9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Jerusalemi, kryeqytet i Izraelit!

SEREMB GJERGJI

Vendimi i Presidentit Trump për ta njohur Jerusalemin si Kryeqytet, ka kthyer Tokën e Shenjtë në njohje të realitetit aktual, por edhe ka ngritur debate në të dyja anët. Kalimi i Ambasadës Amerikane në Jerusalem, është hapi i ardhshëm i krijimit të parakushteve për zgjidhjen e çështjes se dy-shtetësisë (Two State Solution).

Njëherësh, deklarimet e vendeve arabe mbeten vetëm për media, pasi ata janë të preokupuar me çështje më të rëndësishme se Palestina.

Shkatërrimi i Al Qaides, shkatërrimi i ISIS-it, luftërat e brendshme sektare si dhe Aleanca Arabe në të gjitha këto luftëra përfshirë edhe Jemenin; nuk kanë kohë për t’u marrë me Palestinën. Po ashtu, Aleanca e vendeve Arabe me Izraelin, i vë në pozitën më të pafavorshme këto vende të cilat kanë interesa të jashtëzakonshme në këtë partneritet. Mospranimi i asnjë refugjati sirian si dhe kërcënimi arab ndaj Katarit (Qatar), është edhe një ngecje tjetër për të gjitha vendet arabe.

Më këtë veprim, Presidenti Trump tashmë e ka siguruar rizgjedhjen e tij për mandatin e dytë si President. Synimi i tij është të ketë përkrahjen e brendshme – duket se nuk i intereson aspak reagimi ndërkombëtar.

Vizitat e Presidentit Trump në Azi dhe Lindjen e Mesme tregojnë se ai ka marrë konfirmim nga të gjithë, përfshirë mbretërinë Saudite.

Por, problemi kryesor është se shumica e Palestinezëve nuk dëshirojnë të luftojnë, vetëm se pse Presidenti Trump e ka njohur Jerusalemin si Kryeqytet të Izraelit! Ata i thonë gazetës Ekonomist (Economist.com) “se më nuk ia vlen të ngritësh për dëshirat e liderëve”.

Pak histori

Aktualisht Jerusalemi është qyteti më i vjetër në Botë. Si qytet daton para 5000 mijë vjetëve. Që nga djali i Abrahamit, Jakobi dhe djali i tij Izraeli, ky vend është Toka e dhuruar nga Zoti për Hebrenjtë. Ndërsa, në vitin 1000 para Krishtit, Jerusalemi behët Kryeqytet i Hebrenjve nën udhëheqjen e Mbretit David. Kurse, nën pushtimin Romak pas shekullit III, vendit i ndërrohet emri nga Izrael në Filistinë – ngase Filistenjët (Palestinez) ishin popull i Krishterë dhe Biblik (popull i Biblës) – pasi Betlehemi ishte qyteti i lindjes së Krishtit.

Pak para vdekjes, Jerusalemin e viziton edhe Muhamedi (i deleguari i Zotit) – 1500 vjet pas mbretit Solomon – dhe aty ndërtohet Xhamia Al Aksa – në oborrin e tempullit të Solomonit. Në vitin 1187 pas Krishtit (2186 vjet pas Davidit), mbreti mysliman Saladini e pushton Jerusalemin dhe në këtë vend fillon bashkëjetesa ndërmjet Katolikëve, Myslimanëve dhe Hebrenjve.

Si ka ardhur deri në njohje?

Në vitin 1949, Kryeministri Izraelit Ben Gurion urdhëron kalimin e të gjitha institucioneve në Jerusalem. Deri në vitin 1967, Jerusalemi Lindor ka qenë i Mbretërisë së Jordanit, por pasi Jordani i është bashkuar Egjiptit dhe Sirisë në luftën e shenjtë kundër Izraelit – brenda 6 ditëve Izraeli e pushton edhe pjesën lindore; që e mbanë edhe sot. Për çudi Izraeli ka lejuar institucionet e Jordanit që edhe sot të menaxhojnë me hapësirën e Xhamisë Al Aksa. Kështu që nga gjendja aktuale, përveç Izraelit, mesë shumti fiton Jordani.

Gjatë dy (2) vizitave të mija Izraelit dhe Palestinës, kam mësuar se udhëheqja Palestineze ka lëshuar një sër shancash për të rimarrur gjysmën e Jerusalemit dhe krijimin e Shtetit Palestinez. Mendoj, se vet udhëheqja Palestineze ka zgjedhur të mbetet e izoluar. Në një bisedë që kisha në CNN me ish negociatorin palestinez Saeb Erekat; tash sekretar i pergjithshëm i Organizatës Palestineze për Çlirim (PLO) nuk ishte i gatshëm të leshonte aspak pe në asnjë pikë diskutimi.

Shteti Palestinez dhe propozimi i Presidentit Klinton

Në vitin 2000 Presidenti Bill Klinton solli ujdinë për themelimin e Shtetit Palestinez. Ai propozoi që Jerusalemi të ndahet në dy (2) pjesë Lindje – Palestineze dhe Perëndim – Hebraike. Muri i Vajtimit do të mbetej në pjesën e Palestinës. Asokohe Presidenti palestinez Arafat e kundërshtoi këtë plan duke thënë: “I gjithë tregimi është rrenë – nuk ka mur as tempull hebre”. Madje ai ka shkuar edhe me larg duke kundërshtuar edhe Biblën; ku sipas Gjonit 10:23 “Jezusi doli në ballkonin e tempullit të Solomonit”. Ai thoshte se “të gjitha këto janë rrena të kulluara”.

Këtu e ka humbur edhe përkrahjen evropiane dhe ka fituar izolimin. Ku me pas edhe ka vdekur. Tempulli i Solomonit – ndërtesa me kupolën e arit – është në oborrin e Xhamisë Al Aksa.

Presidenti Arafat dhe vendet Arabe poashtu kanë kundërshtuar propozimin e OKB-së qe Jerusalemi të behët “Qytet Ndërkombëtarë” (International City). OKB, edhe më tutje vazhdon ta njoh Jerusalemin Corpus Sparatum – Qytet i Ndarë.

Trump dhe zgjidhja

Aktualisht mbetët vetëm vullneti i Presidentit Trump që ta zgjedhë çështjen e dy (2) shtetësisë dhe i vetmi që mund ta arrijë këtë. Nuk besoj se askush tjetër mund ta bëjë këtë. Tashmë Presidenti Putin ka hequr dorë nga kjo iniciativë.

Ky angazhim i tij kërkon pajtimin e brendshëm kombëtarë amerikanë – që aktualisht e ka, pasi që Ambasada Amerikane në Jerusalem nuk do të udhëheqë vetëm politiken e zakonshme të një përfaqësie diplomatike; por në krijimin e kushteve të dy-shtetësisë.

Toka e Shenjtë (Holy Land); i ka sjellë përfitime dhe fuqi të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare Presidentit Trump, por edhe shtetit amerikanë në përgjithësi.

Pas mandatit të dytë të z. Trump që e ka fituar me këtë veprim; besoj se Presidenti tjetër amerikanë, nuk do ta ndryshoi këtë vendim.

Tash mbetët vetëm impulsi i Presidentit Trump për zgjidhjen e përhershme të Shtetit Palestinez si popull Biblik.

Jerusalemi nuk do të mbetët më qytet i ndarë!

Më Shumë

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Lajmet e Fundit