10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Pa arsim nuk ka shtet…!

Doktorant, Naser M. Bresa

Kur është në pyetje arsimi dhe arsimimi të shumë syresh ngriten për të bërë seri, cfarë kërkojnë këta! Nuk mund të besoj në shekullin 21, individë, qoftë edhe mediatik të ?irren me zëra vjell-nxitës kundër qëndrimit të mësimëdhënsve sa ironizues tingëllon ky fakt, dhimbshëm dhe më shumë gërditës ndoshta edhe për vetë ata që tentojnë të ironizojnë, të tillët qëndrojnë mbrenda gëzhojës alert.

Periodiku në vite shoqëruar me stuhi fragmentarizuese, dardellisen pasate duke stereotipuar gjithë vullnetin dhe pasionin e mësuesit për qëllime meskuine. Mjerisht, mësuesi si emërtim aq shumë u degradua sa kaloi në subjektivizëm, ekuivalent me një lypsar (pa kontestuar të drejtën e lypsarit), “hajt se ky është mësues, me 1/5 qebapa ai hesht-pajtohet‘‘…ironi e fatit…?! Kush ironizon kështu, ndërgjegje e mekur, kundërmues n‘ngulfatje, mendje-fiqir t‘tredhur dhe shpirt të ndrydhur…!
E pa anashkaluar/kooinciduese thënja e aktivistit dhe dijetarit në ditën e Mësuesit, 7 Mars 1991, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, Nuredin Loxha citoi një nënë: Sot jam krenare pse jam mësuar të shkruaj, në vend të gishtit jepma lapsin…!

       

Nuk di shoqëri në botë që është zhvilluar pa arsimim efektiv, nuk di rezultate në rruzullin tokësor pa profesionalizim strukturor, nuk di përspektivë pa sistem të arsimit të qëndrueshëm, ndërlidhur sinkronikisht në pikun e quajtur ndërdije e kulluar e barasvlevshme me Higjienën Emocionale.

Baza neurologjike krijon reaksion aq sa është fuqi reaktuese n‘kohëzgjatje indikuese n’tetanus, n‘përkthim kohor dhe impulsivitet është me dekada (3) apo 30 vite. Konvertimi në format reaktive (para luftës), si presion psikik, kërcënim, përndjekje, dhunim, deri në likudim, sublimuese me sumacion që përplaset me format e brendshme ndërdijësore, hamendësisht pyet vetem a jam unë ky apo dikush tjeter. Reaktiviteti vazhdon, rëndesa sociale (pas luftës), sigurisht se nuk do ti mbetej borxh asajë të para luftës, mësuesi më i fort se guri.

Nëse do funksionente logjika e shëndoshë, baza e gjithë suskesit në shoqëri është ABC gjenerues-mësuesi, që nënkupton ndërgjegjësim i të gjithë atyre që e kanë përfunduar ciklin e ulët, atyre që kanë ndërtuar imazh analog me rrugëtimin e shkronjave, numrave, deri tek trajtimi emocional apo autotrajtimi.

Kërkesat aktuale për nivelizim kozmetik nuk janë fare relevante me përgjegjësinë që ka mësuesi, qoftë investimini edukativ, arsimor dhe emocional që përjetësisht janë orientuese në rrugëtimin e ?do intelektuali qoftë dhe atyre që kanë harruar këtë hallkë zingjirore. Arsimi duhet të trajtohet në mënyrë dinjitoze, vlerësuese dhe respektuese konformë misionit që ka, pse mos të mirren modele të shteteve Skandinave-avancuese e jo Ballkanike-stopuese.

Për mua mësuesi ishte, është dhe do të jetë sinonim i suksesit substancial, rrëfyes në vite i mendjes së kthjelluar si dhe plotëkuptimsive ndërvepruese. Bazuar në rolin fisnik, edukativ dhe patriotik, mësuesi duhet renditur aty ku fillon të besojë në misionin e tijë të shenjët (fatëkeqësisht në vite është zbehur), së paku në mesataren e Koeficientit 5, vlerësuar optimalisht.

Pikënisja e Koeficientit duhet të jetë nga mësuesi, ?elësi-mësuesi, pasuar me nivelet tjera Parauniversitare. Pse pikërisht Dita e Mësuesit dhe jo dita e arsimtarit, profesorit, mjekut, ministrit…lenë të kuptohet se bërthama e atomit është protoni-neutroni, besueshëm them se strumbullar i zhvillimit intelektual është mësuesi, ai i zellëshëm dhe i ndërgjegjëshem, jepjani hakun!

Të gjithë janë të bindur se gjithë institucionet janë të përkushtuara për të rënditur njëherë e përgjithmonë arsimin dhe sistemin arsimor aty ku dinjitetshëm do merren përgjegjësitë për të rienergjizuar tërë procesin arsimor në nivel të kërkesës. Opcionalisht, marrëveshje obliguese që besojmë se do dalin nga sinergji e përbashkët institucionale, implementuese dhe bashkërenduese në vija institucionale, jo vetëm si kërkesa të mësimëdhënsve por si poltika zhvillimore të institucioneve relevante të shtetit.

Në fund, mendjekulluarit dhe të përgjegjshmit duhet përbazuar bërthamën e atomit (mësuesin gjenerues autentik), të vendosin vullnetshëm, korigjues, hakëdhënës për arsimin dhe arsimnxënit.
• Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë – Konfuci
• Mësuesi është përhapësi i dritës – Luigj Gurakuqi
Prizren, Janar 2019 [email protected]

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Lajmet e Fundit