14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

E majta adekuate për Evropën

Shkruan: Yanis Varoufakis

Një lëvizje humaniste panevropiane për demokratizimin e BE-së, është gjëja më e preferuar e së majtës.

Sot, establishmenti evropian është duke punuar kah një union politik, të cilin ne e konsiderojmë si kafaz të hekurt. Ne i kemi shpallur luftë këtij koncepti në Evropë

Referendumi i Britanisë rreth qëndrimit, apo largimit nga BE-ja, krijoi ca përkrahës të çuditshëm dhe disa kundërshtarë edhe më të çuditshëm. Derisa konservatori u ngrit pa mëshirë kundër konservatorit, skizma e establishmentit konservator mori një vëmendje më të madhe. Por, një ndarje paralele, fatmirësisht më e civilizuar, preku edhe anën time: të majtën. Pasi që kam bërë kampanjë kundër “Largimit” gjatë disa muajve në Angli, Uells, Irlandë të Veriut dhe Skoci, ishte e paevitueshme që të merrja kritika nga mbështetësit majtistë të “Brexit”-it, apo “Lexit”, sikur që u bë e njohur lëvizja e tyre. “Lexituesit” refuzojnë apelin e lëshuar nga DiEM25 (Lëvizja e demokracisë radikale në Evropë, të lansuar në Berlin, në shkurt) për një lëvizje pan-evropiane për ta ndryshuar BE-në nga brenda. Ata besojnë se ringjallja e politikave progresive kërkon daljen nga një BE të pakorrigjueshme neoliberale. E majta kishte nevojë për këtë debat. Shumë majtistë me të drejtë ndjenin neveri ndaj dorëzimit të lehtë të tjerëve në anën e tyre, ndaj premisës se globalizimi e ka bërë shtetin kombëtar irrelevant. Derisa shtetet kombëtare janë bërë më të dobë- ta, fuqia dhe autoriteti kurrë nuk duhet të përzihet me sovranitetin. Sikur që ka demonstruar Islanda e vogël, është e mundshme për një shtet sovran që t’i ruajë liritë dhe vlerat themelore pavarësisht nga autoriteti i vendit të tyre. Dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, për dallim nga Greqia dhe Britania, ajo kurrë nuk hyri në BE. Gjatë viteve 1990, unë kisha bërë kampanjë kundër hyrjes së Greqisë në Eurozonë, ashtu sikur lideri i Partisë Laburiste në Britani, Jeremy Corbyn, gjatë viteve 1970 kishte bërë kampanjë kundër hyrjes në BE. Në fakt, kur më pyesin miqtë në Norvegji, apo Zvicër se a duhet ta mbështesin hyrjen e vendeve të tyre në BE, përgjigja ime është negative.

Duhet një lëvizje panevropiane Por, një gjë është që ta kundërshtosh hyrjen në BE; e një gjë krejt tjetër është të angazhohesh për daljen nga BE-ja, pasi që ke hyrë njëherë në të. Prandaj, kundërshtimi i hyrjes dhe i daljes është një pozicion i qëndrueshëm. Se a ka logjikë që majtistët të angazhohen për dalje nga BE-ja, varet nga ajo se a mundet shteti kombëtar, i çliruar nga institucionet e BE-së, mund të ofrojë një terren më të pëlleshëm për kultivimin e një agjende progresive të shpërndarjes, të të drejtave në punë, si dhe antiracizmit. Kjo varet edhe nga ndikimi i mundshëm i një kampanje të daljes në një solidaritet transnacional. Derisa, udhëtoj nëpër Evropë, duke u angazhuar për një lëvizje pan-evropiane për të konfrontuar autoritarizmin e BE-së, hetoj një rritje të madhe të internacionalizmit në vendet e ndryshme midis vete, si Gjermania, Irlanda dhe Portugalia. “Lexiteer”-ët e dalluar, sikur që është Richard Tuck nga Harvardi, janë të përgatitur që ta rrezikojnë anulimin e kësaj rritjeje. Ata e vejnë theksin te momentet kyçe kur e majta përfitoi nga mungesa e kushtetutës së shkruar të Britanisë. “Një votë për të qëndruar në BE”, shkruan Tuck “do t’i jepte fund çdo shprese për një politikë me të vërtetë majtiste në BE”. Ngjashëm, rreth imigrimit, Tuck thotë se, përkundër ksenofobisë së padurueshme që dominon në kampanjën për largim, mënyra e vetme për tejkalimin e racizmit është që të lejohen britanikët përsëri të ndihen “sovran” duke ia rikthyer kontrollin e kufijve Londrës. Analiza historike e Tuck-ut është korrekte. BE-ja ka qëndrim armiqësor ndaj projekteve sikur NHS dhe industrive të nacionalizuara. Dhe, ndoshta humbja e kontrollit evropian në lidhje me imigrimin, frymëzoi një ksenofobi më të madhe.

Politika progresive ka gjasë në Evropë Por, pas hyrjes së njëhershme në këtë BE, kampanja politike për të dalë, nuk ka të ngjarë që ta çojë politikën nacionale në drejtim të qëllimeve majtiste. Për më tepër, kjo do të rezultojë me një administratë të re konservatore e cila do të ashpërsojë edhe më shumë masat kursyese, duke ngritur pengesa të reja për ta penguar hyrjen e të huajve të urryer. Shumë majtistë e kanë të vështirë që ta kuptojnë pse kam bërë kampanjë për të mbetur, pasi që liderët e BEsë më kishin përgojuar personalisht dhe e kishin shtypur “Pranverën e Athinës” në vitin 2015. Natyrisht, asnjë agjendë me të vërtetë progresive nuk mund ngjallet nëpërmes institucioneve të BE-së. DiEM25 ishte themeluar në bazë të bindjes se ajo është vetëm kundër institucioneve të BE-së, por brenda BE-së, se politika progresive ka gjasë në Evropë. Majtistët dikur kuptonin se shoqëria e mirë mund të arrihet duke hyrë në institucionet kryesore, me qëllim të mbizotërimit të funksionit të tyre regresiv. Motoja jonë ishte “Brenda dhe kundër”.

Një kritik tjetër i DiEM25, Thomas Fazi, beson se, “duke pasur parasysh makijazhin aktual të Parlamentit Evropian”, Greqia përsëri do të shtypej edhe sikur parlamenti të ishte më demokratik. Kolegu ekonomist i Fazi-t, Heiner Flassbeck, po ashtu thotë se shteti kombëtar, e jo ndonjë terren pan evropian i imagjinuar, sikur që sugjeron DiEM25, është vendi i duhur për të bërë ndryshime. Në fakt, DiEM25 përqendrohet në të dy nivelet dhe përtej tyre. E majta dikur e kuptonte rëndësinë e operimit në mënyrë të njëkohshme në nivelin komunal, regjional, kombëtar dhe ndërkombëtar. Pse papritmas ndjejmë nevojën që ta favorizojmë kombëtaren në raport me evropianen? Derisa DiEM25 angazhohet për një union demokratik, ne gjithsesi refuzojmë si domosdoshmërinë, po ashtu edhe dëshirën për një “union edhe më të madh”.

Sot, establishmenti evropian është duke punuar kah një union politik, të cilin ne e konsiderojmë si kafaz të hekurt. Ne i kemi shpallë luftë këtij koncepti në Evropë. Vitin e kaluar, kur kreditorët zyrtarë të Greqisë na kërcënonin me përjashtim nga eurozona, bile edhe nga BEja, unë nuk trembesha. DiEM25 është e pajisur me një shpirt rebel: ne nuk do të detyrohemi nga perspektiva e dezintegrimit të BE-së, për ta pranuar një BE të establishmentit. Në fakt, ne besojmë se ka rëndësi që të përgatitemi për kolapsin e BE-së nën peshën e arrogancës së liderëve të saj. Por, kjo nuk është njësoj sikur ta bëjmë dezintegrimin objektiv tonin duke ftuar forcat progresive evropiane që të bashkohen me neofashistët për të bërë kampanjë për një gjë të tillë. Filozofi Slavoj iek, nënshkrues i DiEM25, tash vonë deklaroi se nacionalizmi socialist nuk është mbrojtje e mirë ndaj socializmit nacionalist postmodern, të cilin do ta sillte dezintegrimi i BE-së. Ai ka të drejtë. Tani, më shumë se kurrë, një lëvizje humaniste pan evropiane, për demokratizimin e BE-së, është gjëja më e preferuar e së majtës

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit