6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Gjumi tek foshnjat 0-3 muajsh

Shkruan: Pajtesa Hoxha- Peqani

Në javët dhe muajt e parë pas lindjes së foshnjës, një sfidë tjetër për prindërit është gjumi. Gjumi i plotë dhe zgjimi gjatë natës.

Tek foshnjat në javët e para pas lindjes, periudhat e gjumit variojnë nga 2-4 orë dhe ato të zgjimit janë të shpërndara njësojë si gjatë natës ashtu edhe gjatë ditës. Kështu që periudhat e të qenurit zgjuar nuk janë të lidhura ende me ditën ashtu sikur edhe periudhat e gjumit nuk janë të lidhura me natën. Pra foshnja në 2 javët e para nuk e ka të ditur ende konceptin ditë-natë.

Për të kuptuar këtë, atij do ti shërbejnë një mori stimulimesh si tregues të natyrshëm të kohës. Shembull: drita e ditës, errësira e natës, zhurma e ditës, errësira e natës, ndërrimi i rrobave (veshja e pizhameve), ndërrimi i pelenave si dhe kontaktet periodike që ka me prindërit, vëllezërit, motrat dhe të tjerët në familje. Pas javës së 2-të gjumi i fëmijës fillon e bëhet gjithmonë më i rregullt. Kështu që foshnja fle në mbrëmje në të njëjtën kohë dhe zgjohet natën rreth të njëjtës kohë. Dhe kështu brenda javës së 15-të, foshnja ka zhvilluar një ritëm më të qëndrueshëm gjumë-zgjim.

Mirëpo duhet të kemi parasysh që si çdo proces tjetër zhvillimi edhe gjumi zhvillohet në kohë të ndryshme dhe dallon nga fëmija në fëmijë. Formimi i ritmit cirkadian dhe i një ritmi të rregullt gjumë-zgjim, me gjumë të pandërprerë varet nga një fazë pjekurie, e cila ndodhet në një zonë të caktuar të trurit të quajtur truri Rhombenzephalon. Megjithatë : 70% e foshnjave flenë pandërprerje që në fund të muajit të 3-të të jetës. Një përjashtim kanë fëmijët e lindur parakohe, do të thotë ata që lindin 3-14 javë përpara datës së parashikuar. Për këta fëmijë koha e dhënë mësipër merr vlerë nga koha e parashikuar e lindjes dhe jo nga momenti i lindjes. Për shkak se pjekuria e ritmit gjumë-zgjim, rrjedh si pasoj e një rregullsie të brendëshme e pavarur nga koha e lindjes.

Përgatitjet për vënien e fëmijës në gjumë

Nëse foshnja fle vetëm në shtratin e tij, çfarë duhet të bëjnë prindërit që ta përgatisin atë për gjumë:
Fëmija duhet të ndihet i sigurt dhe temperatura e dhomës duhet të jetë rreth 22-23 grad cesius.
Nëse fëmija fle në shtrat të rrethuar me kangjella, duhet të pasur kujdes që ato të mos jenë më tepër se 7cm larg njëra tjetrës.

Veshja të jetë njëshe. Mbulesa është mirë të jetë zarf e gjumit sepse janë më të përshtatshme se jorganët, në qofëse fëmijës i lihet hapësirë e mjaftueshme për të lëvizur. Si dhe ato mund të shërbejnë për ta si një sinjal shumë i mirë që tashmë ka ardhur koha e gjumit. Po ashtu edhe jashtë shtëpisë, fëmijën e zë gjumi më lehtë nëse e vëmë për të fjetur me pizhamat dhe zarfin e tij të gjumit.

Kontributi i prindërve që fëmijët të bëjnë gjumë të plotë

Në muajt e parë të jetës organizmi fëmijëror mundohet shumë, atij i duhet të përshtatet me shkëmbimin ditë-natë, dhe nga ana tjetër sjellë një ritëm në aktivitetin e tij trupor dhe psikik. Këto detyra plotësohen në periudha të ndryshme nga secilën foshnjë. Disa prej tyre kanë një shtytës të brendshëm për rregullsi dhe ata e zhvillojnë në njëfarë mase vetvetiu ritmin cirkadian. Këta fëmijë arrijnë herët të bëjnë gjumë të plotë. Disa të tjerë kanë nevojë për ndihmën e prindërve për të arritur rregullsinë në gjumin dhe zgjimin e tyre.

Ata kanë nevojë për ndihmën e prindërve që ta arrijnë qëndrueshmërinë dhe rregullsinë e gjumit dhe zgjimit. Prindërit mund të ndihmojnë fëmijët për të gjetur ritmin e tij duke formuar për ta nj? jetë të rregullt, lidhur me orarin e ushqyerjes, të gjumit dhe veprimtarive të tjera. Fëmijët me një ritëm të rregullt, të pandryshueshëm gjumë-zgjim janë më të vëmendshëm, më të interesuar për mjedisin, qajnë më pak dhe janë më të kënaqur se sa fëmijët që kanë një ritëm të çrregullt. Një qëndrim i rregullt, i pandryshueshëm, i transmeton fëmijës edhe ndjenjën e ngrihësisë dhe të qenurit i mbrojtur.

Pozicionet e gjumit
Këshilla aktuale e mjekëve pediatër është që foshnjat të vihen të flenë mbi kurriz. Ata fëmijë që nuk ndihen mirë në këtë pozicion ( fëmijë të tillë natyrisht që ekzistojnë!) të vihen në pozicionet që ata ndihen më mirë dhe mund të flenë rehat!

Refernca: Vitet e foshnjërisë ( zhvillimi i fëmijërisë së hershme, parë nga këndëvështrimi biologjik Remo H. Largo

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit