13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Fyerjet nuk më zmbrapsin

Drita MillakuDrita Millaku

Me rastin e mohimit të drejtës së fjalës në mbledhjen e Kuvendin Komunal për pikën e rendit të ditës “Diskutim mbi transparencën në Komunën e Prizrenit”, me rastin e mohimit të qasjes në dokumente zyrtare dhe fyerjeve histerike të Drejtorit të Shërbimeve Publike Hasan Hasani, jam e detyruar që fjalimin e mohuar padrejtësisht nga Kryesuesi i Asamblesë ta publikoj përmes medieve, gjë që më së miri flet edhe për nivelin e transparencës, ngufatjen e demokracisë dhe fjalës së lirë nga qeverisja e Ramadan Mujës.

Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë mundësi të barabartë për pjesëmarrjen të femrave dhe meshkujve në jetën politike dhe të gjitha fushave tjera shoqërore. Për më tepër neni 71 paragrafi 2 i po kësaj kushtetute thekson se përbërja e Kuvendit të Kosovës do të respektoj parimet e barazisë gjinore të cilat janë të pranuara në parimet ndërkombëtare.

Mirëpo jo gjithçka që është shkruar realizohet shihet edhe në komunën tonë ku është bërë praktikë nga qeveritarët tanë që përmes fyerjeve dhe ofendimeve të na zmbrapsin neve femrave, për të na stopuar në punën qe në po e bëjmë. Në ua bëjmë me dije që kjo formë e gjuhës suaj kurrsesi nuk do të më zmbraps, por përkundrazi, më nxit që të punoj edhe me shumë për ti zbardhur të gjitha dallaveret dhe padrejtësitë e secilit prej jush. E kam parasysh se përmes fshehjes së dokumenteve ju jeni duke e fshehur krimin që jeni duke e bërë dhe po ju premtoj që shumë shpejt do të zbardhet çdo gjë.

I falënderoj të gjitha koleget e mija asambleiste që më kanë mbështetur në momentet më të duhura duke treguar se integriteti i femrës është i vlefshëm se interesat partiake. Unë besoj se sot çdo grua ndjehet e lënduar, e fyer nga një sjellje e tillë agresive e jo qytetare ndaj një nëne, një gruaje dhe një përfaqësuese të një institucioni të dalë nga vota e qytetarëve.

Kjo gjuhë, përveçse fyerje e denigrim ndaj personalitetit tim, është njëherësh edhe një presion direkt që me shtrohet për shkak të detyrës qe unë bëj dhe për te cilën gjë u jam betuar votuesve te mi se do ta kryej me nder dhe me përgjegjësi. Unë dëshiroj të kujtojë se nuk është as në traditën e shqiptarëve që një burrë, një prind e gjysh, e për më tepër një drejtor i cili menaxhon me 60% te buxhetit të Komunës, ta cenoj nderin e dinjitetin e grave të këtij qyteti. Nuk është në nderin dhe në moralin e burrave shqiptarë, që kanë ditur të respektojnë e të lartësojnë vlerat e grave shqiptare t’i fyejnë ato, në veçanti për shkak të angazhimit publik apo politik.

Politika shqiptare, drejtimi i shtetit, administrata dhe kjo asamble kanë nevojë për pjesëmarrjen e grave, për kurajën, për dinjitetin, profesionalizmin dhe aftësinë tonë. Çdo tentim për të na penguar apo vështirësuar punën tonë zyrtare do të ka pasoja.

Po ju kujtoj juve Hasan Hasani se as ne Kuran as ne Bibël nuk tolerohet fyerja e femrës. Po ju kujtoj juve Hasani se as zakonet nuk tolerojnë fyerjen e femrës shqiptare, përkundrazi e mbrojnë shumë fuqishëm. Dhe në fund po ju kujtoj një thënie të ish kryeministres së Britanisë së Madhe Margaret Thacher e përmbledh bukur mirë këtë argument “Nëse në politikë kërkoni fjalë pyetni meshkujt e nëse kërkoni punë pyetni femrat”. Populli është lodhur me fjalë kërkon punë.
27 nëntor 2014

(Autorja ështe asambleiste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren)

Më Shumë

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

“Messi i Prizrenit”, talenti që ishte afër transferimit në Manchester City

Në Prizren e thërrasin “Messi”. Shpesherë driblon bukur sikur Leo dhe dhuron magji me të majtën. Ylli Myrtezanin dhe kampionin e botës e lidh një fakt...

Lajmet e Fundit