8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Ajkuna qan qytetin

Shkruan: Brikena Bakiasi

Diku në Dizhon të Francës futet një vajzë në një nga hotelet e dorës së dytë. Recepsionisti e shoqëron vajzën me ca sy të rrallë, dëshirë e epur e një fotografi të madh të mbushte arkivin me sytë e saj. Djaloshi i shpjegoi shërbimet e hotelit me emrin qesharak “ Hotel Yjesh”.

Hap derën e dhomës dhe shikon mobilimin. Dhomë e thjeshtë pak e plakur, por jo plakje antike, plakje e lajthitur nga menaxhimi. Shtrat pa çarçafë, pluhuri jepte mirëseardhjen me qëndrimin e tij të qetë prej kohësh. Në ktë çast ajo shkroi mbi kanape “ Bodler” . Edhe ai kishte ndenjur në ambiente llumburitëse me emër të madh francez. Balzaku nëpër papafingo të kalbura. Po nejse nuk ishte kjo çeshtja.

Recepsionisti i jep faleminderimet
dhe nuk harron të pyes.

– Madam, ju kishit pashaport shqiptare, mund t’ju pyes për tërmetin?! – duke e parë vajzën me delikatesë.

Po ajo ndiehu një drithërimë çorientuese. Priste ç’do pyetje dhe vetëm ktë jo. Ndiehu turp, trishtim dhe një zgavër të hapur në kraharor që oshëtinte dhimbje për vështrimin e yjeve tashmë mbi qytetin e rrënuar. Në atë qytet që po e qante Ajkuna si birin e saj. A kish dëgjuar djaloshi me prejardhe nga Afrika për Ajkunën? Po për qytetërimin e madhë të Durrësit, qytet sa mitik dhe i vërtetë. Po për tregëtinë ndërkombëtare të Durrësit a e kish idenë. Ku në shekujt e kaluar ndalonin të gjithë Odisetë për pak tregëti.

A mundet të dinte koka e tij ndonjë lexim rastësorë për qytetërimin e hershëm me arkitekturë, ekonomi dhe kulturë të barabartë me Greqinë e lashtë dhe Romën e lashtë?! Po për mitologjinë e Kepit të Rodonit që u lëkund nga një zemëratë hyjnore apo mllef njerëzorë të martën e pa aguar?! Mundej të dinte?!

Apo ashtu kot për hipokrizi klientelizmi pyeti si me dhimbshuri! Po për verën e tregëtuar nga Durrësi drejt Francës me mjeshtëri Ilire, e kishte dëgjuar? Si zor ti dinte këto, veçse lajmet e kobshme që nga teknologjia sa e mirë dhe e mallkuar ngecin në ç’do ekranë si e vetmja mbijetesë ku është kapur informacioni. Kot nuk tha dhe Eko,” stili i informacionit bëhet më i rëndësishëm dhe më i larmishëm se vet informacioni”

– Po mund t’më pyesësh. – I tha ajo duke lëshuar valixhen në dysheme fort si të mbushur me gurët e pallateve të rrëzuar. Me gurë të stërkitur me pika gjaku nga të vrarët e tërmetit, pa turp dhe përgjegjësi. I kish marrë me vete si një vrasje të fshehur në ndërgjegjien e sajë. Heshtja e gjithsecilit sjell murtajë qytetesh.
– Po mos ke të afërm të lënduar?! – vazhdoi ai me mirësjellje.
– Po kam.- u përgjigj ajo, dhe hodhi sytë nga dritarja për të shikuar qiellin si i vetmi që pa të gjithë dramën lakuriq, dhe i vetmi që bluan ndërgjegjiet. Po tani dua të pushoj të lutem flasim më vonë. – I tha kështu duke mbyllur derën.
– Ahh qyteti im. –ngashërehu me trishtim dhe lotët i takuan gushën si nga një reliev i shkretë dhe i djerrë nga gëzimi tashmë.

Silikoza, që zuri atë qytet si një sëmundje e llahtarisur e syve për të parë dhe e gjunjëve për tu çuar.

Silikoza e minierave që rrëfen Kronini, sëmuri deri në rënie qytetet e Shqipërisë. Silikoza e mosreagimit e mospërgjegjësisë drejtuese u lebetit deri në kulmin e shkatërrimit dhe rënies së tij.

Për tu çuar mbi babëzinë ndërtuese pa baza shkencore. Ju kujtua fytyra e shëmtuar e Vangjush Dakos me shokët e tij të krimbur në para pisllëku, dhe paaftësia e saj për ti ndalur. Një njeri nxë një botë ndërsa bota nuk e nxë njerinë. Pse kaq heshtje zë ktë komb, që pranon vrasjen?! Nuk di ti përgjigjet kësaj pyetje, që i çan zemrën si qen i tërbuar dhe jo si një thikë e Ligarit.

Lumi Paktokël i parave të sipërmarrësve dhe deputetëve kalonte i qetë mbi shtratin e qytetit prej dekadash, pa asnjë llogjikë konceptimi të sigurisë së jetës, apo ndërtimin e ekonomisë së drejtë dhe kulturës së vendit.
Ra qyteti bashkë me politikanët kokëkrisur deri në krim, ra për tu shfarosur kjo lloj politike dashakeqe e vendit me pargjegjshmërinë ndaj çdo individi.

Tek vështronte Volterin mbi shtratin pa çarçafë, si të parin e nxjerrë nga çanta; me sytë e rrallë e të mbytyr në lotë hidhërimi iu drejtua ujit të ngrohtë. Ngashërima të dala nga një kraharor i shkelur, i përdhosur i vrarë me valle aferash sipërmarrëse dhe zullum partish i përzieshin me zhurmën e ujit dhe lotëve mbi trup.
Le të vështrojnë yjet vajtimin e qytetit dhe turpin e politikës.

Më Shumë

Një grua dyshohet se u dhunua seksualisht në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një person (femër), dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti raportohet të ketë ndodhur...

Kontingjenti i FSK-së merr pjesë në stërvitjen ushtarake në Belize

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marr pjesë në stërvitjen e...

Lajmet e Fundit