7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Numri i vdekjeve të përditshme nga coronavirusi në Francë, Itali dhe Spanjë është në rënie

Shenjat që tregojnë se tre shtet më të goditura evropiane, mund të jenë duke e rrafshuar kurbën, ofrojnë një “optimizëm të heshtur”.

Vdekjet nga coronavirusi në Spanjë, ka rënë për të tretën ditë me radhë – gjë që japë shpresë në shtetin e goditur fuqishëm, ku kanë vdekur më shumë se 12,400 persona, transmeton Telegrafi.

Rënia e vdekjeve, është pjesë e një modeli të parë në vendet e tjera të Evropës, që imponuan një bllokim të rreptë disa javë më parë, derisa në Francë dhe Itali ka gjithashtu rënie në numrin e vdekjeve të përditshme.

Gjatë ditës së djeshme, numri i vdekjeve të përditshëm në Francë ka rënë në 441 nga 588 sa ishte një ditë më herët. Në të njëjtën ditë, Italia regjistroi 681 vdekje, derisa një ishte raportuar për 766 vdekje një ditë më parë.

“Optimizëm të heshut”, është konsideruar kjo situatë nga ekspertët, të cilët janë duke e përcjellë situatën në Spanjë.

Derisa, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka thënë se “është duke u parë drita në fund të tunelit”, megjithëse ka urdhëruar që karantina të zgjatet edhe për 20 ditë.

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Lajmet e Fundit