13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Mungesa e një ampulle (Suxamethonium) të vetme “arsyetim” për ndërprerjen e kryerjes së operacioneve

Muharrem Kuci-NismaShkruan: Muharrem Kuçi

Në lajmet e mbrëmjës së datës 3.03.15 të transmetuara nga KTV kur në spitalin regjional të Gjilanit nuk kryhen operacionet për shkak të mungeses së një ampulle të vetme që është një relaksues i muskujve (Suxamethonium) paraqet një lajm shumë të mjerë për gjendjen ku ka rënë sistemi shëndetësor i Kosovës.

Tanimë ështe çështje e ditur dhe shumë herë e përseritur forma jotransparente dhe byrokratike e realizimit të tenderëve për blerjen e barërave por ajo që ështe brengosëse është fakti që ky arsyetim ju mjafton kolegëve të mi të nderuar që të ndalin kryerjen e operacioneve të planifikuara edhe për shkak të një ampulle që faktikisht nuk do të duhej më të përdoret rregullisht.

Mungesa e këtij medikamenti nuk do të duhej të ishte pengesë për kryerjen e 98% të operacioneve elektive (të planifikuara).

Kjo ampullë në vendet europiane përdoret vetëm në raste të ralla të operacioneve urgjente e nuk përdoret asesi në rastet e operacioneve të planifikuara (shpesh i skadon afati i përdorimit nga mospërdorja), andaj është shumë e parasyeshme që për mungesë të këtij medikamenti/ampulle të shtyhen pjesa dërmuese e operacioneve që kryhen në një spital regjional.

Kur kësaj i shtohen edhe faktet se në me shumë se 50% të rasteve të operacioneve mund të kryhen me procedura të anestezionit regjional (mpirje e pjesëshme e regjionit që operohet) që ështe mjaft metodë e perhapur në vendet e përparuara. Lind pyetja se a mjafton kjo mungesë për arsyetim për të ndalur operacionet e planifikuara?.

Nga këto që u raportua në KTV, lind pyetja a kaq pak arsye duhet që të luhet me shëndetin e njeriut.

Këtë pyetje le t`ia bëjë secili profesionist vetës i cili dëshiron ta ketë ndërgjegjen e pastër dhe aq më tepër ata që udhëheqin këto institucione.

Por si duket deri sa vazhdohet me këtë logjikë të dhënjes se përgjegjësisë, gjërat në këtë fushë pak do të ndryshojnë!

Natyrisht arsyetimet nga Ministria e Shëndetësisë se janë kryer procedurat e tenderimit dhe se së shpejti do të furnizohemi me këtë apo atë medikament është bërë monotone madje edhe e neveritshme për ata që kanë nevojë për këto shërbime.

Është koha e fundit që porosia e barërave dhe materialit mjekësor të bëhet në mënyrë të planifikuar dhe kompetent për këtë të jetë institucioni që e kryen shërbimin dhe natyrisht edhe marrje të përgjegjësisë në rast të mosofrimit të shërbimit.

—————————————————————————————————————

Deklarata e ministrit të Shëndetësisë në lajmet e mbrëmjes në RTV 21 me 3.03.15 se Qeveria e radhës e ka prioritet Shëndetësinë është bërë një retorikë që tash sa vjet perseritet dhe nuk merret seriozisht nga askush.

Ai thotë se nuk lëshohet në data se kur do të implementohen sigurimet shëndetësore dhe ligjet tjera.

Jo z. Ministër, është koha e fundit jo vetëm që të fiksoni datën e implementimit por që asaj ti përmbaheni me çmimin e dhënjes së përgjegjësisë në rast të mos realizimit, përndryshe dëshmoni sikur ministri i qeverisë së kaluar, se nuk jeni i pavarur në kryerjen e obligimeve të marra dhe të tjerët vendosin dhe përfitojnë nga të qenit Ju aty e shumë më pak ata për të cilët kinse është ndërtuar sistemi shëndetësor, për të sëmuarin!

(Autori është anëtar i Kryesisë së NISMA për Kosovën)

Më Shumë

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

Lajmet e Fundit