11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

NeoSkepticizmi karshi Europës

albrim badallajShkruan: Albrim S.Badallaj
Të gjithë e pamë qfarë ngjau atë natë.Bilem me kurreshtje e ndoqëm edhe vendimin e së premtës të UEFA-së.Vallë kemi fuqi ti kundërshtojmë vendimet e atilla, që në një formë janë të përkrahura nga shumica e vendeve të Europës ?! Derisa Kryeministri Rama gargaritej nëpër piceritë e Bostonit të SHBA-ve dhe Kryeministri tjetër kosovar Thaçi që po vetkënaqej me “dronin” e lëshuar në Beograd, si duket harruan që janë prirës të popullit shqipëtar dhe për një qast harruan edhe që janë politikan.A janë vallë këta dy Kryeministra që dine vetëm të organizojnë takime në formë lidhjesh të shqiptarëve si të shekullit XIX . Siq duket atje kanë mbetur, e kanë harruar që popullit shqiptarë nuk i duhen më takime ndërmjetesimi të dy shteteve simotra për tu bashkuar, por vëtem duhet rrespektuar vullneti i popullit, në të cilin jorrallëherë thirren.

Ato fyerje që ndodhën atë natë, veqse na rikujtuan ankthet e bëra ndërshekuj dhe padrejtësitë e shkaktura etnikisht ndaj neve, popullit më të përvuajtur në Ballkanin e vjetër e të gjakosur prej krimeve e shtypjeve, shqiptarëve.Mirëpo asnjëherë shqiptarëve nuk u dhëmbi më shume se sa fyerja mga vendimi i njeanshëm e i padrejtë i UEFA-së, kësaj votre sllave.Une me sa e di, vendet që shkaktojnë krime dhe dhunë zakonisht paguajnë dënime si rasti i Gjermanisë ndaj Francës, por jo edhe vendet që pësojnë duhet të paguajnë.Kësaj thojnë edhe humbës, i fyer e i përbuzur edhe dëmshpërlbyes.Si dihet, ndoshta është kjo mode e re në Europen e Re. Nga ana tjetër gjithë liderët serb, nga ministrat, kryeministri, presidenti apo edhe ish-presidentët e këtij shteti nuk lanë pa i mbushur me lajme faqet e para të gazetave europiane, një ditë pas ngjarjeve të asaj nate.Ende pa përfunduar takimi të bindur në pafajsine e tyre, të vlerësuar me drejtësinë sllave të koordinuar njëkohesisht me sms nga UEFA dhe me një politikë ndërshekullore duke u paraqitur si të “përvuajtur “, nuk lan derë pa trokitur e nuk lan kënd pa telefonuar, duke filluar nga Shtëpia e Bardhë, BE (që u ndikua dhe i përkrahi pamaseë), i ulën shqiptarët e i përbaltuan si mosmëkeq, bilem edhe sa si dogjen edhe Ambasadën, sepse kuptohet e kanë ne traditë ti djegin institucionet diplomatike të huaja (rasti I fundit ndaj Ambasades se SHBA-ve ) .

Hipokrizia e Kryeministrit Rama vazhdoi duke komentuar në rrjete sociale si një tifoz i thjeshtë, I pandikuar nga emocionet nacionale dhe me një gjuhë të një quni Tirons.Pritjet e Ramës se Merkel do ja dhurojë fitoren, i dolën te gabuara.Ndoshta historia e Europës karshi shqiptarëve po kthehet e po spostohet edhe atje nga ja nisi me padrejtësi.Pikërisht tek Konferenca e Londrës së vitit 1913, ku dihet se ministri britanik i punëve të jashtme, i cili njëkohësisht ishte edhe kryetar i Konferencës së Londrës pati deklaruar se për fat të keq, e viktimizuam një popull për ta ruajtur paqen e Evropës. Pas përfundimit të konferencës, ai ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se populli shqiptar është ndarë për hir të ruajtjes së paqes në Evropë.Por paqja nuk u arrit kurrë për 100 vite rresht.Mos vallë ndonjë lider europian prap do dali e do deklarohet se le të na falin shqiptarët se i viktimizuam pak për t’i qetësuar serbo-sllavët e mllefosur karshi popujve tjerë ballkanik.Gjithmonë ka qenë e përkdhelura e Lindjes dhe Perëndimit, superfuqi karshi tjerve në Ballkan, ushtarikisht dhe politikisht. Mirëpo mundësia egziston se edhe vet Europa përbëhet nga dy klasa: ajo e Evropës së Vjetër, që e njohim tash e sa shekuj dhe kjo e reja që praktikon “The New Old Order “.

Derisa zëdhënsja e baroneshës Ashton, Kocijançiç i lartësoj veprat dhe figurën e huliganëve e të bandave paramilitare serbe, nga ana tjetër zëdhenësi i KE-së për Kulturë e Arsim, Dennis Abbott shumë mirë e spostoi situatën nga rendi sportiv në atë politik duke u rreshtuar karshi shqiptarëve.Me sa u pa edhe vendeve të NATO-s nuk ju hyri fort në pune djegia e flamurit të tyre.Me sa dime, nga përvojat e së kaluarës ato vende që kanë bërë kësi llojë veprimesh, kanë falimentuar, sëfundmi Greqia .Por ndofta politikat Europiane apo “Perëndimore” kanë ndryshuar parimet për drejtësi dhe janë rikthyer në parimet bazë në të cilat është ndërtuar Europa, pushteti dhe paraja.UEFA, në krye me Platinin, njeriun që beri presion të madh në Këshillin Vendimmarrës dhe duke u ushqyer me “qyfyret” propagandeske serbe, u orientua karshi vendeve sllave.

Atje e ka bukën, s’ka pse vepron kundër.Medomos këtë të mirë që ua bëri sllavëve, në zgjedhjet e 2015 të UEFA-së do ja kthejnë me të mirë. Udhëheqësia shqipëtare edhe kësaj rradhe nuk ia prishi mëmës Europë, duke u servilizuar aq shumë, sa që edhe pse nuk ua qelnin as celularin homologët serb, këta insistuan që të shkojnë në “Tokën e Premtuar”, Beogradin. Virtyti më i lartë që e posedojnë këta lider është servilizimi, e që nuk është veti që përkon me qendrimet reale të shqiptarëve.Servilizim pa bazë nuk ka, atje ku ka korrupcion ,ka edhe përulje.Ndoshta ende nuk kanë kaluar në diapazonin e gjerë për ti kritikuar vendet tjera, por merren me kritika krahinore, GEGË e TOSKË, apo edhe ndërpartiake. Lërtësimin dhe ngritjet në piedestal të Europës nga shqiptarët, pas ngjarjeve të fundit, duhet që ti numërojnë mire, se ndoshta duhet të jenë të fundit.Si duket ka ardhur koha që shqiptarët te mos e orientojnë politikën dhe të ardhmen e saj nga kjo “Plakë” e keqe e tinëzare, si Europa . Ora për ne shqiptarët mduket se tregon që është edhe pesë minuta në 12, karshi europianëve.Orientimet dhe bashkëpunime të reja duhet të nisin, përveq SHBA-ve si aleat pakontestueshëm edhe Turqia përbën një favor të madhë për marrëdhënie edhe më të mira ndërshtetërore.Horizonte të reja po hapen per në, s’është më ai Perëndimi që e kemi ëndërruar me lula te kuqe, e jetëgjatësi sundimi diametralisht të pafundme.Qdo fillim e ka fundin.Vëllazrim-Bashkimi është momenti më i duhur për të ndodhur, por kësaj rradhe Shqipëri me Kosovë, e më gjerë..

(Autori është kryetar i UNIONIT TË STUDENTËVE SHQIPTARË)

Më Shumë

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Gjobiten dy kundërvajtës në Suharekë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë (FOTO)

Sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur në flagrancë dy shoferë, të cilët ishin duke garuar me automjetet e tyre. Bëhet...

Lajmet e Fundit