8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

E keqja e Prizrenit nuk është vetëm Ramadan Muja

Shkruan: mr.sci. Abdullah Thaçi
Vjedhja e parasë publike nëpërmes përqindjes së tenderëve publik për cilin do nivel të qeverisjes, ku do në Kosovë, si fenomen ka kohë që nuk bën lajm interesant për qytetarët e Kosovës. Taktikat korruptuese dita ditës po perfeksionohen. Si për çdo gjë që dallon, Prizreni ynë ka edhe një të veçanet të madhe. Ai ka kohë që qeveriset nga një kryetar i dënuar me vendim gjykate. Se delli prej hajni e matrapazi nuk lind në pleqëri, e dëshmon koha e prodhimit të “ arsimtarëve” të histori gjeografisë në ish shkollën e lartë pedagogjike të Gjakovës ku “profesor” Muja për vite të tëra ishte “ligjërues” në këtë fabrikë kuadrosh për shkolla fillore.!

Ardhja e tij me vota të vjedhura në krye të komunës së Prizrenit, për “profesor” Mujën nuk ishte sfide e madhe. Ai me vete në krye të komunës së Prizrenit solli edhe përvojën e tij paraprake, por në një pozitë që ati i dha më shumë mundësi për pasurim të jashtë ligjshëm . Pak më lartë është e cekur, se Prizreni dallohet për veçanti të mëdha. Po, përveç atyre që i njohim e dimë, ne komunën e udhëhequr nga i dënuari Ramadan, një gjë më ra në sy, për të cilën nuk mendojë se është e vetme!.

Me të hyrë në faqen e internetit të komunës së Prizrenit, në e zyrën e prokurimit, në linkun “njoftim për kontratë” , gjeta një gjë shumë interesante, hasa në një tender fiktiv i vitit 2014, i shpallur për një fshat që e njohë mirë, një tender në vlerë rreth 45 mijë euro, përfituese e së cilës është kompania financuese e partisë së Ramadan Mujës.!

Nëse nuk e kuptoni, këtu nuk bëhet fjalë për vjedhje të një përqindje të caktuar nga paratë publike, por shpallje të fituesve të tenderëve në vlera mija euro pa punuar as një punë kurrë.! Se ku shkuan ato para, e në ç’far mënyre perfide vidhet këtu, vërtetë është tepër të komentohet.
Për këtë gjë që po shkruaj, të njëjtat janë të verifikuara, e për të njëjtat, nëse dikush mendon se nuk është kështu, ai e din vendin, unë mbajë përgjegjësi penale. Në të kundërtën nuk e kam ndërmend ta vet denoncojë aty ku ishte dashtë, për arsyen e thjeshtë, se të njëjtat janë instrumente të PDK-së, e që nuk e kam as më të voglën arsyeje të ju besojë.

Personalisht nuk kam asgjë kundër askujt, nëse dikush e kërkon të kundërtën, unë jam këtu.
Por ata duhet ta din se, marrja me punë publike natyrisht se kërkon përgjegjësi të lartë morale. Por mua dhe secilin qytetar të komunës së Prizrenit, kërkimi i moralit nga të pamoralshmit që qeverisin me ne, vërtet është ofendim i vetvetes tonë. Prandaj këtë vetëm e thash, sa për me dëshmua se na e dimë se kush ishit ju para do viteve.

Të jesh në pozitë qeverisëse nuk nënkupton të vjedhësh taksat e qytetarëve me të cilat je i ngarkuar ti menaxhon. Sistemet e mirëfillta demokratike për mbikëqyrjen e pozitës qeverisëse e kanë përball një opozitë e cila nuk është e përjashtuar nga menaxhimi i punëve dhe parave publike. Përkundrazi, ajo është aty për ta korrigjuar dhe për ta mbikëqyrë pozitën.

Se në Prizren ka kohë që nuk ka opozitë, përkundër disa zërave individual, kjo tani më është sekret publik. Pozitë e opozitë për interesa të tyre individuale e klanore, për përfitimi të milionave, publikisht e tinëzisht i gjen së bashku. Mafia më e madhe është ajo e ndërtimi. Prizreni i dallueshëm për shumë çka, dallon edhe për marrjen e vendimeve “unike” në favor të mafisë së ndërtimit, asaj që e ka degradua vet qytetin. Zaten edhe shumica e asamblistëve të pozitës dhe opozitës ose janë biznesmen ndërtimesh ose sekser tenderësh.!

Prandaj, për ta vërtetuar këtë, ju them një të vërtetë interesante. Një asamblist nga radhët e “opozitës” ishte nda nga bashkësia familjare me vëllezërit e tij. Trualli i shtëpisë se re na i ishte në periferi të katundit, kogja larg nga qasja në rrjetin kryesor të kanalizimit. Për këtë gjë, në shenjë ndihmese, për mikun nga pakti i fshehtë, pushteti i hajnisë në Prizren e urdhëron zyrën e prokurimit që ti fillojë procedurat e përshpejtuara për kurdisjen e një tenderi me tre ofertues, me qëllim shtrirjen dhe lidhjen e shtëpisë së këtij “opozitari” në rrjetin e kanalizimit.!

Këto që i thash, natyrshëm nuk janë të vetmet shembuj që tregojnë për format e vjedhjes dhe keqpërdorimit të parave publike, por janë të mjaftueshme për faktin se qytetarëve të Prizrenit, me këtë garniturë politike, i mungon alternative për ndryshim, kur do që mbahen zgjedhjet, të rregullta apo të jashtëzakonshme kofshin ato.

Kjo e vërteton, se hajnat dhe kriminelet përkundër logove politike, ata i bashkon misioni.
Prandaj, e keqja e Prizrenit nuk është vetëm hajni plak, i dënuari Ramadan Muja.

Më Shumë

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Lajmet e Fundit