11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kryeministri paska kapitullu!

Nga Kimete Berisha

Xhiziz Krajst,

Kryeministri paska kapitullu!

Familja e Kryeministrit Isa Mustafa, nuk po mund të bien razi se cila ‘kafshë’ është Albin Kurti.

Ata ende s’po mund të vendosin familjarisht se ‘A është ‘gomar’ Albin Kurti, apo është ‘lopë’!

Për Kryeministrin, Albini është ‘gomar’, e për djalin e tij Besnikun, Albini është ‘lopë’! Dhe, jo ‘lopë’ e shëndoshë, po ‘lopë e çmendur’!

Isa Mustafa prej sotit nuk është vetëm Kryeministër, por është edhe një pacient me probleme nervore që urgjentisht ka nevojë të qetësohet dhe të kërkojë ndihmën e psikologut!

Në këso raste të rënda, kur Kryeministri veç çka s’ka fillu me na sha ‘me nanë’, atij (vet ka thënë) i ndihmon ‘urtësia’ e Naim Tërrnavës dhe quota ‘e tij’ fantastike ‘sa më ngushtë aq më shlirë’!

Çdo ndihmë për ta nxjerr nga situata është e mirëseardhur!

Tregojani njeriut të vërtetën.

Mos ia bëni rrafsh. Kush ia do të mirën Kryeministrit, e ulë, i flet, e qetëson dhe i tregon se ka filluar t’i shfaq simptomet e para të çmendurisë!

Nuk e ka lehtë. Me punu me Hashim Thaçin dhe me mbet njeri normal është gati e pamundur!

P.S. E sa më përket mua Albini është gjenial (dhe perfid). Sepse, ia doli me ta ‘qit ujin’, me ta zbulu ultësinë dhe vulgaritetin bizar, primitivitetin dhe padijen e madhe!

(Marrë nga blogu i saj në Facebook)

Më Shumë

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Lajmet e Fundit