5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

A mjafton kërcënimi i Edi Ramës

Petrit Gashi

Ditëve të fundit pas një thirrje maratonike nga qytetaret, liderët dhe shoqëria civile në Kosovë dhe Shqipëri për mos reagim , vjen edhe reagimi zyrtarë i kryeministrit Rama duke thënë se: “ Nëse nuk respektohet marrëveshja e Ohrit, Shqipëria do ta përdorë veton nëanëtarësimin e Maqedonisë në NATO”. Faktikisht shikuar nga këndvështrimi i përgjithshëm ky edhe nuk mund tëcilësohet kërcenim për qeverinëGruevski pasi me njëmentalitet të tillëqeverisës nuk e ka qëllim NATO-n e BE-në por shtrirjen e autoritetit të tij diktatorial në çdo cep të Maqedonisë dhe orientimin drejtë Rusisë.

Deklarata e Rames pa një vizion të qartë, dhe autoritetet e fjetura në Prishtinë vetëm sa po i ndihmojnë kritikët e shqiptareve që të jenë sa me antishqiptar pasi heshtja nënkupton pranim të fajit, e në këtë rast janë shqiptaret qe fajësohen në Maqedoni. Maratona e këtyre heshtjeve jo qëështëtej zgjatur por ka qitur në pah edhe patriotizmat e maskuara dhe të falsifikuara të dy qeverive tështeteve shqiptare, dhe partneret e qeverisë Gruevskiaspak pro interesit shqiptar.

Duke aluduar edhe në takimet e mbajtura në Bruksel ku shqiptaret (përfaqësuesit e tyre) nuk ishin në tavolinën e bisedimeve, nënkupton se ata (shqiptarët) jo qe kanë humbur rolin e një faktori në Maqedoni, por ata fillojnë edhe me tutje të punojnë kundër interesave të tyre kombëtare dhe etnike duke mbetur çështja e problemeve të tyre dytësorë në aspektin e të drejtave të garantuara me marrëveshjen e Ohrit. Sidoqoftë “kërcënimi” i Kryeministrit Edi Rama nuk ishte aspak korrekte ne raport me mundësit qe ka shteti shqiptar për të kërkuar llogari për atë që ndodhi në Kumanovë, dhe aq me zhgënjyes është fakti se në vend që tëtakohenurgjentisht dy qeveritë shqiptare për të kërkuar sqarime ndaj shtetit maqedonas ata ende mbesin me deklaratakontroverse dhe pa asnjë veprim konkret.

Takimi i Brukselit i cili ishte një përpjekje për pajtimin e dy liderëve maqedonas si dukët ishte një peshore e rënd për shqiptarët ku në asnjë fjalë të vetme nuk u fol për të drejtat e tyre të lënduara thellë ne Maqedoni. Lidershipi shqiptar në Maqedoni dukë kërkuar ta mbrojë vetën nga të bëmat e tyre të fëlliqura nuk është e interesuar për zgjidhje të problemit atje, por për heshtje të problemit, e kjo me se shumti i konvenon dashakeqeve të çështjes shqiptare.
Kamëpriturqe Shqipëriatë bëjë presion të faktori ndërkombëtar për normalizimin e konfliktit të sponsorizuar në Kumanovë duke përdorur të gjithë fuqinë e vet çoftë në organizata ndërkombëtare qoftë në takime me ambasadoret e akredituar në Tiranë dhe argumentuar gjendjen e rend dhe pasojat që do ti sjellë rajonit .
Kërcënimi nga Kryeministri Rama me “Veto” për Maqedoninë nëse nuk respektohet marrëveshja e Ohrit nuk do ta pengoi qeverinë Gruevski të vendos tanke dhe artileri ushtarake në Kumanove, dhe nuk do ta largojë frikësimin e fëmijëve shqiptar atje të cilët ende nuk e kanë të qartë se çka po ndodhë, prandaj duhet hapa konkretë në përmirësimin e situatës në Kumanovë ku Shqipëria e Kosova duhet të jenë gardiane të drejtave të shqiptareve atje jo me deklarata por me veprime konkrete.

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit