16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Dezha vu – Prezenca, qëllimi, dhe funksioni i saj

Shkruan: Rron Kastrati

‘’Ju të gjithë me gjasë e keni ndjerë prezencën e saj ,dhe jam i bindur se nëse arrijmë kulmin final për ta kuptuar thelbin e qëllimit të saj, ateherë përgjigjet për cdo misteriozitet dot jenë të servuara automatikisht karshi nesh’’

Shumë prej jush ndoshta mesatarisht në të shumtën e rasteve përjetoni sekuenca interesante të ndjesive mbreslënëse të ngulitura në memorie, me përmbatje emocionale dhe psikologjike në kuptimin e asaj se kam qenë edhe më parë këtu në të njejtin diskutim , me të njejtin përson , dhe të njejtin imazh të njerëzve përreth , si ka mundësi cfarë po ndodh ? Mendime të ndryshme tundimi dhe presioni në trurin tuaj , ndiheni i/e brengosur jashtë mase , madje tek disa kjo ndjenjë rezulton me frikë të nivelit ankthioz me presione paniku , tek disa të tjerë kjo ndjesi reflekton influencë të madhe kurioziteti për hulumtime kërkimore në shumë diapazone dhe literatura shkencore , parapsikologjike, psikologjike , filozofike ,religjioze në të gjitha këndvështrimet përgjigjet janë të shumanshme në kuptim ,relative dhe jo aq bindëse .

Aspektet profesionale , informacionet e shumta shkencore nga lëmit e ndryshme studimore favorizojnë qëndrime të llojllojshme ,megjithë këtë fakt ‘’dezha vu’’ klasifikohet në

3- kategori të ndara dhe me koncepte të dallueshme njëra me tjetrën ku secila nënkupton përjetim të vecantë dhe mundësi studimi gjërë në shtresat e fundit të kësaj ndjesie c’rregulluese në të menduar ,që komplet strukturën kognitive që përfaqëson mendimin apo mendimet e momentit i debalancon duke pozicionuar orientimin percpeptues të brendshëm thellë e më thellë në mendjen tonë, këtë do ta quaja ‘’ Busulla e shkyqur’’ apo

‘’lemza e trurit’’derisa gjatë një diskutimi komunikativ shprehet si eufori energjie e bollshme , por në disa raste individi mund të jetë i vetëm dhe shumë shqetësues , dyshues në vete dhe nëse përsonaliteti i tij është në propocion të drejtë me të menduarit kritik(abstrakt) ateherë gjasat janë të theksuara mjaft që kjo ndjesi të formësohet mekanikisht dhe nga stimujt e mjediseve të ngjashme të pasqyrojnë gjallërimin e ‘’dezha vusë’’ këto shpjegime varësohet edhe nga sistemi fiziologjik , dhe biologjik , neurokimik i trurit , shumë më thellë lidhshmëri të fijes gjenezë të neuortransimterëve dot na dhuronin shpjegim ndonëse të qartë ,të arsyeshëm dhe besues .Ju do pyesni po cfarë ndodh me individët që nuk posedojnë mendim abstrakt apo kritik ? Sigurisht se këta individë priren më pak të kenë intensitete të ralla të ‘’dezha vusë’’misterioze , për këtë përgjigje bindëse timen unë vlerësoj potencialin e aftësisë socializuese dhe tejet objektive të njerëzve që nuk thurren shumë mbrenda vetës dhe kanë mundësinë e kontaktit aktiv në punë , shoqëri familje ,pra i takojnë sferës shoqërizuese.

Por jo vetëm këto situata përkufizojnë problematikën e ‘’dezha vusë’’ si të tillë , këto rrethana janë copëza xhami të turbullta dhe fare nuk dhurojnë shpjegim detalizues dhe konkret në këtë aspekt të gjërë studimorë .

Do ndalem tek (3)-kateogoritë:

Déjà vécu – Tashmë e jetuar ( dicka që ke perjetuar)
Déjà senti – Tashme e ndjerë (dicka që ke ndjerë)
Déjà visité – Tashmë e vizituar (ndonjë vend që ke vizituar me parë) Ky fenomen manifestues sqaron qarkullimin e shpejtë të senzibilitetit psikik , reagimin , përshtypjet , dhe pasojat e vijueshme meqenëse psikologët kanë mendim krejtësisht ndryshe nga mjekët psikiatër , pothuajse në vija të lakuara variojnë spjegime inkonsistente teorikisht pa qenë prezente dhe aplikative eksperimentet neuorologjike , mbase edhe ato biheviorale , kogntive , etj .
1.Si mund ta kushtëzojmë eksperimentalisht një individ të përjetojë ‘’dezha vunë’’ ?

2.A ekzsistojnë gjasat të manipulojmë me stimujt e jashtëm duke krijuar ‘’spontanitetin’’ e befaishëm ?

3.A mendoni se në trajta logjike zbatimi dot mund të shkaktonim ‘’dezha vunë’’ e kushtëzuar duke krahasuar dhe identifikuar përjetimin e parë të kësaj ekpserience sekondëshe ?

4.Nëse problemi qëndron tek lidhjet neurologjike dhe kohëzgjatjet e tyre të përcjelljes së informacionit në tru ateherë pse shfaqet ky c’rregullim ?

5.A janë botkuptimet , koha , intervali , stimujt , qenësia , oksigjeni , dhe klima e atyre momenteve sekondëshe të këtij fenomeni fakt i dukurive paranormale ende sot e kësaj dite nga shkenca të pa vërtetetuara dhe noumenale ?

A do ta mbështeste fuqishëm shpjegimin religjioz të ‘’Karmës’’ prezenca e ‘’dezha vusë’’ tek të verbërit ?
.Këtyre 6-pyetjeve të parashtruara qartë , konceptualisht dhe në mendim racional po i përgjigjem me një definicion që dot procesonte hulumtimin deri te konkluza rrumbullakuese , në gjetjen e solucionit të formulës përkatëse .

‘’Dezha vu’’ është eksperienca më misterioze dhe aq domëthënëse për të gjithë ne , dhuron arsye të fortë sepse nga rrëfimi i shumë individëve që kanë përjetuar këtë fenomen vërehet hiperbolizim situator , përveq tjerash nga shënimet e marra të këtyre subjekteve fjalitë e ndërtuara të shpjegimit të tyre emocional,janë tërheqës ,stimulues pavarësisht kësaj unë mbaj qëndrim të luhatshëm dhe skeptik, sepse së pari supozoj që ta saktësojmë pronën kuptimplote ekzsistuese teorikisht të ‘’Dezha vusë’’ ,kjo për faktin se shpjegimet dhe përgjigjet e subjekteve janë të dallueshme njëri me tjetrin , pse dhe si ?

Ky fenomen tek njëri subjekt përmban tërësisht elementet parësore të aktivitetit ‘’dezha vu’’ dhe lehtas konkludojmë se e ka përjetuar këtë moment , kurse njëri individ identifikon ngjashëm këtë përjetim nga perceptimi i përvojës dhe njohurive informative që ka krijon përshtypjen e prezences të këtij fenomeni dhe i paraqitet ky sensacion, dhe këtu janë dy rrugë e para:(Aktivizohet njëri nga regjionet në tru që nxit këtë ndjesi,ose në fillesë e deri te zhvillimi i këtij fenomeni janë polemizuar shumë gjëra që favorizojnë ekzistencën e saj.

.Kujdes , këtu problematika zgjerohet dhe qartësisht ky fenomen ndriqohet me famë pa qenë i tillë , tani nga shkrimet e x-individit me pika të shkurtëra do të mundohemi të arrijmë drejtpeshimin e sqarimit logjik .

Kur takova dikë për here të parë, se kisha parë më perpara, por cuditerisht e dija kush ishte, tamam sikur te ishim njohur dikund tjeter, ne nje vend tjeter. Dija madje edhe cfarë bisede do zhvillohej, edhe cfare rrjedhe do merrte biseda. Me dukej sikur ai takim kishte ndodhur edhe njehere me pare, sikur kishte ndodhur ne te kaluaen time… Isha tamam ne medyshje, mos e jam gje ne ënderr??? Kjo më ka ndodhur edhe ne raste te tjera, sikur kam qene diku edhe me pare, kur ne fakt ne ate vend nuk kam qene kurrë.

Rreshtat e para të këtij rrëfimi janë rrethqethëse e dini pse ? Aq kuptueshëm objektivizohet problemi dhe shkaku saqë ky akt sensacioni ka për qëllim të na vetëdijesojë se inkoshienca jonë luan lojëra manovruese që manifestojnë situata të ngjashme të ‘’dezha vusë’’ , Hipokampusi ,dhe sistemi limbik ,motivon në funksion këtë proces, që të dyja shkrihen me informacione dhe ngjizet e mbetura jo e ‘’rastësishme’’ fenomeni në gatishmëri për lëvizje , ndërrime pozicionesh , thellë përtej së thellësisë ‘’dezha vu ‘’ është mungesë kontrollimi të disa qarqeve që pasiviziohen nga këmbimi i kimikateve thelbësore në tru dhe ofrojnë hapësirë për inkorporimin e stimujve tjerë të funksionojnë në mënyra difuzive , të vetmen përgjigje empirike që supozoj se mund ta rezervojmë si fakt është se përsonat që kanë tendenca proskopike dhe empatike priren shumë here ta përjetojnë këtë ndjesi , vecmas edhe përsonat paraftyrues imagjinativ etj .Solipsismi filozofik aktualizon prezencën e dy realiteteve iluzive (ëndrrës aktive dhe pasive ku të dyja bashk përputhen reciprokisht njëra me tjetrën deri te veprimtaritë e tilla të këtyre dukurive) –Mos harroni se solipsizmi mohon realitetin e jashtëm dhe specifikon unin tonë si aftësi produktive ndaj cdo gjëje që na rrethon. Duam fakte , duam fakte , na thonë shkenctarët e shumë të tjerë , ja një fakt mjekësorë që në mes të gjithë këtyre aksiomave , supozimeve , situatave , momenteve shuan gjakrat sfiduese dhe betejave kontradiktore në mes religjionit , shkencës , filozofisë , paranormales , dhe psikologjisë aktuale :Shpjegimi psikiatrik ( Këto përjetime i përkasin c’rregullimit disociativ , nga mungesa e kordinimit të funksioneve të ndryshme psikologjike , depersonalizimit , niveleve të ankthit. Çrregullimi zakonisht është kronik me përmirësime dhe keqësime varësisht nga shkalla e ankthit dhe depresionit. Subjekti është i vetëdijshëm për natyrën subjektive të kësaj përvoje.

Përderisa në tabllon klinike përshkruajnë ndjesinë e të qenurit ireal, të përjetimeve ireale të percepcioneve, poashtu referojnë se emocionet i kanë të mpira dhe veprimet mekanike. Në mënyrë paradoksale ankohen se kjo mungesë ndjeshmërie është tepër e pakëndshme. Simptomat e përshkruara përcillen me ankth, depresion deja vu – dhe ndryshime në përvojën e kalimit të kohës. Ky sqarim klinik nuk jep përgjigje definitive , dhe kurfarë mesazhi faktik sepse sado që duket i parëndësishëm dhe simptomatologjik , mos harroni vetëm një gjë kur ju kap në mënyrë të suprizuar ky fenomen përjetoheni me qëndrim relaksi duke bërë dhe ju lojën e saj , pas asaj situate futeni vetën në mendime krahasuese duke gërmuar në vete të shikoni kalimthi gjithë intervalin ditor nga mëngjezi e gjërë në momentin e rrëmbimit të kësaj ndjesie, ju do thoni po nëse në mëngjez shkoqitem nga ky fenomen cfarë të bëj ?

Ateherë gërmoni në të njejtën mënyrë megjithëse në mëngjez vriteni mendjen se cfarë keni parë ëndërr gjatë gjumit mbrëmë dhe kështu në vazhdimësi ju kufizoni ankthin , panikun dhe adaptoheni me këtë dukuri dukshëm deri në castin e nxjerrjës në pah të shkakut dhe pasojës rehatohuni , gradualisht dot nënvizoni iluzivitetin e kësaj dukurie dhe qëllimin e saj .

Dhe në fund , kam një pyetje për imagjinatën e të gjithëve :

-Mos vallë ‘’Dezha vu’’ është vërtetësia e teorisë determinuese(përcaktuese) dhe mbi këto rrjedha , koha është statike e palëvizshme , plotësisht e ngulitur na dëshmon se sekuencat e këtij fenomeni mbitheksojnë këtë hipotezë, dhe me pak fjalë ky përjetim mbillet në mendjen e njërzve ku fëmijërinë e tyre e kanë kaluar nga frika e kurtheve apo ndëshkimeve eventuale dhe mbi këtë proces ‘’shfaqet ‘’ paranoja ‘’ që rezulton në psikën e njerëzve forcën mobilizuese për gatishmëri , frikë , dhe mendime plotësuese të ideve komplote që gjërë në strukturë kanalizon ‘’dezha vunë’’(tashmë e parë dhe e përjetuar e ndjerë) në kuptimin e saj se pavetëdija jonë ka shfrytëzuar cdo alternativë parapërgatitëse që ta mbrojë individin dhe në anën tjetër fotokopjon emocione e mbresa , ide e imazhe , ku tek shumë të tjerë kjo ndjesi atmosferizohet para gjumit me kohëzgjatje prej më shumë se normalja e këtij intervali të zakonshëm të kësaj dukurie , prandaj barazimi nxjerr në përfundim se :

Pavarësisht cdo rrethane , cdo simptome psikiatrike , lëndim apo dëmtim neurologjik , stimul I jashtëm , funksion i dyanshëm , neurobiokimi të c’’rregulluar funksioni të gjitha këto në vete aktivizojnë ‘’dezha vunë’’ dhe kështu argumentojnë se një nga cepet e trurit tonë që nuk dedektohet dhe perceptohet fare nga ne , veprimtarizon synimin e saj permes aktit të fenomenit të përfolur .Hapësirat kanë formë, por shkenca nuk sheh caqe , elastikizon formën e hapësirës dhe ndryshon shpejtë në rrugën e saj të pafundme .

Falemnderime krijuesit absolut dhe fuqiplotë për këto projeksione , i lartmadhëruar qoftë gjithnjë për hirësinë , madhështinë , pushtetin, dhe mëshirën ndaj krijesave të tij ,i përulem dhe kërkoj durim , shpresë dhe shëndet nga mirësitë e tij .

Ju falemnderit për vëmendjen dhe leximin tuaj !

*Rron Kastrati- student i Psikologjisë së përgjithshme –Viti i dytë Fama –Prizren

Më Shumë

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” (FOTO)

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë”, sot në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova“ në Trudë...

Lajmet e Fundit