16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Nëse Albin Kurti dështon ta bëjë qeverinë, ja çfarë veprimi mund të marr Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka diskrecion të plotë që mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës, në rast se dështon Albin Kurti si mandatar i parë, herën e dytë t’ia japë kujtdo që ai vlerëson se mund ta ketë votën e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Kjo çështje është qartësuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese më 1 korrik 2014 dhe vendi assesi nuk shkon në zgjedhje nëse mandatari i parë dështon të krijojë Qeverinë e re.

Në rast se kandidati i propozuar për kryeministër nuk merr votat e nevojshme, sipas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Republikës, në diskrecionin e tij/saj, në bazë të nenit 95, paragrafi 4, të Kushtetutës, emëron kandidatin tjetër për kryeministër, pas konsultimit me partitë ose me koalicionet (e regjistruara në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme) që kanë plotësuar kriteret e lartpërmendura. Pra, me parti ose me koalicion që është regjistruar si subjekt zgjedhor në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, që e ka emrin në fletëvotim të zgjedhjeve, që ka marrë pjesë në zgjedhje dhe ka kaluar pragun.

Megjithatë, në pikën (e) të këtij vendimi thuhet shumë qartë që Presidenti mund të vendosë t’ia japë mundësinë kujtdo dhe theksin aty e vendos tek partitë e tjera, ndërkaq në rol dytësor e përmend edhe që Presidenti mund të vendosë që t’ia japë mundësinë sërish partisë ose koalicionit të parë.

“e. Nuk përjashtohet që Presidenti i Republikës të vendosë t’i jap partisë ose koalicionit të parë, sipas nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, mundësinë të propozojë kandidatin tjetër për Kryeministër”, thuhet në këtë pikë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Por, vetë artikulimi “nuk përjashtohet që Presidenti i Republikës të vendosë t’i jap partisë ose koalicionit të parë” është bërë me gjuhë përjashtuese, duke e trajtuar këtë vetëm si një opsion të mundshëm.

Albin Kurti ka edhe 14 ditë kohë për formimin e qeverisë, në ndërkohë ende nuk ka arritur një marrëveshje finale me Isa Mustafën.

Ku i fundit ka thënë sonte se deri në fund të javës do të merret vesh nëse do të ketë ose jo marrëveshje ndërmjet këtyre dy partive.

Më Shumë

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.   Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike...

Kërkohet ndihmë financiare për 48-vjeçaren nga Prizreni, duhet të bëjë transplant të veshkës

48-vjeçarja Bedrije Dullaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën e qytetarëve. Bedrijes i duhet të bëjë transplant të veshkës. Operimi duhet të bëhet...

Lajmet e Fundit