7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kosova rrezikon të humbasë lidhjet me botën moderne

Walter HappelPasuria e saj më e rëndësishme, njeriu, nuk vendoset në qendër të vëmendjes në të gjitha përpjekjet

Shkruan: Walter Happel SJ

Unë besoj se qeveria e Kosovës duhet të jetë falënderuese, për faktin që qytetarët e saj nuk e kanë të mundur udhëtimin pa viza. Gjithsesi, ajo mund të ankohet dhe kohë pas kohe të thirret ne faktin, se qytetarët e saj po diskriminohen. Kështu ajo mund të devijojë nga problemet e vërteta, të shtiret kinse gjithçka do të bëhet më mirë, posa të zgjidhet vetëm ky problemi i vizave. Deklarata të tilla të bëra nga ana e politikanëve përgjegjës, mund të lexohen në gazeta dhe të dëgjohen në lajme çdo ditë. E njëjta gjë ishte edhe më herët, pra, para shpalljes së pavarësisë. Njeriu edhe atëherë mund të kishte përshtypjen, se të gjitha problemet do të zgjidheshin, po të ishte Kosova e pavarur, po të mund ta merrte fatin e saj në duart e veta. Kur më në fund e arritën këtë, euforia ishte e madhe, shpresat dhe pritjet e njerëzve ishin gati të kapshme me dorë.

Ata u zhgënjyen në mënyrë të hidhur!

Çfarë ndodhi nga kjo? Njerëzit të cilët votuan me këmbë kur me mija e lëshuan vendin, – në një menyrë apo tjetër i japin pergjigje liberalizimit të vizave . Ata reagojnë në faktin se, ata, njerëzit, përgjegjësit të cilët e bënë shtetin pre që të shërbehen vetë dhe klientela e tyre, qartazi duket se nuk u intereson. Domethënë nuk investohet në njerëz dhe në të ardhmen e tyre, por përpos asaj që Kosova mundë të dëshmojë një sukses shumë të vogël në arsimim, përkundrazi po tregohet edhe joserioziteti. Ashtu e ndryshon njeriu, ndikon ne ardhmërinë e vet, i ngrit dhe i fortëson muret kah Evropa. Dhe me këtë, distancohet gjithnjë e më shumë nga kjo.

Le ta shohim njëherë fushën e arsimimit dhe praktikës më për së afërmi: Me vet faktin që provimi i maturës në Kosovë është i kufizuar me një „multiple-choice test“, e bënë shumë të dyshimtë atë. Ajo është e bazuar kryesisht në mësimin përmendësh dhe në pyetjet nga të mësuarit përmendësh, por jo në të menduarit për zgjidhjen e problemeve. Të mësuarit përmendësh dhe përvetësimi i përmbajtjeve të mësimit gjatë shpjegimit, qëndrojnë në qendër të vëmendjes, por jo edhe formimi i njeriut si i tërë, prirjet dhe aftësitë e tij, të cilat dëshirojnë të shpalohen dhe të zhvillohen në një proces që do të zgjasë gjatë gjithë jetës, për të kontribuar për vete dhe për të tjerët, në marëdhënie të suksesshme me botën moderne. Kush shfrytëzon vetëm të mësuarit përmendësh dhe mbështetet në atë që ka mësuar përmendësh, ai në këtë rast është i përgatitur keq, apo s‘është i përgatitur fare që të zgjidhë probleme në një botë e cila bëhet gjithmonë e më komplekse, e të mos flasim për formimin e ardhmërisë.

Sado që të jetë i dyshimtë ky lloj i provimit të maturës, aq shumë për të ardhur keq janë edhe rezultatet. Në vitin 2008, në gjithë vendin e dhanë provimin diku rreth 47,70%, në afatin e parë të provimeve. Në vitin 2012 rezultati nuk ishte shumë më i mirë. Por në vend që të investohet në trajnimin e mësuesve dhe në mësime më të mira, në vitin 2013 e krijuan një provim, nga i cili shpresonin të kenë rezultate më të mira. Kështu, lëndët si fizika dhe gjeografia, në të cilat gjatë vitit 2012 nxënësit treguan sukses posaçërisht të dobët, nuk ishin më pjesë e provimit, kurse matematika, në të cilën poashtu rezultati ishte i dobët, nuk çonte shumë peshë në provim. Mirëpo në vitin 2012, nxënësit në gjuhën angleze treguan sukses shumë të mirë, për këtë arsye në vitin 2013 kjo lëndë pati peshë shumë gjatë provimeve. Në këtë mënyrë u përpoqën të prodhonin rezultate të cilat në të vërtetë nuk ekzistonin. Gjatë maturës së vitit 2015 rezultati do të jetë edhe më i keq. Në emisionin e lajmeve, më 23.02.2015, u tha se në Ministrat kanë vendosur të parashtrojnë kërkesë, që tani e tutje, në provimin e maturës të mos mund të dështojë asnjë nxënës! Secili që merr pjesë në provim, do ta kalojë atë komplet, pavarësisht nga niveli i dijes. Suksesi njëqind përqind është i garantuar, gjë që natyrisht e bënë të tepërt mundësinë e afatit të dytë të provimit në muajin gusht të të njëjtit vit. Sigurisht, njeriu mund të paraqesë shifra më të mira, gjë që është shumë e rëndësishme për Ministrinë. Shifrat nuk janë ato që e formojnë ardhmërinë, apo dështojnë në të, por janë njerëzit. Mirëpo ata dhe kualifikimi i tyre janë plotësisht të parëndësishme për personat përgjegjës. Ata janë të kënaqur kur mund të ngjisin etiketa, të cilat në shikim të parë premtojnë shumë, por kur i vështrojmë nga afër, s’mund të mbajnë asnjë premtim. Etiketa ngjitëse me ngjyra në një shishe të zbrazët!

Ky është një krim ndaj rinisë, dhe nuk është i vetmi. Kështu dëshirojnë që edhe familjarëve të ish- luftëtarëve të UÇK-së t‘ua mundësojnë hyrjen e lehtë në universitete, pa i plotësuar ata kushtet e duhura për këtë. Sikurse familjarizmi do t‘i kualifikonte për një studim solid! Këtu do të duhet t‘i falen diplomat atyre të cilët nuk i kanë fituar me punë, bile edhe në raste të shpeshta nuk janë të aftë për këtë. Njëkohësisht, kapacitetet e atyre të cilët me të vërtetë kanë studiuar dhe punuar hyjnë në të njëjtin grup me këtë tallje. „Diplomime“ të tilla e bëjnë të pamundur mundësinë që të merren me seriozitet në Evropë. Distanca ndaj botës moderne rritet pa ndërprerë, në dëm të rinisë dhe me këtë edhe në dëm të ardhmërisë së vendit.

Një padrejtësi tjetër janë krijimet e universiteteve, të cilët gjatë pesëmbëdhjet vjetëve të fundit janë krijuar me bollëk në vend. Ku i kanë marrë mësuesit adekuatë akademikë – apo këta akademikë me kualifikim të lartë, për mrekulli, veç ishin prezent? Si dhe ku u promovuan, a mund t‘i shohë njeriu disertacionet dhe gradimet e tyre shkencore? Shumica prej tyre janë aq të nxënë, sa nuk i përmbushin obligimet e mësuesit (nuk munden). Në ditët e sotme, në universitetet shtetërore, libreza e partisë së duhur është më e rëndësishme se që ishte në kohërat e ish- Jugosllavisë komuniste. Këta mësues të universitetit, e fitojnë edhe një pagë të dytë, apo të tretë në universitete dhe në kolegje private. Titullin akademik, njeriu mund ta blejë aty- këtu. Kontroll të kualitetit ka po aq pak, siç shkon me metoda të ndryshme në provimet e maturës në universitetet shtetërore. A beson njeriu me të vërtetë se absolvimet e tilla të blera, do të merren me seriozitet në Evropë? Ardhmëria e vendit, kështu do të vazhdojë, bile edhe më shpejt të shkojë teposhtë. Këtë nuk e kanë merituar njerëzit, këtë nuk e ka merituar rinia e Kosovës.

Kështu, Kosova nuk ka perspektivë dhe njerëzit e ndiejnë se ata votojnë me këmbë. Një kosovar i ri në Gjermani, i cili më vonë u pyet, u përgjigj në lidhje me krijimin e Qeverisë në dhjetor 2014, si vijon: „Shumica ka menduar: Tani këto dy parti dëshirojnë ta fusin në grusht edhe atë pjesë që ka mbetur“. Me këtë është arritur kulminacioni i dëshpërimit.“

(Die Glocke, 24.02.2015)

Më Shumë

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Lajmet e Fundit