4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Haradinaj, një lider me integritet

Halil Matoshi

Lidershipit kosovar sot i duhet forcë e jo ligështim, për të mos rënë në presionet e agjendave ruse, të infiltruara në segmente të caktuara të politikbërjes ndërkombëtare, sidomos në lidershipin aktual të politikës së jashtme të BE-së, me qëllim destabilizimin e rajonit, me mundësi ndarjen e Kosovës. Taksa e vënë nga Kryeministri Ramush Haradinaj, për momentin i ka neutralizuar këto agjenda!?

Një lider politik me integritet, do të thotë i sinqertë, i besueshëm, që e mbanë fjalën dhe e thotë të vërtetën edhe kur ajo është e pakëndshme, si Ramush Haradinaj.

Pa integritet dhe pa një korpus vlerash thelbësore, është e vështirë t’i besohet një udhëheqësi, por nëse ai në momente kyçe dëshmon se i posedon këto vlera, tërheq në kahun e duhur tërë meknanizmat e sistemit, duke i lënë të rrëxohen rrugës jokompetentët dhe të korrumptuarit.
Një shoqërie të lirë nuk i vyen gjë kulti i personalitetit por personaliteti kult!
Nuk ka çfarë më hyn në punë intenca për t’i bërë elozhe askujt, pos mendimit të naltësuar dhe artit letrar.
Më intereson liria dhe si sillet kjo shoqëri e armiqësuar (cili është momentumi i saj psikologjik) që çdo gjë madje edhe lirinë e vet e bën asgjë!
Shoqëri që fajin e lyp jo tek vetja po ngjetì!?
E brenda saj, shquhen zhurma individësh pa vlera autentike (as qytetare e arsimore dhe as fetare e patriotike) që shajnë, denigrojnë e fyejnë të gjithë tjerët, sidomos ata që janë ma lartë në kierarkinë e vlerës – pa pasë vet kurrnjë nga vlerat etike e qytetare, por duke e parë veten me sy skizofrenie narcisoide.

Duke përqeshur elitat dhe elitaren, armata të tëra “kritikësh” vet rrijnë kot dhe kqyrin seri, e bjerrin kohën në rrjete sociale, shkruajnë komente të shkreta e me vnerë kundër tjetrit/tjetres, dhunshëm e barabarisht.
Nëse në vitet e vona ‘80 dhe ‘90 të shekullut t’kaluar Kosova pati emancipuesin dhe reformatorin e shoqërisë, Ibrahim Rugovën, i cili i ka unifikuar shqiptarët rreth një kauze të madhe: Kosova e pavarur në liri dhe demokraci, tash pas realizimit të këtij projekti, Ramush Haradinaj i është dashur sot Kosov?s për vendime guximtare, që e reformojnë sistemin dhe e ri-unifikojnë vendin, rreth një kauze po aq të madhe: Rizbulim i vetes në tehuajsim e zbehje, përmes vendimeve të mëdha e sovrane duke i thënë jo nënshtrimit.

Cilat janë premisat që Kryeministri Haradinaj i ka për këtë përballje?
Mos me u nënshtrue! Ne e dijmë si ishte.
Në paqartësi – vizion, si me marrë vendime kundër vullnetit të Serbisë (të gjitha vendimet e mëdha për vendin janë marrë kundër vullnetit të saj) duke e ruajt Republikën pa u prishë me miqtë!?
Në qetim – lëvizje, mos me u ndalë por me lëviz shpejt edhe kur shoqëria ndalon e stepur;
Në pashpresë – siguri, me e balancu frikën;
Në shthurje – mobilizim, me e konsolidu shtetin;
Në veçime – përbashkim, me kriju frymë uniteti në pluralitet;
Në përçarje – kohezion dhe nyjë, me kriju lidhje te të ndryshmëve për vazhdimësi;
Në ndejtje – veprim, me bâ gjâna!
Në zmbrapsje – guxim, me u përballë me punët e vështira;
Në përplasje – me i ulë armët e me lyp shteg.
Forcë në ligështim. Për të mos rënë në presionet e agjendave ruse, të infiltruara në një pjesë të politikbërjes ndërkombëtare.
Këto janë karakteristikat vepruese dhe zbatuese të një lideri të lindur për të bërë vepra të mëdha, që na mbajnë bashkë në komb edhe nesër.
Kësaj shoqërie i duhet nji projekt i madh rreth të cilit unifikohen segmentet e fragmentuara.
Haradinaj i ka këto cilësi.

Megjithëse disa besojnë se liderët janë të lindur dhe jo të bërë në udhëtimin jetësor, kushdo mund të bëhet lider nëse ata kanë kurajë të mjaftueshme dhe janë të trashë.
Një lider i mirë gjithmonë komunikon me liderë të tjerë dhe përpiqet të gjejë ide të tjera të mira që mund të përdor për të përmirësuar disa prej teknikave të tyre.

Ekspertët e lidershipit mendojnë se vendosmëria inteligjenca emocionale dhe balancimi i emocioneve me arsyen so dhe gatishmëria për të lëvizur shpejt për një opsion e formësojnë një vendimarrës të shkëlqyeshëm. Inteligjenca emocionale, aftësia për ta trajtuar pasigurinë dhe ajo për t’i peshuar dëshmitë me intuitë ndikojne që vendimarrja të jetë kohezive dhe efektive, madje disa nga to edhe epokale.
Kur e mori bekimin nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis, për mandatimin e FSK-së në ushtri, rivalët u shtangën.
“Po na prishë me Amerikën”, thanë!?
Kur e bëri Lugjin për Prishtinën, qe s’e bënë për dy dekada, njëjtë, ‘mission impossible’, thanë!?
Kur e vendosi pensionin prej 230 € për personat e dhunuar në luftë, pos Amnesty International askush s’e duartrokiti.
Kur e vuri tarifën në mallrat e Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës, shumë njerëz i rroku euforia dhe vrapuan pas meritave, por të njëjtit u ftohen shpejt.. !?
“Po na prishë me Amerikën”, sërish thanë të zbythur.
Porse, pikërisht kjo taksë parandaloi (?) zgjidhjet “kreative” dhe jonormative, përkatësisht i neutralizoi idetë për ndarjen territorial të Kosovës.
Dhe sot, kur Haradinaj i shtyu përpara ligjet themeltare të shtetit, pakon për administratën publike dhe Ligjin për pagat, që tjerët para tij e kishin tërhequr për ta blerë paqen sociale, ata që nuk guxuen, po thonë se ky ligj krijon pabarazi.
Nuk është natyrisht ligj perfekt, por i guximshëm gjithsesi.
Le të dihet, Haradinaj e bëri, pas dy dekadave në liri, tash le të amandamentohet, le të bëhet më i mirë.
Dhe tash kur e bëri “Trepçën” me Statut, që ridëshmon qëndrueshmërinë kundër ideve të çmendura për ndarje të Kosovës pra edhe këtij resursi kombëtar të vendit, sërish Beogradi u çue peshë. Dhe në ballë të kësaj kryengritjeje të Serbisë, u duk flamuri i BE-së. Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian Maja Kocijancic kundër miratimit të Statutit të “Trepçës” me 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës duke e cilësuar temën e Trepçës të hapur dhe pjesë të Marrëveshjes Gjithpërfshirëse Ligjërisht Obligative, është cënim i sovranitetit të shtetit të ri dhe alarmon vendet anëtare të bllokut se dikush në Bruksel po angazhohet zyrtarisht për ndarjën e Kosovës, që Qeveria e vendit e konsideron pjesë të një plani rus për krijimin e Serbisë së Madhe.
Së këndejmi rivalët politikë të Kryeminsitrit, a do të vazhdojnë hala të thonë se Kryeministri po na prishë me Amerikën?
Apo do ta pranojnë më në fund se Kosova e ka një lider për të qenë vetvetja, për paqen – me dinjitet.
Mburojë të pavarësisë kombëtare dhe integritetit tokësor kushtetues.

P.S.

Përfaqësuesit e Republikës i kanë çmistue ndërkombëtarët me mosveprim, e sidomos nuk i kanë mësuar për dy dekada të thonë JO, për çkado qoftë!
Kryeministri Haradinaj po e bën kthesën me vendimarrje sovrane.
Entiteti juridik-politik, i quajtur Republikë megjithë debatet, qëndron fuqishëm në këmbë, pavarësisht se kush mund të bie rrugës.
Në mbrojtje të Kosovës së 17 shkurtit, ashiqare këtij populli i duhet një burrështeti si Haradinaj.

  • Autori është këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/oped/haradinaj-nje-lider-me-integritet-623609/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Lajmet e Fundit