21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Emigrimi! Ku është shteti i së drejtës sociale?

Driton GashiShkruan:Driton Gashi 

Teoria e Evropës është teori për një lëvizje të lirë, pa kufij artificial dhe e hapur për të gjithë. Të gjitha shtetet që tentojnë të hynë në Bashkimin Evropian domosdoshmërisht duhet të jenë shtete të së drejtës sociale dhe demokratike. Kosova-një ndër vendet më të vafëra dhe të korruptura në botë synon një gjë të tillë dhe vetëquhet si shtet i së drejtës sociale. Shteti i përkrahjes sociale ekziston kur organizatat qeveritare u sigurojnë përfitime materiale atyre që nuk janë të aftë ta mbështesin veten e tyre siq janë të papunët, të varfërit, të paaftët dhe të moshuarit.

Sot, në botën bashkëkohore, shteti dhe qeveria janë pjesë e pandashme e jetës sonë. Nëse i kthehemi prespektivës së vetë historisë njerëzore, kuptojmë që në periudhën primitive, nuk ka pasur pushtete politike të ndara. Shoqëri të tilla pa shtet, nuk kanë rënë në kaos. Nuk ishte ajo ‘lufta të gjithëve kundër të gjithëve’, siq proklamon T. Hobbes-i. Porse, me të vërtetë njeriu ishte në përshtatshmëri dhe unitet të plotë me vetë natyrën. Kur disa grupe të gjinisë që jetonin në një fis që binin në konflikt apo kishin mosmarrëveshje, ato shkëputeshin në njësi të veçanta dhe më vonë ndoshta ribashkoheshin me njësi të tjera.

Disa kultura të tjera të vogla kishin një element të centralizmit politik, pa u bërë plotësisht shtete. Kryetarët zakonisht luftëtarë ose priftërinjë-udhëheqës shpirtëror, ku pjesa tjetër e popullsisë i detyrohej t’i mbetej besnike. Kryetari, zakonisht sundonte me ndihmën e një këshilli ose gjykate. Në shoqëritë me shtet, pra në fillet e sistemit skllavopronar këta kryetarë sundues bëheshin mbretër ose perandorë.

Pas kësaj periudhe historike kemi sistemin feudal si formacion shoqëror-politik dhe më progresiv se sa formacioni skllavopronar, ku bazën ekonomike e kishte në marrëdhëniet pronësore juridike të krijuara mbi pronën bujqësore. Pikërisht, revolucioni i madh borgjez-françez i vitit 1789, merret si ngjarja e madhe historike dhe orientuese e përfundimit të feudalizmit.

Dhe kështu kemi kuptimin dhe lindjen e shtetit borgjez (kapitalist) ku esencën e qenies së vet e shprehë, pikë së pari, në instituconet e ndërtuar mbi parimet e lirisë dhe barazisë së njerëzve para ligjit, të lirive qytetare dhe politike, të sovranitetit shtetëror, të kushtetueshmërise, të parlamentarizmit, të qarkullimit të lirë të njerëzve e të vlerave të tyre krijuese shpirtërore e materiale, të disponimit të lirë të pronës dhe të pacenueshmërisë së saj, të ekonomisë së tregut e të kontraktimit të tij dhe mbi të gjitha shtet i së drejtës dhe përkrahjes sociale. Dhe pikërisht këtu do të ndalemi.
Të drejtat civile kanë të bëjnë pikërisht me të drejtat ligjore të individëve. Po ashtu të drejtat politike janë krijuar në shtetet demokratike pikërisht për të marrë pjesë në zgjedhje dhe në funksione shtetërore.

Zgjerimi i të drejtave sociale është i lidhur ngushtë me atë që ka filluar të quhet shtet i përkrahjes sociale, i cili u vendos mbi bazat të forta në shoqëritë perëndimore vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Shteti i përkrahjes sociale ekziston kur organizatat qeveritare u sigurojnë përfitime materiale atyre që nuk janë të aftë ta mbështesin veten e tyre plotësisht nëpërmjet punës së paguar, të papunët, të sëmurët, të paaftët dhe të moshuarit. Mirëpo, si shpjegohet ky lloj shteti i përkrahjes sociale për dukuritë e fundit që kanë kapluar shoqërinë tonët Ekzistojnë shumë arsye dhe shkaqe të emigrimit. Ato mund të jenë shkaqe si ekonomike, politike, demagrofike, klimaterike e të tjerë. Por, një gjë është e sigurt, këto grupe njerëzish sigurisht nuk po detyrohen të ikin nga ‘klima atmosferike’por nga ‘klima politike’ që është lansuar kohët e fundit. Skenat e ngërçeve, dhe situtata politike momentale, siq duket ka shkaktuar një ‘lodhje psiqike’ dhe normalisht sociale.

Kjo sigurisht që është shprehje e pakënaqësisë si ndjenjë inferioriteti ndaj pushtetit. Kjo është lloj ‘revolte ’ ndaj pushtetit i cili tashmë e ka humbur kredibilitetin të krijuar artificial gati që një dekadë e gjysmë. Kjo njëherësh është hapi i parë i zgjimit nga opiumi i liderëve dhe partive politike, që kanë dehur masën tash e një kohë. Mirëpo, në përmbajtje duhet të shtrohet pyetja se në çfarë lloji apo forme do të emigrojnë këto grupe të caktuara? Për momentin, nuk është asgjë tjetër, porse një iluzion i cili nuk mund të zgjidh asnjë problem. Andaj, institucionet duhet domosdoshmërisht të gjejnë një rrugë që krijon stabilitet dhe kjo sigurisht do të ishte forma më e mirë e mundshme për vendin dhe jo të dalin me deklarata improvizuese e me tendenca ndëshkuese. Ky lloj shteti duhet të marrë përmasa për parandalimin e emigrimit dhe të punojë arbitrarisht për liberalizimin e vizave dhe krijimin e vendeve të punës gjë është elementi dhe kushti parësor i shtetit të së drejtës sociale. Dhe ky është momenti dhe shansi i fundit për ta.

( Autori është drejtor Ekzekutiv i OJQ-së ‘SOCIO’- Grupi për Studime, Analizë dhe Hulumtime Sociale)

Më Shumë

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Vetaksidentohet një kamion, rruga Carralevë-Duhël e bllokuar

Një person është lënduar në një vetaksident të shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media...

Lajmet e Fundit