8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

A kishte të drejtë Millosheviçi?

Seremb Gjergji

Historikisht, Liderët e vërtetë në Kosovë, kur ishte mese vështiri, kanë arritur t’i bëjnë zgjidhjet më të mira dhe më të duhura për Kombin dhe Vendin. Kësaj radhe besoj se do të arrijmë diçka edhe më të mirë – diçka që do të na i hapë dyert e zhvillimit dhe përparimit drejt Perëndimit. “Kosova nuk ka njerëz që udhëheqin shtet”, që kishte thënë Milloshevici; mendoj se edhe kësaj radhe nuk do të dal e saktë.

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, partitë politike , asnjëherë nuk e kanë bërë analizën e tregut – se a do të shitët ajo që thonë! Tash u pa që pa një analizë të tregut, nuk do të ketë asgjë. Këto zgjedhje kanë treguar se edhe përkundër investimit, qytetari blenë atë që ai/ajo e konceptojnë si të dobishme.

Pajtimi dhe unifikimi i Faktorit Politik pat filluar me koalicionet parazgjedhore. Për mua dhe për tërë Kosovën ishte një shpresë që mund të dalim mbi veten dhe mbrojmë interesin e përgjithshëm. Tash pas zgjedhjeve duhet finalizuar këtë pajtim.

95 shqiptar apo shqipfolës besoj dhe mendoj se do ta gjejnë momentin e interesit të kombit tonë më të rëndësishme se interesin personal. Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë qëndrimi i Kriminelit Milloshevic do të dal i saktë: “Kosova nuk ka njerëz që udhëheqin shtet”!

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por...

Lajmet e Fundit