7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

LDK në Prizren, “subjekt” formal apo parti pa identitet!

Nga Albrim Badallaj

Është e dhimbshme se si politikat lokale të subjektit opozitar në Prizren -LDK, janë orientuar nëpër vetëm një pjesë të viseve rurale, atë të Hasit. Shumë konferenca mediale, e lodhje fizike për ankesa në infrastrukturë, arsim, kulturë, duke e centralizuar politikën e tyre në këtë pjesë. Ndoshta kjo po ndodhë se kjo parti realisht po udhëhiqet në prapaskenë nga disa njerëz që duan të përfitojnë poena politike në këtë pjesë, e kryetari legjitim i tyre është vetëm një person mediatik, realisht. Me gjithë rrespektin për banorët e atij lokaliteti, mirëpo këta të fortët e LDK-së, për 8 vite nuk i njohën problemet e hallet e tyre, ndërsa sot s’ndalen duke i mbushur portalet me lajme “bombastike”, portalet lokale është fjala kuptohet!

Andaj, kjo politikë e tipit sa për sy e faqe nuk i shërben qytetarëve të Prizrenit, të cilët duan që opozita të jetë më e zëshme në qështje reale, e jo në krijimin e problemeve imagjinare. Duke u kthyer në diskursin real politik, e që është e ndërtuar mbi interesat kolektive të qytetarëve, do të mund të kishin progres, se për ndryshe le që nuk janë kundërshtar të denjë për të parët e Ekzekutivit prizrenas edhe për ca vite, mirëpo me qëndrime të tilla s’janë të denjë as për përfaqësim të zërit opozitar. Të orientuar vetëm në fuqizimin e brendshëm të rinisë, që realisht disa dezertuan nëpër parti tjera, harruan funksionimin edhe të degës si subjekt opozitar. Kryetari Haxhi Avdyli më shumë merr pjesë nëpër mitingjet e rinisë, që organizohen për nder të ditëve ndërkombëtare, sesa që kryen punën e të parit të partisë. Që nga pastrimi i pjesëve malore, si Prevalla, e deri tek katrahura në zgjedhjet e brendshme qendrore, që ngjasonin me Kongreset e Partisë Punës, Haxhi Avdyli dhe vet dega e LDK-së shkuan duke e shtjerruar dhe humbur identietin si parti e parë opozitare.

Thënë të drejtën, me mosbesimin nga qendra, duke ia futur bojkot takimeve që ftoheshin nga dega e Prizrenit, LDK e ka sjellur veten në katrahurë identitare e politike.

Me demagogji të papara dhe me jozotnillëk për managjimin e politikave të përditshme që kërkohet nga një parti opozitare, ky subjekt ka humbur fleksibilitetin për të bindur edhe votuesit e saj të deritanishëm. Realisht krijimi i departmenteve si në strukturën e degës edhe në atë rinore është bërë për arsyen e tërheqjes së vëmendjes mediatike, që nuk u dhezi edhe aq, si dhe për shuarjen e zërave të brendshme nga fraksionet e pakta që egzistojnë. Ju lutem, më tregoni sa funksionalë e produktiv janë këta departamente?!

Qfarë kualifikimesh kanë personat që qëndrojnë nëpër këto departamente?! Ndoshta diploma e proklamuar e udhëheqësit të tyre në rrjetet sociale, se ka qenë student i mirë në lëmin e vet, i mposht të gjitha mangësitë e këtyre problemeve brenda-partiake, kësaj partie pa kulm, siq njihet në zhargonin popullor.

Anipse edhe kësaj rradhe mbeten të pa “suportuar” nga lartë, me ndonjë pozitë të lartë a me ndikim në qeveri, këta nga “poshtë”, këtu në Prizren janë të përbetuar me zemër ndaj vijës së partisë së tyre, kurdoherë “demokratike”. “Llapjanët” i kanë lënë status-kuo, duke mos ua njohur as meritat e as votuesit, e duke mbetur në stadin as vret e as pret, ani pse Prizreni mbetet qyteti i dytë me më së shumti banorë.

Mungesa e rinisë, si burimi kryesor i energjisë nëpër rrugëtimet politike e dërgojnë edhe më tej këtë subjekt drejt greminës së dështimit. Dembel-llëku “i moshës së tretë” në këtë parti, e që janë pleqt e transformuar si pishtarë të udhëheqjes, janë bishti i kalbur i kësaj partie, të cilët vetëm sipërfaqësisht dhe publikisht e njohin frymën rinore. Gjatë gjithë kësaj kohe, pas ardhjes së Avdylit në krye, si dhe gjatë epokës deri diku diktatoriale të Eqerem Kryeziu, njeriut të qyfyreve e të gallatave, i cili me narcizoizmin e vet dhe cinikllëkun bënin politikë selektive. Duke seleksionuar degët, nëndeget e seksionet, duke i ndarë “Rugovistët e vjetër” nga “LDK-istët moderrnë”, dalngadalë epoka e sundimit të egër në Prizren u rrënua e me to edhe elektorati i përbetuar. Eqa i djegi të gjithë bashkëpuntorët, sado që i mbante afër vetes dhe sadopak që kishin merita, duke i përdorur si karta të djegura.

Duke e ditur ç’farë infrastrukture ka pasur Prizreni deri më 2007, shtuar kësaj edhe kilometrat e shtruar me kalldërm që i shitën në Francë, kjo parti e demoralizoi qytetarin e saj me vendime sa arbitrare, shpeshherë edhe degraduese.

Fuqishëm me një zë të shtjerruar opozitar, LDK në Prizren vazhdon ti prijë karvanit të humbjeve të njëpasnjëshme elektorale si në nivelin lokal edhe në atë qendror, e gjithashtu edhe duke i dhënë vetes leksione për fundosjen e ideve “patriarkaliste e agrare” dhe miteve mbi iluzionet politike shterpe, të tyre.

Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Veprim dhe Progres

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit