7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Një tjetër luftëtar refuzon ftesën nga Specialja

Faik Zogaj është i ftuari i radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.

Ai është ftuar në cilësinë e të akuzuarit për datën 21 mars, por ka bërë të ditur se nuk e njeh këtë Gjykatë dhe se nuk do t’i përgjigjet ftesës.

“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë. Dua t’iu informoj se kam pranuar ftesë në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më 21.03.2020. Sepse, unë personalisht nuk e njoh këtë Gjykatë derisa ajo t’i dënojë kriminelët që mi vranë më të dashurit e mi brenda në shtëpi”, ka shkruar Zogaj.

Ai është krenar me të kaluarën dhe se këtë lavdi, nuk mund t’ia njollosë askush.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore e atdhetare, asnjëherë nuk jam ndjerë më i nderuar dhe më i respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime! Lavdi Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar tutje Zogaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Një ditë më herët, edhe Fatmir Brajshori, njoftoi se nuk do t’i përgjigjet ftesës për të shkuar në Hagë.

Më Shumë

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit