13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hashim Thaçi tërë Kosovën po e fut në pazar kriminal

SHKRUAN: PROF.DR.HAKIF BAJRAMI

Në pazar të Beogradit, nga ekipi i Aleksandar Vuçiqit, është tani për tani kërkesa minimale: Leposaviqi(që deri më 1958 nuk ka qenë administrativisht me Kosovën kurrë. Është kthyer në Kosovë për ta rritur numrin e popullsisë sllave në regjistrimin 1961, duke e shtuar atë shifër me një falsifikim në “plus” 11% sllavë” me kërkesë të Dushan Mugoshës. Prapë me falsifikim të Dushanit është kërkuar që minus 11% shqiptarë t`i ketë Kosova zyrtarisht(- hulumtoni në AVIIB/61/11+,-), Zveçani, Mitrovica andej Ibrit dhe Zubin Potoku, si njësi administrative territoriale të Kosovës ishin pjesë e saj në çdo etapë. Në vijim Beogradi kërkon eksterritorialitet për komunat fantome-fshatra nëpër Kosovë. Në pazar të Prishtinës nga ekipi i Hashim Thaçit, është qitë malli kushtetutshmërisht jashtë Kosovës, i quajtur: Preshevë, Bujanofc, Medvegjë, që të tria toka shqiptare denbabaden. Në këtë mjegullim asgjë nuk dihet, çdo gjë duhet të mbetet mjegull sipas Frederika Mogerinit, e cila aspiron një çmim evropian e ndoshta edhe “Nobel” të përbotshëm. Këtu diku pushojnë shpresat e Sorrosit, për dy musketarët dhe “Motrën italiane”, sikur çështja izraelito-palestineze, që ka kaluar në histori të harruar dhe mjerisht tragjike.

Teatri tragjik
Asgjë nuk kemi shpalosur të re deri më tash, çdo marrëveshje që ka arritur Hashim Thaçi deri më sot e ka vulosur me nga dy thumba: duke i thurur lëvdata veti dhe në fund duke e sharruar fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mjegulla pazaresh. Ku do të dali loja e mejdanit tani vetëm ai e di. Por, në lojë të padukshme është Kremlini që përmes këtij “pazari” do të hyjë edhe një herë në lojën e madhe, pale mos tash do të i barazojë llogaritë si dikur në Kore, Vietnam, në Afganistan, Irak e së fundi në Krime dhe Siri, ku është ambientuar edhe pse herë turku e herë izraeliti po ia rrëzojnë avionët e supërlavduar, madje me “praçka” fëmijësh, aq “mllaznjakë” që janë, kuptohet se i tërë ky teatër tragjik bëhet për të shitur armatim të demoduar, sepse i janë mbushur depotë e aty duhet palosen armët e reja vetëvrasëse. Hashim Thaçi nuk po zbulohet ose nuk e dinë se tërë Kosovën po e fut në pazar kriminal, përmes një “detaji”. Lidhur me këtë, deri me tash askush nuk ka mundur t` ia heq asnjë “bujashkë” nga koka. E kotë është më pati thënë Baca Adem Demaçi, pasi që u kthye nga Lublana më 1999, edhe pse Zonja Ollbrajt ia tha tërthorazi se është fjala për Projekt Francez në Rambuje”. Me këtë, duhet të kuptohet se shërbyes i kujt është dhe sa e ka çmimin ‘made in Sorros-Putin”: kvadratura- Thaçi, Rama, Vuçiq, Basha e kompani+Sorrosi, me dhe pa vetëdije të kujt ndodhë i tërë ky ankth politik. Lexojeni Fishtën dhe i kuptoni lakuriq. Nuk është fjala te marrëveshjet e tanishme sekrete të Hashim Thaçit për të “kryer” punë, por vetëm për të filluar pazari që do të zgjasë nja 10-15 vjet? Madje kur është fjala te ky pazar, Hashim Thaçi shumë kujdeset që ta identifikojë vetën me Kosovën. Me këtë pozicionim ky njeri në të cilin Adem Demaçi kishte skepsa solide, e ne e këshillonim që për hir të unitetit mos të shpërthej. Dhe Baca për të na plasuar në “këshilltarë” që ia huqin zanatit, për hir të patriotizmit na pati thënë: “Ky njeri do ta fundosë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 2010. Ky po mendon se Gjykata Speciale është më e dobët nëse grabitet nga pozita. Jo, ai realitet na “barazon” me Milloshin. Serbisë iu mor Presidenti në Hagë, Kosovës po i merret Presidenti në Hagë. Kjo lojë është sikur ajo e Ramushit, që X+Y e afroi afër veti, e bëri kryetar Qeverie për 100 ditë, dhe e dorëzoi pastaj në Hagë, për hatër (Babës P) të italianëve dhe francezëve. Po, është ditë që nuk ka fakte, por pazari është më i fortë.

Mozaiku i nazifashizmit serbian bëhet më lakuriq se kurrë
Edhe për Hashimin si duket janë larguar shumë dëshmitarë të mbrojtur. Tash nuk po kanë kah t`ia mbathin gjykimit, dhe po i ndërrojnë prokurorët” dhe kanë shpikur “ndryshime, korrigjime, e çka jo për të fituar të paktën në kohë, derisa t`i kullosin ato 350 000 000 dollarë në dispozicion. Para janë ato dhe pse mos të eksperimentohet me një luftë të drejtë, së cilës i rri në qafë me thika e kmesa, për të rrahur mjegulla dhe për të grabitur para nga të varfrit dhe të uriturit anekënd botës. Po ku ka racizëm më eklatant se ky gjyq që është ngritur për një luftë që ishte e pastër si loti, të cilës ia njoh çdo rrjedhë, sepse kam qenë ushtar i Bacë Adem Demaçit, e që ua kemi hequr zdralën shoviniste diplomatëve e gazetarëve që na quanin kërcënueshëm “terroristë”!!!JO, JO, ka ZOT. Me lojën ThaçiVuçiq, Serbia që disa vite është kah i zgjeron apetitet në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Bosnje, Vojvodinë dhe Sanxhak, por jo në Kroaci, e Slloveni? Po kur sllavët nuk patën mirësinë të jetojnë me serbë, atëherë kush ka logjikë të na detyrojë neve shqiptarëve e që jemi në tokën tonë. E kur dihet se prej kah kanë ardhur sllavët në ILIRI, atëherë mozaiku i nazifashizmit serbian bëhet më lakuriq se kurrë. Tani sikurse më 1877 në këtë lojën serbiane ka hyrë edhe Vjena disi. Po, është bërë mëhallë e Kremlinit përmes dasmave dhe martesave, të cilat nuk janë të panjohura nga 15 janari 1877. Lexojeni Marrëveshjen sekrete të Budapeshtit 15. I. 1877 dhe do ta kuptoni se po përsëritet historia (Vjena donte ta promovojë Serbinë e Madhe në dëm të tokave shqiptare, e Peterbrgu donte ta promovojë Bullgarinë e Madhe dhe plagët mbi trupin e shqiptarëve i rrasi kryet edhe Stambolli. Po e shënojë këtu një këngë të kohës nga Murat Xhakja: “Baba mbret ma falë Gjakovën, ma shite Nishin Kurshumlinë, e shite Bosnjën Rumelinë, ia ke mësy Plavë e Gusinë, pas Ulçinit e shet Shipninë…” 1886.

Tani (2018) historia jo si dramë e përgjakshme, por si pazar i përgjakur, ku kurban po bëhen sërish viset shqiptare, është në lojë me letra herë të hapura e herë të mbyllura. Dhe, e them publikisht. Nuk e jep A. Vuçiqi Luginën e Preshevës me kurrfarë trampi, sepse përmes Veriut të Kosovës gjithmonë e mban tërë shqiptarizmin në maje të thikës. Kjo filozofi mjaftueshëm është që Kremlini me rruaza të “kuqe” të Krimesë, përmes saj e arsyeton çdo rritje të arsenalit ushtarak për të shitur armë dhe për t`i mbajtur punëtorët milionësh në punë në hapësirat e Siberisë. Për këto lojëra për firma të tjetërkujt, Presidenti narcisoid Hashim Thaçi nuk është i vetëdijshëm. Presidenti Hashim Thaçi nuk e di se Serbia nuk ka fuqi ta mbajë peshën e Jugosllavisë, as me financa e as me fuqi, me të cilën ka liferuar Milloshi. Prandaj ka nxituar të nënshkruajë atë që e ka thënë R. Hollbruk në Beograd më 23 mars 1999, me rastin e largimit, për t`i filluar dikush tjetër bombardimet të nesërmen pa dëshirën e tij. Të gjitha llafet tjera janë dokrra të cilat presidenti Hashim Thaçi, as nuk ka tru, as ekip për t` i deshifruar dhe lexuar me alfabetë të “Teorisë Relativitetit dhe kuanteve të “Pehlivanit”, si e quante Baca Demë, me cinizëm në çdo aspekt. President Hashim Thaçi shumë do të dëshiroja ta përmendja emrin tënd, në ndonjë simpozium shkencor për të mirë. Tani si je kah sillesh nuk ka kush të gjykojë më keq sesa që ti nuk e ndien peshën e gabimit. Askush nuk është me ty, përpos ata që i paguan e që të rrethojnë frikshëm, sepse marrin rroga dhe kanë beneficione e vetura e pasuri. Vetë i ke zgjedh, të kujtohet se çka të kam thënë kur më ftove disa ditë pasi që e themelove partinë? Thuaje TI i nderuar që nuk të ka mbetur asnjë pikë nder në popull. Unë ta them sepse nuk të urrej, as nuk kam inati ideologjik e partiak, sepse nuk guxoj as të mendoj, sepse dua të i mbetem besnik porosisë fisnike të Bacë Adem Demaçit e Legjendarit Adem Jashari.

Më Shumë

Suharekë: Kontrollohen dy shtëpi, sekuestrohet arma

Në fshatin Nishor të Suharekës janë kontrolluar dy shtëpi të dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 16 fishekë me gaz...

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Lajmet e Fundit