Abdulla Thaci LDKAbdullah Thaçi
Duke udhëtuar nëpër kohë, hasa në disa dokumente të cilat kishin të bënin me rregullimin dhe organizimin e shtetit monist Shqiptar. Si dashamir i natyrës dhe ithtar i artit të gjuetisë fillova nga kureshtja ta lexojë me kujdes rregullimin e këtij sektori. Në lexim e sipër kuptova se bëhej fjalë për rregulloren numër 4 të Republikës Popullore të Shqipërisë e vitit 1969, me të cilën ishin vendosur kushtet dhe rregullat e gjuetisë në mbarë territorin e shtetit .

Sot nga ajo kohë natyrshëm ka kaluar shumë kohë. Por si duket ajo kohë më këtë të sodit ka diçka të përbashkët, çuditërisht gjahtarët i ka të të njëjtës ideologji . !
Edhe pse jetuan në kohë dhe vende të ndryshme, gjahtarët tanë të sotshëm, përvojën e tyre për kapjen e gjahut e kanë mësuar nga shkolla e paraardhësve të tyre proletar . Prandaj këta si pasardhës me shumë përpikëri i ndjekin sugjerimet e asaj shkolle për ta ndërtuar vetën si gjuetar të suksesshëm në tokën e re .! Zaten edhe për këtë qëllim, njëjtë si dikur në Shqipëri ashtu edhe sot në Kosovë, i krijuan rezervatet e tyre të gjuetisë të cilat janë mirë të izoluara. Për këtë qëllim ata ndërtuan edhe qendrat e tyre stërvitore për zagarët e sojit të vet, me qellim që tua sjellin gjahun te goja. Në këtë formë të organizimit të gjuetisë është rregull e nënkuptueshme për secilin zagar që duhet ti bindet rendit shtëpiak dhe rregullores së qarkullimit, në të kundërtën për shkak të ndjeshmërisë së misionit, dënimi është i pa shmangshëm …!

Rregullorja e gjuetisë e kohës së xhaxhit frymëzues, e përpunuar dhe adaptuar për kohën e sodit, parasheh shumë qartë vendin dhe kohën ku mund të gjuhet duke respektuar kalendarin si dhe dispozitat e dekretit “Mbi gjuetinë” . Dekretin mbi gjahun e cakton kolegjiumi i gjahtarëve i cili nënshkruhet përfundimisht nga shefi i sektorit te operacioneve.! Prandaj kjo rregullore e saktëson shumë çartë se jo çdo kush që dëshiron edhe mundet të jetë gjahtar . Gjahtar mund të jetë vetëm personi i verifikuar nga organet e caktuar nëse i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara. I njëjti regjistrohet në shoqatë dhe pasi e jep betimin pajiset me dokumente përkatëse dhe në përgjegjësi i dorëzohen disa zagar .

Rregullorja organizative specifikon me detale se si dhe kur mund të përdoren zagarët dhe atë vetëm me autorizim të sektorit të operacioneve.! Kjo me të vetmin qellim kontrollin e situatës duke i mbajtur zagarët nën komandë . Është këshillë shkollore se zagaret duhet të ushqehen rrallë dhe nga pak. Në mënyrë që të krijohet varësia e tyre nga i zotit, në rastin konkret nga gjahtari. Rregullorja e parasheh që zagari ne asnjë rast nuk duhet të ushqehet me mishin e viktimës së vet, pasi që e kupton rëndësinë dhe rolin e tij në proces, me këtë edhe ekziston rreziku nga ndërgjegjësimi që një ditë të tregojë pa dëgjueshmëri qytetare, pavarësisht që është zagar …!

Sot, koha po e dëshmon se kemi një përparim në intelektin e zagarëve .

Ky është një alarm i keq për gjahtarët .!