7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Komuna e Prizrenit, synon zhbërjen e autonomisë shkollore

skender susuriShkruan: Skender Susuri prof.

Ata që vendosin sot për arsimin dhe shkollat e Prizrenit, janë pa vizion, të pazot, pa program zhvillimor për arsimin, punojnë për interesa partiake, klienteliste dhe nepotike, por mjerisht kanë fuqi vendosëse. Vlerat e mirëfillta intelektuale, shkencore – profesionale, etike i kanë zëvendësuar me jovlera, mashtrime, gënjeshtra, kërcnime, arrogancë, shantazh, zaptime, largime arbitërare nga puna , hajni ( njerëzve të ndershëm dhe të kualifikuar nuk ju mundësohet punësimi apo ju vidhen vendet e punës ) , gjerë në tjetërsim të individit. Rrjedhimisht shkollat në komunën tonë nuk arrijnë t’i përmbushin pritshmërit dhe interesimet e komunitetit dhe shoqërisë , mbi të gjitha mësimdhënia është në të shumtën e shkollave jocilësore, dijet dhe arritjet e nxënësve jo të kënaqëshme, mungon udhëheqja – qeverisja demokratike, vendimmarrja novatore dhe s ‘ fundmi po tentohet të zhbëhet autonomia e shkollave .

Politizimi dhe korrupsioni janë dy dukuri të cilat e shoqërojnë Çdo emërim përkatësisht punësim në shkollat e Prizrenit. Ajo që shqetëson më së shumti është se, këto dukuri negative nisen dhe zyrtarizohen që nga nivelet më të larta të hierarkisë vendimmarrëse politike të komunës, Kryetari i Komunës dhe Drejtori i DKA.

Qarkorja e Drejtorit të DKA që mban datën 27 gusht 2014 ( ju është shpërndar të gjithë drejtorëve të shkollave – kopje fizike dhe në versionin elektronik ) është në funksion të fshehjes – mbulimit të abuzimeve të shumta që kanë ndodhur në këtë drejtori, në veÇanti në politikat e punësimit të mësimdhënësve dhe emërimet e drejtorëve të shkollave, të cilat janë të ndikuara politikisht, deri në skajshmëri. Për të fituar një vend pune të mësimdhënësit në Komunën e Prizrenit mbi të gjitha duhet të jesh anëtar i partisë në pushtet apo të paktën të dëshmosh se ke votuar për partin në pushtet .

Duke abuzuar me partin në pushtet dhe i trimëruar nga mosveprimi i organeve kompetente të mbikqyrjes së zbatimit të liqshmërisë në shkolla ( SIA ) dhe organeve të tjera, me kapadaillëk, në stilin despotik, Drejtori i DKA – së ( kjo nuk është hera e parë ), guxoi që në kundërshtim të plot me të gjitha dispozitat pozitive ligjore të arsimit në Kosovë ( Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Kosovë nr. 04 / L – 32, neni 7, Ligji mbi Inspeksionet e Arsimit në Kosovë nr. 2004 / 37, udhëzimin administrativ nr. 11 / 2005 dhe politikave të tjera arsimore të MASHT – it ) përmes pikës 6 të Qarkores të datës 27 gusht 2014 të urdhëroj të gjithë drejtorët e shkollave që mos ta pranojnë në institucion – shkollë pa lejen e tij me shkrim dhe t’i ofrojnë asnjë lloj informacioni ( me gojë apo me shkrim) asnjë organizatë, OJQ , apo grupe të interesit ( gjithashtu nuk duhej ta bënte, ngase të gjitha këto organizime janë legale, veprojnë konform ligjeve pozitive të Kosovës , në të mirë edhe të edukimit – arsimit ) por as inspektorët e arsimit përkatësisht të SIA në Prizren ( Inspeksioni i Arsimit , duke përfshirë edhe SIA në Prizren janë organe ekzekutive të kuadër të MASHT – it ) . Një urdhëres e tillë përbën shkelje të vrazhdë të dispozitave ligjore të lartëshenuara, ngase pengon punën e pavarur të një mekanizmi mbikqyrës arsimor në kuadër të MASHT – it. Çdo drejtor shkolle (bazuar në këtë urdhëresë ) nëse nuk e ofron informacionin e kërkuar apo e pengon punën inspektuese – kontrolluese të SIA , gjithashtu bën shkelje të rëndë të detyrave dhe obligimeve të punës.

Kjo urdhëresë e njëanshme dhe abuzive cënon rënd autonomin e shkollave, kufizon skajshmërisht të drejtën e organeve udhëheqëse, për qeverisje dhe vendimmarrje autonome ( konform legjislacionit arsimor ) , nxitjen e suksesit në shkollë, bije ndesh me filozofin dhe standardet e MASHT – it, për Shkollat Mike për Fëmijë.

Ky veprim me elemente kapadaillëku sigurisht se ka një shpjegim, ne mendojm se diÇka jo e mirë ka ndodhur dhe po ndodh në shkollat tona, diÇka po tentohet të fshifet, nëse nuk do ishte kështu, atëher, pse një urdhëres e till, përse të mbyllen shkollat për publikun e gjërë, në veÇanti për inspektorët e arsimit. Përse Komuna dhe DKA synon zhbërjen e autonomisë së shkollave, vetëizolimin e tyre ?
Ne nuk do të heshtim ! Nuk do heshtim në asnjë rast, kur pretendojmë se kemi të bëjmë me abuzime dhe vendimmarrje të njëanshme, ngase shkollat janë institucione të rendësis së veÇantë shoqërore dhe financohen nga fondet publike, rrjedhimisht na takojnë të gjithëve, do të jemi të zëshëm, do të gjejmë forma dhe mënyra për të Ju ndalur dhe zbrapsur nga veprimet e mbrapshta. Nuk do duhej të heshtnin as shoqëria civile, OJQ – të dhe grupet e interesit.

E mira do të ishte që Drejtori i DKA – së, në rastin konkret të pranoj publikisht se ka lëshuar një urdhëres të tillë, thellësisht joligjore, të njëanshme dhe abuzive. Të paktën kësaj radhe të jetë korrekt me komunitetin e prindërve dhe publikun e gjërë .

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Lajmet e Fundit