12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Objektivi ambicioz i UEFA-s, Champions League të përfundojë deri në 15 gusht

Nuk do të jetë e lehtë, ndoshta një utopi. Pavarësisht pandemisë globale të koronavirusit, objektivi, apo ëndrra e UEFA-s mbetet përfundimi i këtij sezoni i kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik të planetit, ai i Champions League.

Organizata europiane e futbollit kërkon të gjejë datat e duhura për ndeshjet e fundit të kthimit të fazës së 1/8-ave, duke vazhduar më pas me çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Stambollit, me një zgjatje të sezonit deri në fund të gushtit. Kur kanë mbetur edhe 17 ndeshje për t’u zhvilluar, gjithçka pritet të shpërndahet, teorikisht, në 11 ditë dhe 6 javë. Pra, java e parë me përfundimin e raundit të 1/8-ave, java e dytë me takimet e para të çerekfinaleve, ndërsa një javë më vonë ndeshjet e kthimit. Në javën e katërt pritet të luhen sfidat e para të gjysmëfinaleve, ndërsa një javë më vonë ndeshjet e kthimit. Në javën e pestë, finalja e Stambollit që mbetet pas 15 gushtit.

Gjithsesi, detyra më e vështirë mbetet një kombinim kalendarik mes kupave dhe kampionateve të vendeve të ndryshme, ku disa ekipe janë pjesëmarrëse edhe në Champions League. Ky nuk është i vetmi projekt dhe ka disa skenarë alternativë që do të konsiderohen vetëm pasi të braktiset ideja më ambicioze. Një prej tyre është zhvillimi i garave me një takim, për të diskutuar finalen më pas në një përplasje me 4 deri në 8 skuadra. Sipas të gjitha gjasave, sezoni i ri, 2020-2021, do të fillojë në tetor./a2news

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Lajmet e Fundit