9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Nuk më zbavit gjuha që përdor bashkëpartiaku, Fisnik Ismaili

Nazmi Berisha

Një veto kundër gjuhës ndaj nënave, grave, motrave duhet përfundimisht të vihet në debatet publike mes kontrahentëve politikë. Nuk ka gjë më të pështirë që në mungesë të argumenteve politike, ruajtjes së balancit dhe qetësisë morale dhe intelektuale, godet dhe kafshon ulët kundërshtarin duke sulmuar nga nëna, shpifur nga gruaja, motra, përgojuar nga baballarët.

Është krejt irrelevante kush filloi, nxiti, provokoi i pari. Kthimi me të njëjtën monedhë sulmin nuk të nxjerr fitues, nuk të dallon, nderon, pavarësisht, duartrokitjes, llajkave që mund të marrësh nga sehirgjinjtë dhe spektatorët teksa zbaviten me komedinë tënde që pos lakurëqësisë së fjalës nuk përmban asnjë peshë, apo vlerë tjetër.

Të qenit deputet të bën të përgjegjshëm për sjelljen tënde publike, çdo fjalë dhe sjellje e jote i nënshtrohet një vrojtimi dhe gjykimi kritik të opinionit, fjala dhe sjellja jote nuk është më private dhe personale ndërsa përfaqëson një parti të madhe popullore? Nëse Facebook – u nuk skuqet nga fjalët e pista, ka shumë njerëz që ndihen keq me gjuhën e bashkëpartiakut që i përfaqëson politikisht.

Si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, anëtar i Kryesisë së Qendrës së Prizrenit dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm më duhet ta shpreh botërisht jo vetëm që nuk më zbavit gjuha që përdor bashkëpartiaku dhe deputeti i partisë sime Fisnik Ismaili, për më tepër më bën të ndjehem keq, për të mos thënë që në raste edhe më indinjon.

Ndjehem gjithashtu keq që deri më tani askush nga partia ime nuk i tërheq vërejtjen Fisnikut që me zgjedhjen e tij deputet “adoleshenca” e tij politike ka përfunduar; jo llajkat pavarësisht sa të shumta të jenë ato, por idetë kreative angazhimi serioz në promovimin dhe materializimin e programit të Lëvizjes duhet të jetë lajtmotiv dhe nxitës i kurreshtjes së publikut, deri në realizimin e të cilave nuk na mbetet shumë kohë për të qeshur.

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit