13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Nuk respektuan Ligjin për COVID-19, policia gjobit 592 persona

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 592 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar Ligjin për Pandeminë.

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin për COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, policia ka shqiptuar 592 gjoba për ata që nuk kanë respektuar këtë ligj.

Ndërsa, policia ka shqiptuar edhe 987 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Për çdo ditë PK, po shqipton qindra gjoba ndaj atyre që nuk po respektojnë këtë Ligj.

Kjo e fundit kishte gjobitur edhe ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, pasi i njëjti ishte ndaluar jashtë gjatë orës policore. Përkundër që policia nuk kishte pasur të drejtë ta gjobit atë, Selimi kishte pranuar ta paguante gjobën.

Më Shumë

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1. Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë,...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit