5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Lidhur me nevojën e revoltës në Kosovë

Liridon Rama

Kur përditshmëria është absurde, e kur skandalit i humb kuptimi dhe kur revolta qytetare nuk shihet sikur zgjidhje, marrëzia dhe e keqja do të triumfojnë.

“Të jesh i revoltuar sot nuk është diçka e mbrapshtë apo diçka e keqe. Koha kur jetojmë ka nevojë për revoltën” thonte Albert Kamy para se më shumë se 70 vitesh.

Por ku i gjen Kosovarët sot nevoja për revoltë, kjo do shumë për të menduar e pak për të parë nga gjendja jonë. Sot, ne qytetarët në baza gati se ditore pranojmë lajme të ndryshme lidhur me skandale që mbulojnë njëra-tjetrën.
Rrëfimet e njerzëve në përditshmërinë tonë janë si një debat i pa mbaruar por që gjithmonë përfundojnë me një shqetësim gati se të ngjashëm, se ky “lloj” populli nuk do të mund të ngrihet kurrë në këmbët e veta përderisa absurden e ka kaluar në normalitet.

E, këtu dua të lidhem me argumentin shumë të “zëshëm” të secilit nga ne, se rinia kosovare si faktor i madh në numër ka në duar ndryshimin politik i cili besohet se mund të ndryshoj gjendjën sociale në kontekstin pozitiv të saj.
Por cili është profili i rinisë kosovare, kjo nuk do mend të diskutohet sepse roli i saj jo se nuk ka qenë zhvillues por vetëm shtresues pra në kuptim se gjithësecili ka preferuar të i bashkangjitet kastave ekzistuese dhe asnjëherë nuk është nxitur të reagoj ndaj qështjeve me rëndësi publike që kanë ndikim direkt në jetën e tyre.

Lidhur me këtë Kamy na mëson se vetëm revolta qytetare mund ta shpëtoj një shoqëri nga absurditetit ku jeton, nga mediokriteti dhe meskiniteti, shfrytëzimi i njeriut, nga makutëria ndaj pushtetit dhe shpërdorimi i saj, nga gjithcka që venit shpirtin njerzor dhe e sterlizion atë.

Sa e sa herë jemi përballur dhe përballemi me gjendjet absurde, sa e sa herë në ekranet e televizionit shohim ndeshjet absurde të politikës, ku shpesh ky “absurd” zgjërohet gjer edhe në objekte ndërtimi, një program arsimor apo një kryqëzim rrugësh, kthehet në objekt humori ku mjerisht qeshim të gjithë dhe harrojmë të revoltohemi. Shumë herë dhe vetë gjendja jonë bëhet absurde. Por ajo që mund të ndryshoj këtë gjë është revolta ndërmjet fjalës dhe veprimit demokratik.

Kamy është si një manual mendimi, është një mënyre të përjetuari të eksiztencës sonë. Ja pse është e rëndësishme të flasim për të, pikërisht, kur ne shqiptarët kemi nevojë për të dinamizuar procesin e ndryshimeve tona, për të kundërshtuar atë që na serviret si fati ynë, për të thyer monotoninë dhe qëndrimin në vend. Ne duhet marrim shembull për atë se si ne nuk duhet pranuar fyerjen e vazhdueshme dhe për të mbrojtur dinjitetin, për të afirmuar koncepte të reja, që vënë në pikëpytje praktikat boshe dhe modelet e vjetra të ideologjise dhe demagogjisë sonë.

Vetëm revolta dhe gjendja e njeriut në revoltë të përherëshme mund ta shpëtojë njerëzimin, mund të shpëtojë një shoqëri, duke sjellë ndryshimin dhe progresin e vazhdueshëm të saj. Dhe kjo është universale, për gjithë shoqërinë njerëzore, për të gjitha sistemet, pasi nuk është fjala vetëm për revoltën ndaj diktaturave, por dhe për demokracitë e reja, ku demokracia për tu afirmuar çdo ditë, ka nevojë dhe për revoltën, ka nevojë për një revoltë qytetare kundër gjendjes absurde që na rrethon, që kërkon gjithnjë ndryshimin dhe përsosjen e sistemit demokratik.

Ky mesazh i Kamysë vlen për ne shqiptarët që rrallë jemi revoltuar dhe revoltohemi, vlen dhe për ne që nuk e njohim dhe aq revoltën qytetare, madje edhe kur na preken nevojat më elementare të jetesës dhe të ekzistencës sonë. Shpesh herë, revolta jonë ka qenë e krisur, e pa kontrolluar, shkatërrimtare, gjer dhe absurde.

Të rinjët në Kosovë tani janë shumë të zbehtë por jo të pa shpresë nëse së bashku fillojmë të kërkojnë rrugën e ndryshimit ndërmjet protestave të cilat duhen të jenë të bazuara dhe të mbeshtetura vetëm nga qytetari, por jo dhe politika, ngase deri tani ne të gjithë kemi mbetur peng të saj.

Më Shumë

Lajmet e Fundit