15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Heshtje dhe Pajtim!

Halit Krasniqi

Në këto zhvillime që po e trandin skenën politike dhe po therin zemrat tona, për pasojat aktuale që do të prodhohen për vendin tonë; nga lartësi e qiellit mbi etninë shqiptare dhe nga thellësi e tokës nga do qe flitet shqip, vijnë zëra dhe thërrasin ndërgjegjen njerëzore deri në përgjërime për formimet kombëtare te të gjithë shqiptarët nga do që janë, me një lutje të përbashkët dhe në unitet njëzëri: për pajtim e bashkim historik ndër shqiptar!

Ky është një momentum të cilin duhet ta akceptojmë me dinjitet për gjithë pasojat dhe rrjedhimet që askush nuk guxon të kalkuloj e as të nxitet për përfitime personale e as partiake. Tani në këtë moment duhet të reflektojmë mbi interesin e përgjithshëm të popullit dhe kombit tonë. Gjithashtu me theks të veçantë fatin e perspektivës së atakuar të Republikës së Kosovës.

Kush do që nuk e ka këtë preokupim si objektiv, nuk do të vlerësohet në nivelin e detyrave që i ngarkon momenti. Me këtë rast, turpërimi do të bartët në emra të përveçëm, por pasojat do të bien mbi fatin tonë të përbashkët. Pastaj nuk ka kërkim falje e as nuk mund të kërkoj mëshirim për qëndrime pa dinjitet kush do qoftë gjatë këtyre momenteve.
Kjo situatë konkrete, kërkon analiza konkrete për ta dizajnuar strategjinë nacionale konkrete, konform zhvillimeve për veprime të duhura në këto momente për popullin dhe vendin tonë.
Pa përfundimin e kapitullit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB, nuk duhet të nxiten konflikte me të tjerët, si dhe assesi në mes nesh.

Jemi në procese historike për arritje të synimeve tona. Proceset e tilla kërkojnë qasje racionale e gatishmëri për flijime pa mbarim. Këto janë provat e fundit dhe shumë të rënda. Lum ai qe triumfon në këto sfida. Me këtë rast fiton pavdekësinë për vete dhe kombit tonë i krijon favore epokale!

Më Shumë

Shyhrete Behluli viziton nënën për festën e Bajramit

Shyhrete Behluli është një emër shumë i dashur për të gjithë adhuruesit e muzikës folklorike. Dhe sot, për nder të festës së Fitër Bajramit, këngëtarja...

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Lajmet e Fundit