21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

I bindun që miku im, Kadri Veseli ka me dalë fitues nga ky debat!

Autor: Migjen Kelmendi

Debati i munguem, që do t’i kushtohej domethanies historike të shfaqjes së formacionit ushtarak “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” për lirinë e Kosovës dhe për krejt këtë realitet demokratik e shtetnor që sot po e gezojmë, po na zhvillohet në mënyrë dramatike dhe të imponueme sot përmes Gjykates Speciale.

Jam mundue me imponue këtë debat permes Gazetes Java, gjatë viteve 2001-2008, por kisha sugjerime edhe nga liderat ma të naltë të UÇK, që asht nji debat delikat, i cili nuk mundet me u ba pa u implikue edhe figura e ish presidentit Ibrahim Rugova, dhe prandaj sugjerohesha që të evitohet. (Rugova nuk ka besue në lufte dhe ka qenë skeptik në momentin e shfaqjes së UÇK’s, po e them shkurt). Natyrisht, që debati kishte me i hapë edhe çashtjet e sjelljeve të pahijshme dhe tuafe të ndonji komandanti e pjesëtari, i cili nën emnin “Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, ka realizue ambicie vetanake. Kjo u pa edhe mbas lufte, ku na u krijue ajo që e quejta ‘kultura e komandantave’, që filluen me u sjell a thue se na ju kena borxh lirinë personalisht atyne (sic!).

Gjate fushatës për zgjedhjet nacionale, u ëerpoqa me kontekstualizue nevojën e thyemjes së asaj qe e kam quejt ‘paqja millosheviqiane’, ose ‘shteti i frigës’, që e kishte instalue Slobodan Milosevic gjatë viteve ’90, qe shfaqja dhe lufta e formacionit ushtarak UÇK i deplasoi dhe i demaskoi në tanë vërtetesinë e tyne si – pushtim.

Me kalimin nga situata e ‘paqes’ (ju kujtoj fjaline e famshme të Milosevic – “Mir vlada na Kosovu”), në nji situatë konflikti te imponuem nga dhuna, her e kamuflueme e her eksplicite, e aparatit policor e ushtarak të Serbisë, hapi rrugën për intervenimin e faktorit ndërkombetar dhe nevojën e adresimit të këtij konflikti, tashti mes formacionit ushtarak UÇK dhe aparatit militiar të Serbisë, përmes nji Konference Ndërkombetare, si ajo që u mbajt në Rambouillet, më 6 Fror 1999.

Le ta kuptojmë hapsinën e Gjykatës Speciale si nji hapsinë debatuese, ku Kadri Veseli dhe shumë tjerë të ftuem, kanë me qenë debatuesit dhe argumentuesit e fuqishem të cilët, si Kadri Veseli, me shembullin e guximit dhe heroizmit të tij personal, ka me dëshmue se lufta që bani UÇK ka qenë dhe mbetet – çlirimtare!

Ka qenë lufte e imponueme nga dhuna me të cilën ju përgjegj Serbia kerkesave legjitime të popullit shqiptar në Kosovë.

Jam i bindun që miku im, Kadri Veseli, ka me dalë fitues nga ky debat!

Zaten, debatet dhe dramat e mëdhaja janë për njerëz të mëdhej.

Më Shumë

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Lajmet e Fundit