatorë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kurreshtja për të ndjekur ballafaqimin e Krasniqit dhe Limajt me PDK’në, sipas të gjitha gjasave, do të rritet pas 3 nëntorit, kur ata kanë paraparë zyrtarizimin e nismës së tyre të re politike.

Në media është raporuar se partia e tyre do të quhet “Rilindja Demokratike e Kosovës”.

Por, burime të lajmi.net hedhin poshtë mundësinë e këtij emri.

“Jo, RILIDNJE është emër i madh…”

Por, në PDK nuk shohin arsye për shqetësim për largimin e Limajt dhe Krasniqit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci, pati deklaruar pas daljes së Limajt në mbështetje të Iniciativës Qytetare në Malishevë, se PDK nuk dobësohet nga largimi i tyre.

“Largimi i tyre nuk e zbeh e as dobëson aspak PDK’në”.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit