6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Koalicioni qeverisës PDK-LDK, ekuacion qeverisës me shumë të panjohura!

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Pas rrënimit të bllokut të formuar prej letre të brishtë, nga ana e LDK’së-AAK’së-NISMA, falë paaftësisë dhe mosmarrveshjeve te etshme për pushtet, nga LDK-AAK, i mundësuan, që PDK’ja t’i kthehet pushtetit aty ku e ka lënë për gadi 6 muaj në ngërqin politik, dje kishte parteniretet në qeverisje partinë e humbur të Pacollit në zgjedhjet e fundit, tani me partneritet të ri qeverises ka Isen e LDK’së, kjo bashkëqeverisje e “re” do të jetë me problemet e njëjta, atë e presin sfidat të shumta si bashkimi i Mitrovicës dhe integriteti territorial i vendit, pastaj zhvillimi ekonomik duke zvogëluar shkallën e papunësisë dhe luftuar dukuritë tjera si krimin e organizuar, korrupsionin, burokracinë, nepotizmin dhe ndikimin e grupeve të interesit brenda institucioneve dhe shoqërisë në Kosovë. Por nuk besoj se do të jetë efikase kjo bashkëqeverisje, kur dihet publikisht se të dy këto parti janë të përfshira në shumë afera korruptive, e krim te organizua!

PDK–LDK, qeverisëse nuk duhet të harrojnë edhe disa statistika, përqindja e mosdaljes në votime ishte alarmuese (mbi 55% e votuesve, nuk kanë dalur në zgjedhje), problemet sociale janë shumë evidente dhe kupa e mllefit të popullit është mbushur, durimi është para shpërthimit, duke shtuar këtu edhe premtimet boshe, e shumë të guximshme të z.Thaçit gjatë fushatës parazgjedhore. Kjo bashkëqeverisje jo e natyrshme, po vlon nga brenda këtyre dy partive, që për të mbetur në pushtet nuk po zgjedhin asfarë mjete të moralshme njerëzore, për këtë do te kenë probleme me anëtarsin e vetë në të ardhmën e afërt!

Për këtë po i kthehem një episodi të pakëndshëm që më kishte ndodhur në fillim qershori të këtij viti, isha me bashkëshortën time dhe me një mike duke pirë kefenë e mëngjesit në ëmbëltorën e qytetit në Prizren, mikja ishte një militante e PDK’së, dhe po bënte fushat partiake, pas pakë çastesh befas aty vjen edhe një mike tjeteër, militante e LDK’së me disa kolege te saja, dhe u ulën ne tavolinën tjeteër aty afër nesh. Me që i njihnim unë dhe bashkëshortja u përshëndetëm me ato. Gjatë bisedës me miken, militantenen e PDK’së, kuptova se ajo prej së ishte bërë militante e partis mbase nuk kishte lexuar asnjë libër, edhe pse ajo punonte në arsim.

Unë e dija, se më pare ajo lexonte… – ajo për gjithë kohën që bashkëbiseduam na tregonte për vendimet që ka marrë partia, për t’i fituar edhe këto zgjedhje.

– I tregova thjesht se unë nuk mirrem me fushata partish, e as nuk i takoj asnjë partie, por ishte thjesht rastësia që u takuam. Fytyra e saj u vrenjtë, ashtu ulur ne karrige m’i hedh sytë e pikëlluar, – atëherë ju nuk jeni me PDK’në. – Jo i them, por nuk kam qenë as edhe njëherë më LDK’në.

Në çast nga tavolina tjetër militantja e LDK’se e thumboi militanten e partis tjetër! – Ju me liderin tuaj keni mbjellur krimin e organizuar dhe nepotizmin në Republikën e Kosovës?! – Flakë për flakë u kundërpërgjigj tjetra, – mbase as ju nuk jeni më të mire, ju jeni parti titistash, dhe keni qenë kundër luftës çlirimtare…

Mu më lindi në kokë një marrëzi, desha t`i kundërshtoja të dyja, se të dyja këto parti para sa vitesh kanë bashkëqeverisur në Republikën e Kosovës. Por u përmbajta. – Sa punë të vështira kanë partite, mendova me vete! Lodhën shumë duke punuar për popullin?! Me të mbaruar zgjedhjet ata bënë festë për fitorën e PDK’së. Populli u shkarkua nga një barrë e rëndë e premtive boshe të partive. U shkarkuam edhe ne, gjithë Kosova u shkarkua se ishim në tension.

Për afër gjashtë muaj, në tension e ngërç politik e futën vendin mu këto parti të pandërgjegjshme. Tani më në fund u hodh zari, dy partite më kundërshtare me njëra tjetrën u bënë bashkë për të bashkëqeverisur, por më tragjikomikja nuk ka kaluar ende, pritni tani, sahanlëpirësit, puthadorët, servilët, lajkatarët, llaskucat, larot, e të dy partive, që nënshkruan marrëveshjen bashkëqeverisëse, të thonë, të çirren, të përjargën, se ky koalicion është në të mirën e vendit, në tëmirën e popullit, pastaj se ishte edhe ndërhyrja e jashtme, si gjithnji ne e falim veten, dhe ua veshim fajin të huajve, Amerikës, Europës e gjithfarë vendesh të huaja

Më Shumë

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit