11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

FAK-u në tavolinë apo në letër?

Nga Islam Krasniqi

Problemet e shumta që po hasin lidershipi apo përfaqësuesit e popullit, po shkojnë vetëm në dëm të Atdheut, mos përgatitja e liderëve që të marrin përgjegjësi për ti prirë karnavalit për ku jemi nisur drejt Bashkimit Evropian, po e shkatërrojnë të ardhmen dhe e njollosën të kaluarën që e kishim shumë të ndritshme.

Që nga çlirimi i vendit që 16 vite Kosova nuk ka ushtri të vetën që do ti mbrojë kufijtë e saj, ushtrinë që patëm e çarmatosën dhe e transferuan në TMK-Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pastaj prej TMK-së në FSK-Forca e Sigurisë së Kosovës.

Për transferimin e FSK-së në FAK-ë -Forca e Armatosur e Kosovë është dukë u diskutuar tash e dy vite, ku edhe një herë është sjellë në Kuvendin e Kosovës, por s’ka pasur sukses sepse është futur në pako me disa projekte tjera, që nuk kanë qenë për të mirë të vendit, dhe s’ka mundur të kaloj.

Kur fuqitë e mëdha përgatitën çdo ditë e me shumë për luftë, ne ënde nuk kemi as ushtri. Fuqitë me të mëdha në botë apo me mirë të themi Shtetet me të fuqishme ekonomike dhe ushtarake, çdo ditë e me shumë shtyhen me prodhimin e teknologjisë ushtarake, e ne rrimë dhe presim si të mjerë së kur po na ndihmojnë Amerika apo BE-ja, e kur po na lejojnë serbet që ta transferojmë FSK-në në FAK.

Serbia s’do të na lejojë asnjë herë një gjë të tillë që Kosova të formojë Forcën e Armatosur të Kosovës dhe së serbet ende marrin urdhra apo janë të dirëktuar nga Beogradi.

Që të kalojë në Kuvend FAK-u serbet një herë kërkuan një batalion të vetën në pjesën veriore, tash të shohim se çfarë tjetër do të kërkojnë. Klasa politike e jona është futur në lumë pa ditur notë, pa e kuptuar thellësinë e ti, prandaj minoriteti serb po luan me ta si maca me miun.

Për formimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës si pikë e parë duhet të bëhen ndryshime kushtetuese , dhe kjo mund të bëhet vetëm edhe me pëlqimin e minoritetit serb gjë që nuk do të ndodhë kurrë, sepse kemi ardhur në një situatë ku duhet pyetur Listën Serbe a do të kemi apo jo ushtri.

Po në rast se lista serbe pranon një gjë të tillë ajo do të kërkojë që Ushtria e Kosovës të mos ketë të drejt të lëvizë në pjesët e Kosovës ku janë të banuara të paktën 60% me serb.

Mos dituria e jonë e futi në lojë fatin e FAK-ut me listën Serbe, sepse bash nga ata që prej të cilëve duhet mbrojtur ne po kërkojmë leje.

Ka ardhur koha kur duhet të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes, Mekanizmat mbrojtës në Kosovë dhe kompletimi institucional i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Po në rast së lista serbe e kundërshton transformimin nga FSK në FAK, atëherë Qeveria duhet ta fuqizojë FSK-në ushtarakisht sepse edhe FSK është Ushtri.

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit