7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Arsimi në udhëkryq

Shkruan:dr. Naser M. Bresa

Konstatim i ironizuar në kohë, apostrofuar nga e kaluara, dikur, që fatkeqësisht po rilind përmes rreshtave edhe sot në tryeza apo okulare të ndryshme!

Arsimi dhe arsimimi i popullatës shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze në vite u sfidua nga aparate shtetërore të shpërndara në efektive operacionale, me të vetmin qëllim ngulfatej dhe denigrim në vazhdimësi. Nëse i referohemi politikave në nivel Evrope, kush investoi më shumë në arsim dhe kush në diçka tjetër do të specifikojmë dy shtete si model, njeri shtet bregdetar(P.) dhe tjetri pjese e Ishujve(I.), i pari investoi në Futboll, ndërsa i dyti në arsim!
I pari arriti të ngrisë futbollin në çështje kombëtare, por mbet në nivel futbolli, ndërsa i dyti fuqizoi arsimin që kualitativisht sot është një ndër vendet më të zhvilluara ekonomikisht të Evropës Perendimore. Zhvillimi i politikave konceptuale në arsim, dëshmon me zhvillim të përgjithshëm, vetëm atëherë ku ka përkushtim fanatik-kualitativë, në aspekt vertikal dhe horizontal të strukturave vendimmarrëse.

Çelësi i suksesit është brenda gjenetikës, që si parakusht nxjerr interesin kombëtar…!

Rrugëtimi shigjetohet nga hije të natës, historikisht, të cilët pa përtuar kujdestaruan në vite, me të vetmin qëllim debalancimin e politikave arsimore, ndërsa tani në vite të afërta garuan se kush mund të jetë në krye të proceseve, jo për të bërë zgjidhje por për të zgjedhur veten dhe lakimin prej lakmitari. Pohimi ditë më parë nga përfaqësuesit e B.E-së, se investimet në arsim janë pothujse të dështuara, është jo më pak se alarm apo kartuç i kuq, që në aspektin biologjik thirret si ora 15 në 12. Arsimi është bërë barrë e proceseve, në vend se të jetë paraprijës i tyre, andaj krijohet formë e defunksionalizimit shoqëror sepse filli është nyjëzuar dhe renditja qështjeve më komplekse, të institucioneve specifike deri te arteriet që duhet të shpërndajnë oksigjenimin në kohë, në të kundërtën pason ngulfatja e proceseve apo ndrydhje nga inercioni mediokër.

Kush ishte procesi?!

Kosova është model i vetëqeverisjes në okupim, periudhë që zgjati 9 vite (1991-1999), atëherë kur u shkëput nga sistemi i kthetrave të monizmit dhe shovinizmit serb i cili inskenonte apo nxiste parulla anti-shkollim si laik motive prishje të rendit publik, shkatërrim të V.B.

Vitet, ‘91/ 99, krijuan vlerën e shtuar në pupullin e përvujtur, zgjuan memorjen kolektive, revolucionarizuan formën më të veçant, mësimdhënje në kushte të adaptuara, jashtë shkollës, të përndjekur, të dhunuar dhe të surrvejuar çdo kohë nga sistemi totalitar dhe bashkëpuntorët e tij jo pak në numër. Revolucionet nuk ndodhin çdo ditë, lindin dhe fuqizohen me gjithë sfidat ashtu si dhe vullneti për të mbajtur në jete ABC e gjuhës shqipe, atëherë kur shkelej me pudër cdo shkëndijë sukësi.

Veprim që shndrit në memorien e çdo memorizuesi, qëndrim që homogjenizoi popullatën dikur, rriti sakrificën, specifikoi klasën intelektuale – mësimdhënësit (pa dallim se cilin nivel punonin) në nivel të përgjegjësisë.
E vetmja hallkë që mund të ndërlidhet me riorganzimet e pasluftës është arsimi, ndër sektorët që kishte kronologji në vite, edhe ky po del i pa organizuari sipas përfaqësueses së B.E.?!
Pytje që dalin nga ky konkluzion, Pse po ndodh, ku qenkan gabimet?!
Populli thotë: “Ku dhembë dhëmbi, shkon gjuha!”

Ta mbrojmë investimin në kohë, të jemi mirënjohës për sakrificën e bërë, të rehabilitohen ata që mbajtën moralin e mbijetesës në vitet ‘91/99, janë kauzë mbi kauzë!
Qëndrimi për rreth 10 vite pa u nënshtruar sistemit diktatorial apo e ashtuquajtura rezistencë kolektive, formësojë vetëdije të pa nënshtruar që rezultojë me iniciativa liridashëse.

Ky fenomen që karkaterizon popullatën duhet kornizuar pa ikur nga memorja kolektive, sepse shpesh gjërat në kohë edhe mund të mbullohen nga pluhuri i quajtur harresë.

Borxhli janë bartësit e institucioneve relevante, të kthejnë moralin e masës që investuan, por paraprakisht duhet të freskojnë memorjen e tanishme se kontributi i dhënë është kod institucional i cili duhet të reflektoj konformë kauzës kombëtare. Insistimi apo ekspoze të caktuara po tentojnë të anatemojnë apo relativizojnë në të zakonshme proceset që kanë bërë histori.

Konceptualisht është “non sense”, i pa pranueshëm, i pa imagjinueshëm dhe i pa logjikshëm që një vlerë e këtillë te relativizohet në diqka të zakonshme.

Mësimdhënësit mbajtën moralin në kohë të mbështetur nga prindërit e fëmijëve, studentëve dhe pronar shtëpish(shtëpi-shkollë), duke përfshirë edhe institucione relevante të kohës, fetare që u solidarizuan së bashku me shumë atdhetarë që ishin në ekzil politik apo edhe punonin jashtë vendi, merita është gjithëpërfshirëse.
Ata punuan, nuk menduan se ndonjëherë do shpërbleheshin, por thjesht kryen detyrën e duhur për vendin, kombin dhe procesin edukativo-arsimor në nivel të mundësive.

Këta mësimdhënës kanë mundur të ekzaltonin, azilonin, për të mbyllur një pasthirrmë, andaj, kujdes nga shpërfaqja e punës dhe kontrubutit të edukatorëve të paraluftës që punuan paralelisht kulçedres, ata ndërtuan histori, janë vetë historia.

Sot, 18 vite pas, ku jemi? Më mirë apo më keq? Këtë pyetje e bëjnë shumë rezistent në kohë, shumë veprimtarë shprehin habi me gjysmë iniciativa të mbetura në rrugë, me shumë strategji pa finalizim apo mungesë zhvillimi adekuat, me shumë ekspert pa ekspertizë, tavolinë e mbushur me anonimus që përdorin gjellën e njejtë pink, gjithnjë referuar B.E.

Në retrospektivë, jo çdo njëri do e pranojë si të këtillë këtë organizim që metastazoi me kuadro të shumtë pas luftës, mirë që lindën, por cfarë krijuan, si u pozicionuan dhe si u ngulitën për të mos u lëvizur nga kjo ngulitje, ku po shkojmë, janë pytje shtesë që në një kohë të dytë do vetëdeshifrohen.

Çdo mendje e kthejlluar ka kohë për të menduar qetazi dhe të jap përkufizim, sepse o tash o kurrë, shumë koka intelektuale, e sidomos ata të “gjithëdijshmit”, kanë momentin për të dalur nga gëzhoja dhe ti thërrasin mendjes, ku ishim dikur, kush ishin ata që dhanë pak dritë për mos mbizotëruar terri dhe a mundemi te përmirësojmë rreshtimin e zhdrejtë të klasës intelektuale-mësimdhënësve edhe 18 viteve pas luftës, sfiduesit e sistemit monist.
Hipotetiket lindin pyetje, a po margjinalizihen mësimdhënësit, dikur dhe sot, përkundër investimeve në studim profesional apo labirintheve bazuar në kërkesat dhe përgjegjësit sipas standardeve (8 orë punë si çdo kund në botë) dhe e dyta(penalizohen në pagesë përshkak se nuk punojnë 8 orë), që krijojnë punë sa më profesionale, në mësimdhënie dhe mësimnxënie!

Nëse një mësimdhënës investon 16 vite ne arsim së bashku me fakultet dhe Master(2 vite), janë plotë 18 vite edukim në karrierë, ku rreshtohet ky kuadër, sa po njihet sistemi integruar arsimor nga vetë ata që origjinuan, sa po vlerësohet faktori kohë, faktori investim, pra kush do jetë motiv në përmbushjen e një nga kriteret e BE-së “një shtet që aspiron të jetë pjesë e saj duhet së paku 15% e popullatës të jenë të përfshirë në mësimnxënie gjatë tërë jetës”. Nëse kjo klasë shoqërore po synon të arrijë këtë standard, në të njëjtën medale duhet të përmbush ekuivalencën.
Logjikisht do të ishte denigruese, detyrimisht të kthen në hipotezen deprimuese“Pse të studiojmë?”, nëse nuk vlerësohen drejt dhe nuk pëplotësohet kontributi në kohë, atëherë pasthirmat do mjegullnosin dhe asfiksojnë aerimin, defraktojnë sistemet e si pasojë të parët që e vuajnë në kurriz janë ata që t’mësojnë abc-në.
Thembra e Akilit mund të jetë arsimi, sepse nga këtu fillon përpjeta apo tatpjeta e çdo sistemi!

 

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit