2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Lufta e njerëzisë me djallëzinë

Nue Oroshi

Disa janë vetëm tregtarë flamurësh

Mungesa e njerëzores sot është duke na kushtuar shumë. Edhe lotët e diellit, edhe vajtimi i qiellit nuk munden të na ndihmojnë ne shqiptarëve, nëse ne nuk kujdesemi për vetveten

Dielli me ngrohtësinë e tij rrezaton dhe ngrohë shpirtrat dhe trupat e mërdhirë, të cilët në ecje e sipër ballafaqohen, përplasën e luftojnë me ngricat, acarin dhe të ftohurin e madh që herë-herë kërcasin edhe dhëmbët e ju dridhet lëkura. Lufta e Diellit për të mos e harruar qiellin ballafaqohet shpeshherë me ringjalljen e jetës karshi shpirtrave të humbur që lëvizin në panteonin qiellor. Pa u ballafaquar me shpejtësinë e yjve polarë të cilët ndriçojnë shpirtrat e djegur që kaluan vështirësinë dhe rrugën e tyre prej dritë jetës e deri tek dritë vdekja.

Përsiatjet e diellit pa u ballafaquar me tokën se dita-ditës është duke u larguar nga toka për shkak të sjelljes së tokës ndaj diellit janë duke vërshuar edhe lotët e qiellit. Lotët e qiellit nuk janë vetëm pikat e shiut apo flluskat e borës por është edhe gjëmimi i shpirtrave të pakënaqur me veprimin e njerëzisë së sotme.

Ecejaket e njerëzores

Po njerëzia pse u tret dhe ku ka mbetur?!Edhe ajo ballafaqohet me marrëzinë. Lufta në mes të njerëzisë dhe marrëzisë sot është duke u zhvilluar. Ecejaket e njerëzores sot janë rralluar kurse ato të marrëzisë janë rritur. Pra, marrëzitë janë duke u ujitur me ujin satanik të mefistofilit, i cili në panteonin e diellit është duke i luftuar planetët e qiellit.

Njerëzia dhe njerëzorja janë dy botë dhe një kufi i madh që i ndanë në mes vete. E ky kufi e ka emrin djallëzi. Sikur mos të ishte djallëzorja njerëzorja do të arrinte shkëlqimin e merituar. Shkëlqimi i njerëzores është duke u venitur dita-ditës. Këtë shkëlqim është duke e prishur dhe shkatërruar djallëzorja. Po rendi i ri botëror dhe koha e internetit është duke e bërë të veten. Një pyetje që sot e mundon çdo shqiptarë është fakti se ku gjendemi ne shqiptarët sot?Sa jemi duke e respektuar orientimin e njerëzores dhe sa jemi duke shkuar kah orientimi i djallëzores?

Kujdesi për kombin

Derisa jemi duke lozur me diellin pa e parë vajtimin e qiellit,që shpeshherë afër mbështjellësit të trurit të njeriut krijohet një lloj i dhjamit që mbulon shtresën e trurit. E ky mbulim shpeshherë është treguar i pamëshirshëm sepse është orientuar kah djallëzorja. Mungesa e njerëzores sot është duke na kushtuar shumë. Edhe lotët e diellit edhe vajtimi i qiellit nuk munden të na ndihmojnë ne shqiptarëve nëse ne nuk kujdesemi për vetveten.

Kujdesi për vetveten nuk e nënkupton atë egon personale që te krijojmë një rreth viciozë me një gëzhojë të metaltë, ku nuk mund të depërtojë asnjë person tjetër, përveç rrethit të ngushtë dhe përfituesve plangprishës. Por kujdesi për vetveten ka një diapazon më të gjerë të mendimit. Ai është kujdesi për shtetin dhe kombin shqiptar. E kujdesin për kombin dhe atdheun mund ta bëjnë vetëm idealistët. Të tjerët do t´i regjistrojë historia si tregtarë flamurësh.

Më Shumë

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Lajmet e Fundit