16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Luftëtari i lirisë dhe kolaboracionisti

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Sapo kishte përfunduar lufta çlirimtare, vendi mbante akoma erën e shtëpive të djegura. Qe edhe prag vere, gruaja Nektarja kur e pa në oborr, pranë shtëpisë së djegur, qau në heshtje nga mallengjimi, deshte ta përqafonte por në sy të vjehrrit dhe vjerrës, nuk bëhej dote ajo punë.

Azemi ishte një burrë më vështrim të sertë, por mjaft i këndshëm kur i buzëqeshte fytyra, dhe qalonte më njërën këmbë, se kishte mbetur invalid lufte. Prindërit u gëzuan nga përqafimet e tij. Në përqafim të përmallshëm iu bë edhe nga vëllai i tijë Çeçua, i cili nuk ishte angazhuar aspak në këtë luftë dhe as që e kishte ndihmuar fare familjen e Azemit. Por edhe ai u gëzua, se lirisë do t’i gëzohej edhe vetë ai.
Të nesërmën sapo dielli kapi fshatin Kujeshi dukej si një fushë përplot me lule.
– A nuk di shkosh në qytet Azem, të takosh qeverin komunale, mbase do fillosh edhe ndonjë punë aty?- e pyeti i ati Asimi.

– Qeveria ime është kjo tokë more baba, pemët, zabeli me drunj, bagëtia, – tha ai.
– më qe ishe në luftë, më qe je edhe invalid nga këmba e djathë, me të cilën mezi po shkelën mbi tokë, ndaj edhe të thashë, – nguli këmbë plaku i moshuar.
– Në luftë ishim për lirin e mëmëdheut, jo për qeveri lum baba, – tha ai, dhe doli nga shtëpia.
Nektarja pa nga vjehrri me keqardhje që mori atë përgjigje. Edhe ajo mbase kishte dëshir që burri t’i punonte si nëpunës në komunë të Therranjetit, sepse luftoi, e mori plagë në kmbë e po çalonte. Gjatë kohës sa ishte në luftë, ata mendonin se kur të mbaronte lufta ai mund të bëhej qeveritar, si vëllai i tij Çeçua, që ishte afër shtëpisë së tyre. Çeçua, edhe kur ndërroheshin pushtetet, ai ishte po në qeveri. Nëna po i thoshte Azemit, se Çeçua, është shumë i zoti, ua gjen derën njerëzve u përshtatët atyre në parti.

– Që me Titon komunist, tani fapë e ka hy në parti me krahun e luftës, ay aty në qeveri edhe tani, shikoje se si e ka ndërtuar shtëpin e djegur,me ndihmat humanitare,që po sjellë Europa, kurse ty që lufteve, askujt nuk po i bie ndërmend për ta renovuar të paktën shtëpinë. Po, more bir unë me mendtë e mia kështu e kujtoj, se ai është i zoti, – thoshte ajo. Azemit i mjaftonte që kishte tokën, pemët, zabelin e bagëtinë, të jetonte pa e shqetësuar askush. Ky lloj njeriu mendonte se liria e atmëmëdheut është mbi të gjirtha, kjo liri është më e modhe se postet qeveritare, pa të tjerat me kohë do të rregulloheshin. Ai mjaftohej që kishte dy lope, ca dele dhe dhi, për bulmet, pula, rosa e pata. Kjo ishte më pak fjalë historia e tij.

Por babai i tij, Asimi një ditë kishte zbritur në qytet dhe ishte ankuar te qeveritarët komunal se nuk e kishin ndihmuar me asfarë ndihmash familjen e tij, anipse djalin e kishte invalid lufte, kurse djalin tjetër Çeçon po e ndihmon qeveria me gjitha të mirat. – Si është e mundur kjo, – i kishte thënë zyrtrit te qeverisë komunale.

– Zyrtari qeveritar i kishte dhënë këtë përgjigje, – xhaxhi Asim, djalit tuaj Azemit po i del biografia e keqe, se ka patur një vëlla kolaboracionist! – Si more ashtu, – po ai djali kolaboracionist është në qveri me ju, – po, ashtu është, ama atij poi del biografia e mire se ka vëllaun invalid lufte.
Njëherë u mat ta pyeste atë zyrtarin e pamend si e qysh, a ishin në vete këta njerëz, por ndërroi mendje. Më mire t’i lë gjërat të rrjedhin në udhën e tyre, edhe pse ishte i bindur se kjo udhë ishte e mbrapshtë, por e mbante shpresa mbase një ditë edhe kjo udhë do marri fund, e do filloj një jetë e re.

Më Shumë

Rexhaj: Jam i sigurt që opozita nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kjo opozitë nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje. “Jam shumë i sigurt që kjo...

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Lajmet e Fundit