11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ku është “Lugu i Gjeraqinës”?!

Prof.dr. Sabahajdin Cena

Shumë lexues të postimeve të fragmenteve nga “Kronikë nëpër stuhi”, të cilët po shoqërohen me mua tash e 170 ditë, më kanë pyetur se ku gjendet “Lugu i Gjeraqinës”, prandaj, në nderim të të gjithë Atyre që ranë afër këtij lugu, e për respekt ndaj lexuesve, po përpiqemi ta pozicionojmë mikrotoponimin “Lugu i Gjeraqinës” në rrafshin e makrotoponimisë të Rahovecit.

“Lugu i Gjeraqinës” është mikrotoponim i lugjeve, maleve, pyjeve dhe hurdhave të Rahovecit. Gjendet në pjesën veriore të Rahovecit, për 3 km larg “Rrasave të Rahovecit” buzë rrugës Rahovec-Malishevë.

Quhet “Lug i Gjerqaqinës” pasi që e tërë bota ornitologjike e Anadrinit dhe e Rahovecit, vendbanimin e kanë në “Lugun e Gjeraqinës”.
Këtu ka laraska, skyfterë, sorra, gjeraqina,trumcakë, bylbyla, hutina, dallëndyshe, harabela, kukuvajka e ndoshta edhe ndonjë shpend tjetër, ugurbardhë apo edhe ugurzi.

Kjo lugshtajë formohet prej “Lugut të Ganës”,”Llazeve të Rremë Bellanit”, “Lugut të Tepsijeve” dhe vetë “Lugut të Gjeraqinës”. Nuk ka kalimtar të cilit nuk i bjen në sy “Lugu i Gjeraqinës” për arsye se është ndër kthesat më të rrezikshme dhe ka shenja se mund t’i ngaset makinës deri në 10 km, në të kundërtën përfundon nën “Urën e Lugut të Gjeraqinës”.

E unë, ndërsa qëndron në ballkonin e kasollës sime, përballë më rri “Maja e Zatriqit” e gjatë orëve të para të natës, më bëhet se më parakalojnë: Visar Hoti e Safet Latifi, e pak më në të djathtë, edhe Esati me Mazllum Kastratin e Xhafer Vehapi, ndërsa rrëzë “Majës së Zatriqit”, edhe Bedrush Gashi, dashtë Zoti që të gjithë të jenë në Parajsë.

E unë, kundroj, majat e Atyre në të majtë, e sërish më bëhet se më parakalojnë: Arian Brahimi -Shkodrani,Mizahir Isma, Eshrafedin Kastrati e Bekim Isma e më bëhet se ende po i dëgjoj breshëritë e “Gulinovit” të Tyre, dhe më rri para syve imazhi i 21 korrikut të vitit 1998, e unë jam në “Lugun e Gjeraqinës”, e Ata, dashtë Zoti në Parajsën e merituar.

Në krahun tim të djathtë, më behet se i shoh ende Xhelal Hajdën – Tonin dhe Selajdin Mullabazin-Micin, e pothuajse nuk ka pikë ku nuk shihet pozicioni i Ramadan Morinës, në “Majën e Tepsijeve”, e në vijën e parë të frontit, jo larg Ramadanit, shih Habib Berishën, e më lart Ruzhdi Xhuliqin, Xhafer Nurkasën, Samir Nurkasën dhe Xhevat Kasapin, e unë sërish, në “Lugun e Gjeraqinës”.

Jo shumë shpesh, por kur ka kohë, me shoqëron shoku im i fëmijërisë, Alush Topalli, shok i çobanisë e i luftës, e shohim së bashku edhe Veliun e tij të vrarë e të masakruar. Nuk kemi ku të shkojmë.

Ne jemi lindur në “Lugun e Gjeraqinës”, jemi rritur këtu, ndërsa për fundin tonë, di vetëm i Madhi Zot. ky pra, është “Lugu i Gjeraqinës”ose “Termopilet e Anadrinit”, për ata që e kujtojnë Betejën në Grykën e Termopileve në luftërat antike.
LAVDI DËSHMORËVE!

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit