11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Një vrasje në kryeministri, historia e një komploti në librin më të ri të Diana Çulit

Një kryeministre, një detektive dhe shumë mistere. Kjo është historia e romanit më të ri nga shkrimtarja Diana Çuli. Pas romanit “Hoteli i drunjtë” shkrimtarja vjen sërish me një roman thriller por kësaj here ngjarjet zhvillohen në hapësira më të mëdha e me komplote ndërkombëtare, ku vërtiten personazhe gjithashtu të mistershëm, të thjeshtë në dukje, të dashur por të dyshimtë e shpesh të pakuptueshëm. Libri i cili pritet të ketë promovimin gjatë ditëve të Panairit vjen nën logon e botimeve “Dudaj”. Po cili është subjekti i këtij libri me pak fjalë?

Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori?  Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.  Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e të ndërlikuar.

Personazhet, veanërisht Beti Duka, heroina kryesore, ndeshen me shumë rreziqe, të panjohura, që zgjerohen gjithnjë e më shumë. Fundi është tejet i papritur dhe i pazbuluar, gjë që e bën romanin  një thriller vërtet interesant. Aq më tepër që këto ngjarje ndodhin në disa shtete rreth nesh. Duket se autorja i njeh mirë vendet ku i ccon personazhet. « Për shkak të një projekti kulturor rajonal ndër vite ku isha e përfshirë, kam patur mundësinë të shoh një pjesë të madhe të Ballkanit, ta njoh më mirë dhe ta kuptoj më mirë. Edhe ta dua më shumë. Kjo nuk do të thotë se libri është një rrëfim dashurie ndaj gadishullit tonë, thjesht mendoj se njohja nga afër të ndihmon në detaje, po edhe në frymë », thotë Çuli.

Faktin që ka disa personazhe gra në roman, autorja e lidh me nënvetëdijen që nganjëherë vepron në mënyrë të pavarur. « Por edhe mendoj se shoqëria përbëhet nga burra dhe gra që ndërthuren pazgjidhshmërisht në jetët e tyre, kështu e shoh dhe jetën që gjëllon në një libër letrar. Por, ka dhe një numër më të madh burrash, nëse e keni vënë re. Sepse, objektivisht, burrat janë më të pranishëm në ndonjë fushë, si tek pushteti, për shembull. Por, nuk ka qenë barazia gjinore synimi im. Ka qenë thjesht letërsia », thotë shkrimtarja. Librat thriller kanë qenë një zhanër i munguar në letërsinë tonë, e kjo e bën këtë roman të shihet me interes nga lexuesi.

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit