10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual nga Korisha e Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale A.R. nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 17.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 17.03.2020.

Për eventin “Ladies Night”, Cineplexx dhuron udhëtim 4 ditor në Dubai, si dhe shumë shpërblime tjera në të gjitha sallat

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse me datën 17.02.2020 rrethe orës 13:00 në fshatin Studenxhan. Komuna e Suharekës, prek personin tjetër me qëllim seksual pa pëlqimin e personit të tillë të dëmtuarës e moshës ndërmjet 16-18 vjeç, në atë mënyrë që hynë në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarës, duke u bërë si i verbër, dhe kërkon para se kinse e ka vajzën e sëmur, e dëmtuara e mitur hynë në shtëpi për të kërkuar nënës së saj para, meqenëse e njëjta nuk kishte, i merr 0.50 cent, të cilat i kishte për shkollë dhe ia zgjat dorën për të ia dhënë parat, mirëpo i pandehuri e sulmon për ta përqafuar duke e kafshuar në qafë, e dëmtuara fillon të bërtas dhe largohet, andaj duke pasur parasysh sjelljet dhe vendosmërinë e tij, duke kryer një veprim inkriminues në shtëpinë e viktimës dhe atë në mes të ditës në prezencën edhe të anëtarëve tjerë të familjes së viktimës, e veçanërisht ku viktima është fëmijë pra viktimë e ndjeshme, ku ligji në këtë rast ka paraparë mbrojtje të posaçme. Andaj është vlerësim i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale”, thuhet në komunikatë të gjykatës së Prizrenit.

Më Shumë

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit