14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Një punëtor lëndon dorën në një punëtori në Prizren

Pronari i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:30 në fshatin Libizhdë, Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK, në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij mashkull kosovar, duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK-së në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Më Shumë

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan...

Lajmet e Fundit