9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Fjala ime e mohuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Drita Millaku

Këtë draft-strategji po e filloj pikërisht me fjalët hyrëse të Ramadan Mujës. Z. Muja i drejtohet qytetarëve me këto fjalë “Ky draft do të ngushtoj hapësirën e veprimeve korruptive, nepotizmit dhe favorizimeve partiake. Kjo do të thotë që z. Muja po pranon se në këtë qeveri ka korrupsion, nepotizëm dhe favorizime partiake.

E dyta, nëse z. Muja është i vendosur të lufojë korrupsionin dhe nepotizmin, a do të thotë kjo që do ta ndërroj qeverinë? Të njëjtit drejtorë janë si para draftit si pas draftit.

Në këtë draft flitet edhe për parime. Nuk di se për çfarë parime është fjala, por nëse fjala është për parime demokratike atëhere qeveria e tijë është dashur të dorhiqej me 21 mars 2014.

Në këtë draft flitet për transparencë komunë, qytetarë. Për çfarë transparence flitet kur qytetarët kot kërkojnë qasje në dokumente zyrtare. Unë personalisht kam pritur mbi dy muaj për një dokument për dhe jam fyer në baza gjinore e në fund është dashur që të kërkojë nga avokati i popullit që t’i siguroj ato dokumente.

Në draft flitet për llogaridhënie. Qesharake. Neve kuvendareve na jepet raporti për buxhet vetëm për tre drejtori. Paramendoni tash llogaridhënjën për qytetarët.
Në këtë draft flitet për mosdiskriminim. Mua si kuvendare gjatë 17 seancave nuk më është dhënë fjala 22 herë. Më kanë ndërpre fjalën gjatë diskutimeve 43 herë.
Në draft flitet për informim nga mediet, për të reklamuar atë siç thotë zëdhënësi i komunës “produktet” e PDK gjatë zgjedhjeve pra këtu nuk behët fjalë për informatë kthyese por për reklamim kthyes.Andaj, edhe një herë po ju them dhe po ju garantoj se me këtë qeveri lokale ky draft edhe nëse miratohet, kurrë nuk do të zbatohet.

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit