13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

E drejta për protestë apo për dhunë

Bekri S. MurselajShkruan: Bekri S Murselaj

Protestat e së shtunës edhe një herë tregon maturinë dhe veprimin e qytetarëve të vendit përball veprimeve politike në vend. Kjo protestë që u zhvillua ditën e shtunë, ka më vete dy opsione njërën anë të drejtën për protestë si e drejtë kushtetuese dhe në anën tjetër përplasjen e dhunëshme të qytetarëve në drejtim të organeve të shtetit.

Por protesta si e drejtë kushtetuese garanton dhe sanksionon disa gjëra në bazë këtij neni: Neni 43 Liria e Tubimit

Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik,

sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. (Kushtetuta e Kosovës).

Kur i referohemi këtij paragrafit të Kushtetutës së Kosovës, njihemi më së miri me këtë të drejtë të lirisë së shprehjes së mendimit të një grupi qytetarëve. Protesta që u mbajt ditën e shtunë, sipas këtij neni të lartëpërmendur i garanton dhe i sanksionon këto lloj protesta që u mbajtën të shtunën.

Veprimet e qytetarëve të ndërmarra në këto protesta janë veprime që sigurohen dhe sanksionohen në këtë mënyrë ligjore. Protesta si e drejtë qytetare në kuptimin e parë, është e drejtë e tubimit për të shprehur pakënaqësi, por në momentin që i cenohet e drejta e tjetrit apo qetësia publike, këto veprime duhet sanksionuar, ky mendim gjithmonë ka parasysh neni e Kushtetutës.

E drejta e lirisë së tubimit dhe shprehjes së mendimit, ka për qëllim të shfaq mendimin e masës qytetare, por këtu parashtrohet çështja se çfarë e drejte është të cenohet e mendimi i tjetrit?!

Protesta e së shtunës sipas veprimeve të ndërmarra nuk janë të bazuara në këtë paragraf që siguron të drejtën e tubimit, duke pasur parasysh se veprimet e ndërmarra nga ana e qytetarëve duhet sanksionuar, këtu duhet të kemi parasysh sulmet që iu bënë institucioneve shtetërore të vendit.

E gjithë çështja që ka të bëjë këtu ndërlidhet për një pyetje thelbësore se: a është e drejtë për të protestuar në mënyrë paqësore apo është e drejtë e qytetarëve për të shkatërruar atë të cilën e kemi ndërtuar ne qytetarët me kontributin tonë?

Pyetjet e parashtruara më lartë dhe ato që mund të dalin në vazhdim janë një preokupim personal dhe qytetar, ku gjithnjë duhet arsyetuar protestën e organizuar, por dhe duhet ndaluar veprimet që u ndërmorrën në drejtim të organeve shtetërore.

Protesta e organizuar të shtunën ka një mision të drejt dhe të qartë, por veprimet e ndërmarra e tejkalojnë të drejtën për një protestë të qetë.

Dikush mund të pyes se veprimet politike nuk janë në të mirë të qytetarëve, që kjo mund të jetë njëra ndër arsyet e protestës, por nëse iu kthehemi dëmit të shkaktuar nga qytetarët, se kush do t’i paguajë këto dëme? Atëherë gjithmonë duhet të ndalemi dhe të mendojmë më larg!

Protesta e organizuar me rrethanat e krijuara nuk ka një kuptim të plotë të tubimit qytetar ashtu siç e garanton Kushtetuta, si një ndër organet e kryesore ligjvënëse në vend. Kur i referohemi edhe mëtej situatës politike të krijuar, nëse nuk plotësohen kërkesat e qytetarëve, çka do të ndodh pastaj, deri kur do të krijojmë trazira dhe dëme të tilla?

Sipas të gjitha gjasave gjithmonë duhet kërkuar në një zgjidhje paqësore, që mund të krijojë mundësi për institucionet dhe t’ju plotësohen kërkesat e qytetarëve, por asnjëherë nuk duhet menduar se dhuma e tillë krijon zgjidhje. Ajo që duhet thënë këtu ndikojnë faktorë të ndryshëm: te qytetarët ndikon faktori ekonomik, në disa raste duke i dhënë ngjyrime politike, që nuk është një shenjë e mirë. Këtu duhet definuar detyrat dhe përgjegjësit e dy palëve institucioneve dhe qytetarëve, institucionet duhet kryer punën ashtu siç e kanë detyrë dhe populli duhet reaguar në atë mënyrë që iu lejohet për të shprehur mendimet e tyre përball gjendjes politike të krijuar në vend.

Më Shumë

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

Lajmet e Fundit