14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Opiumi i satanizmit-mistik ma vodhi gurin e urtisë në vatrën time?!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

 

-Nga gojdhëna e popullit kam dëgjuar se si një njeri i zoti kishte arritur ti mbledhe një thesë lanetësh dhe ishte nisur për t`i shitur në treg. Rrugës takoi një njeri dhe e pyeti çfarë keni aty në thes? Ky zotëriu i tha se kam një thes me dreqën! Po mirë i thotë ky tjetri ma zgjidh një, e s`i t`a zgjedh more zotëri, fund e krye njësoj janë.

Nga kjo gojdhënë popullore mbi fjalën, lanet, satan, djall, shejtan, dreq, etj. Na delë e dhëna se kjo shprehje popullore përdorët si sinonim për njeriun që është i shitur te i huaji, njeriu që është tjetërsuar në turqeli, sllav, grek, arab, e i bënë keq kombit e të tjerëve, pra është kjo një damkë e njohur nga të gjithë për njeriun trushpërlarë, tradhtarë e keqbërës, i cili të bënë lajka për të mashtruar, për t`i ngatërruar dikujt drejtimin nga duhet të shkoj, e fut në rrugë të gabuar.

Këto ditë vere në plazhin e Shën Gjinit, ku isha për një ditë pushimi me dhëndrrin tim nga Suhareka. Aty në plazhin e Adriatikut takova një gurbetqar të njohur ngaherë, me të cilin pata rastin të bisedoj si e kalon jetën në gurbet atje në Londër të Britanisë së Madhe ku që disa vite punon e jeton me familjen e tij katër anëtarëshe.
Ja çka tha ai: -Jemi çakërdisur ore vëlla, jemi shpërndarë ne shqiptaria sa andej-sa këtej, u çakërdisëm si zogjtë e korbit, një djalë imi ka hyrë në rrugë të gabuar, ndërsa unë dhe familja po i bartim pasojat, ai me një peshë guri të rëndë zemre ishte i brengosur për djalin e tij se kishte hyrë me një shoqëri të keqe që e quajnë atje në Angli një kult spirtualiteti satanik që i takojnë satanizmit.

Unë i thashë mikut, si satanikët si satanistët një sojë janë! -Jo ore mik mu drejtua ai, satanikët dhe satanistët nuk janë njësoj. Satanistët besojnë në forcat e natyrës, kanë një lloj arti të jetesës, ata nuk pranojnë sakrifica. Ndërsa satanikët i takojnë satanizmit të vërtetë ku gjatë ritualeve praktikojnë sakrifica njerëzore, kur bëhet thirrja e djallit.
Ja ç`dëgjova në vazhdimsi tek isha në një gjendje hutimi, mendova më vete po satanizmi është imazh i natyrës njerëzore, që të vretë për kënaqësi, të bënë keq për të fituar ndjenjën për të qenë i forte.
Por habia ime ishte si s`i miku nga gurbeti e njifte mire satanizmin dhe vazhdoi tutje: -Siç shkruan hulumtuesi i satanizmit Jon Tod: “Të gjitha pllakat e rock muzikës, që i kushtohen djallit, janë të incizuara sipas principit të njejtë. Shfrytëzohet një ritëm i cili i përgjigjet aktit seksual. Njeriun menjëherë e kaplon një ndenjë e shqetësimit e cila shpesh përcjellët me histeri…, nëse njerëzit një kohë i nënshtrohen këtyre tingujve ata më vonë bëhen më shqetësues, më depresiv, e pastaj edhe më agresiv Ai i cili ka durim t`i dëgjoj tekstet e kësaj muzike, shpejt do të përfundoj të kuptoj se mesazhi i tyre është, të kundërvyerit e shoqërisë, prindërve e vlerave tradicionale të shëndosha.

Lirimi i të gjitha potencialeve seksuale, apo shfrenimi seksual tek njeriu, është kushti i domosdoshëm që të prodhohet anarkia e cila nga ana e saj kontribon vendosjen e demonit botëror të satanizmit”. -Shum prej rock këngëtarëve, në këngët e tyre haptas shprehin adhurimin e tyre ndaj Satanës. Kurse unë e di se i vetmi që duhet adhuruar është Zoti ynë i madhërishëm. Kështu për shembull legjenda e kësaj muzike, Johon Lenon me grupin e tij “Beatles” i drejtohet më fjalët: “Liroj njerëzit menjëherë, ne jemi duar hapur në ajër…Duam që të lidhemi për ty, liroje qenin njerëzor… emri yt është 666”.

E dija se miku në këtë drejtim të fushës muzikore kishte njohuri profesionale se para se të shkonte në Angli ai ka punuar si profesor i muzikës në një nga shkollat e mesme në Kosovë. Ndërsa unë në një bllok shënimësh shënoja rrëfimin e tij, edhe miku kishte njohuri për mua se merrem me shkrime, dhe i erdhi mire që mbaja shënim. Për mua ishte kjo një temë interesante se të paktën nuk po e humbsja kohën kotë në brigjet e Adriatikut. Por miku nuk u ndal me kaq ai vazhdoi tutje: -Edhe kinematografia botërore sot është e mbushur përplot me filma të cilët shikuesit i imponojnë gjithnjë e më shumë skena fantastike të cilat kanë të bëjnë me fuqin dhe ndihmën e djallit. Pra siç shihet ditën për diell se filmat e tillë të qfaqur nga kinematografia, sikurse edhe muzika janë në bashkëpunim apo thënë më mire në shërbim të forcave të errata-djallëzore apo demonëve të cilët s’bashku kujdesën që të ndikojnë sa më shumë në deformimin e vlerave njerëzore, ashtu siç ma morën djalin tim dhe nuk më mbanë asfarë shprese se ai do të kthehet më në rrugën e jetës së normalitetit njerëzor.
Përpos muzikës e filmave satanike, sot në botë luan rol të madh edhe literatura mistike për Satanizmin në këtë rast e plotësova unë, literatur kjo e cila nuk është e kufizuar vetëm në atë të veprave letrare të Krovllit dhe Levejit. Përpos këtyre dy autorëve, sot ekzistojnë në këtë drejtim të artit letrar edhe shumë autor perfid do të thosha, që veprat e tyre në radhë të pare ua kushtojnë disa intelektualëve, me sa unë kam lexuar në një faqe interneti “Univers Eksplorer” në mesin e tyre janë: Karlos Kastanede, Gustav Majrink, Umberto Eko, Kritofer Fauler, Stiven King, pastaj futuristi Artur Klark, Danil Andrejev, etj.

Në perëndim, shumë muzicient, artist, poet, etj, pasi që kanë hyrë në këtë botë misticizmi satanik, më vonë apo më mire të themi se kurrë më nuk kanë arritur t`i këthehen jetës normale.
Nën ndikimin e këtij opiumi të satanizmit-mistik, shumë prej tyre kanë përfunduar jetën me vdekje nga narkotikët. Mijëra njerëz, për fatin e të cilëve kurrë nuk dihet, kanë kryer vetëvrasje duke rënë nën ndikimin e djajve, duke lexuar librat e Karlos Kastanedës!

-Eh! Miku im, gurbeti i mallkuar ma la këtë peshqesh në dorë, është ky satanizmi që vodhi gurin e urtisë në vatrën time, ku djali im është bërë gurë në rrokullim, ku më ka krijuar mua e familjës vështirësi, se dheu i huaj nuk të jep gur as për ta çare kokën.
Në fund u kuptuam me njëri tjetrin se çdo gjë që ndrit nuk është ar, pra njeriu në jetë i ndodhin edhe shqetësime, telashe e halle. -Eh! Ç`kam hequr! E ç`fitova nga gurbeti i zi? Asgjë, përpos telasheve, im bir ma çakërdisi punën e jetën, ai me satanizmin e tij ma bëri gurin e gjakut, më ka sfilitur, e po ma merrë ngdal shpirtin, sa shpeshë here as gjumi nuk më zë.

Unë i fola që të bëhet i forte, se nuk i dihet jetës, ajo në të ardhmën mund të ju sjellë edhe të mira. -Të lumtë goja ore mik! Mbase e ardhmja do më sjell edhe mua ndonjë gjë të mire?!

Më 6 Korrik 2014 Shën Gjin në Shqipëri.

Më Shumë

Haradinaj e Latifi nderojnë 5 dëshmorët dhe 49 martirët e fshatit Brestoc

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar në 25-vjetorin e përjetësimit 49 martirët e Brestocit të...

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë,...

Lajmet e Fundit