13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Bomba me sahat e tregut turk

Shkruan: Jim O’Neill

Për vëzhguesit veteranë ekonomikë, problemet e Turqisë janë pothuajse një rast shkollor i një dështimi të tregut në zhvillim. Në fund të fundit, jemi në gusht dhe, në vitet e 1990-ta, zor se mund të kalonte një vit pa ndonjë lloj krize financiare gjatë verës V aluta në rënie e Turqisë dhe kushtet e përkeqësuara financiare u japin besim, të paktën disa njerëzve, me idenë se “një krizë është një gjë e tmerrshme për të humbur”. Unë mendoj se shumë politikanë perëndimorë, në veçanti, nuk janë plotësisht të pakënaqur për gjendjen e vështirë të Turqisë. Për vëzhguesit veteranë ekonomikë, problemet e Turqisë janë pothuajse një rast shkollor i një dështimi të tregut në zhvillim. Në fund të fundit, jemi në gusht dhe, në vitet e 1990-ta, zor se mund të kalonte një vit pa ndonjë lloj krize financiare gjatë verës. Por, Turqia ka një deficit të madh dhe të vazhdueshëm të llogarisë rrjedhëse dhe një lider luftarak i cili nuk e kupton – ose refuzon të pranojë – se politikat e tij populiste ekonomike janë të paqëndrueshme. Për më tepër, Turqia është bërë gjithnjë e më e varur nga investitorët e huaj (dhe ndoshta edhe nga disa investitorë të pasur vendas). Duke pasur parasysh këta faktorë me zhvillim të zgjatur, tregjet kanë supozuar që Turqia është nisur drejt një krize të monedhës. Në fakt, shqetësimet e tilla ishin të përhapura që nga rënia e vitit 2013, kur isha në Stamboll për të intervistuar drejtuesit e biznesit dhe financave për një seri të “Radio BBC” për ekonomitë në zhvillim. Në atë kohë, tregjet filluan të kishin frikë se normalizimi i politikës monetare dhe fundi i lehtësimit sasior në Shtetet e Bashkuara do të kishin pasoja të rënda globale. Që nga ajo kohë lira turke ka qenë duke flirtuar me fatkeqësinë.

Erdogani përfundimisht duhet të mbështesë disa nga politikat e tij joortodokse Tani që kriza më në fund ka ardhur, është popullata e Turqisë ajo që do ta mbajë barrën e saj. Vendi duhet të shtrëngojë në mënyrë drastike politikën e saj të brendshme monetare, të kufizojë huamarrjen e huaj dhe të përgatitet për gjasat e një rënieje të plotë ekonomike, gjatë së cilës kohë duhet të rindërtohet ngadalë kursimi i brendshëm. Udhëheqja e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan do t’i komplikojë gjërat dhe do t’i japë Turqisë ndonjë levë. Erdogan vazhdimisht ka marrë pushtetin kushtetues, duke zvogëluar atë të parlamentit dhe duke nënvleftësuar pavarësinë e politikës monetare dhe fiskale. Dhe përpos kësaj, ai duket se po kënaqet me një grindje eskaluese me administratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump lidhur me burgosjen e një predikuesi amerikan dhe blerjen e një sistemi rus të raketave S-400. MKjo është një zhvillim i rrezikshëm për udhëheqësin e një ekonomie në zhvillim, veçanërisht kur vetë Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një zgjerim fiskal të stilit Ronald Reagan që ka shtyrë Rezervën Federale (bankën qendrore) të SHBA-së për të ngritur normat e interesit më shpejt se sa që do të mund të pritej.

Duke pasur parasysh pamundësinë e një burimi të jashtëm të financimit, Erdogani përfundimisht duhet të mbështesë disa nga politikat e tij joortodokse. Supozimi im është se ne do të shohim një kthim në një politikë monetare më konvencionale, dhe ndoshta një kuadër të ri fiskal. Sa u përket levave të Turqisë në krizën aktuale, vlen të kujtojmë se vendi ka një popullsi të madhe dhe rinore, dhe kështu potencialin për t’u rritur në një ekonomi shumë më të madhe në të ardhmen. Ajo gëzon gjithashtu një pozitë të privilegjuar gjeografike në udhëkryqin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore, që do të thotë se shumë lojtarë të mëdhenj kanë një rol në sigurimin e stabilitetit të saj. Në të vërtetë, shumë evropianë ende mbajnë shpresën se Turqia do të përqafojë kapitalizmin e stilit perëndimor, pavarësisht nga dëmet që Erdogani i ka bërë ofertës së pranimit të vendit në Bashkimin Evropian. MNdër fuqitë rajonale, Rusia nganjëherë përmendet si një shpëtimtar i mundshëm për Turqinë. Nuk ka dyshim se Presidenti rus Vladimir Putin do të donte të përdorte krizën e Turqisë për ta larguar vendin edhe më larg nga aleatët e saj të NATO-s. Por, Erdogan dhe këshilltarët e tij do të gabonin thellë po të mendonin se Rusia mund të përmbushë pavlefshmërinë financiare të Turqisë. Një ndërhyrje e Kremlinit do të bënte pak për Turqinë dhe do të mund të përkeqësonte sfidat financiare dhe ekonomike të Rusisë. Dy klientët e tjerë potencialë janë Katari dhe, natyrisht, Kina. Por ndërsa Katari, një nga aleatët më të afërt të Gjirit të Turqisë, mund të ofrojë ndihmë financiare, ai nuk ka në fund të fundit mjete për ta tërhequr Turqinë nga kriza.

Gjëja e fundit që dëshiron Trump është një ekonomi e shkatërruar botërore Sa i përket Kinës, edhe pse nuk do të dëshironte të humbiste mundësinë për të rritur ndikimin e saj kundrejt Turqisë, nuk është stili i vendit për të hyrë në një situatë aq të paqëndrueshme, aq më pak të marrë përgjegjësinë për zgjidhjen e problemit. Rezultati më i mundshëm – siç po shohim në Greqi – është se Kina do t’i lëshojë kompanitë e saj për të ndjekur mundësitë e investimit pasi të qetësohet situata. mKjo do të thotë se shpëtimi ekonomik i Turqisë qëndron te aleatët e saj tradicionalë perëndimorë: SHBA-ja dhe BE-ja (veçanërisht Franca dhe Gjermania). Më 13 gusht, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se administrata Trump është duke përcjellë “shumë afër” përgjigjen e tregut financiar ndaj krizës së Turqisë. Gjëja e fundit që dëshiron Trump është një ekonomi e shkatërruar botërore dhe një tubim masiv i dollarit, gjë që do të dëmtonte ambiciet e tij të brendshme ekonomike.

Pra, një tregti klasike Trump ndoshta është në dispozicion për Erdgoanin, nëse ai është i gatshëm të vijë në tryezën e negociatave. Po kështu, disa prej bankave më të mëdha dhe më të brishta të Evropës kanë ekspozim të rëndësishëm ndaj Turqisë. Kombinoje këtë me krizën e vazhdueshme politike mbi migracionin, dhe keni një recetë për një destabilizim më të thellë brenda BE-së. Unë nuk mund të imagjinoj që udhëheqësit evropianë do të bëjnë sehir, ndërsa Turqia të implodojë në kufirin e tyre. Me gjithë retorikën e saj eskaluese, Erdogani mund të zbulojë së shpejti se ka pak zgjedhje, pos të braktisë politikat e tij izoluese dhe antagoniste të viteve të fundit. Nëse ai e bën një gjë të tillë, shumë investitorë mund të analizojnë vitin e ardhshëm, duke dëshiruar që ë kishin marrë disa lira, kur iu ishte dhënë rasti.

Më Shumë

Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Kreu i PDK-së ka...

Gjendet e vdekur e moshuara nga Rahoveci që u zhduk dje

Është gjetur e vdekur e moshuara që ka humbur dje në Rahovec. Nipi i saj, Ardian Hoti njoftoi se ajo është gjetur sot pa shenja...

Lajmet e Fundit