6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Paria e tupanxhinjëve

Abdullah Thaçi

Ka disa ditë që “paria” e vendit me tupan në dorë po shtyhen se cili prej tyre është telalli ma i mirë kur është në pyetje lajmi për rekomandimin për vizat.

Bile edhe sot, me tupan në krah, morën yryshin dhe ia mësyen Brukselit, kryeqendrës së Evropës, që nga atje për të na kumturar lajmin se, më në fund ka një shpresë për qytetarët e vendit të vetëm të izoluar në kontinetit e vjetër.

Kjo “pari” si duket një gjë e ka mësuar shkëlqyeshëm. Ky popull që këta, për fat të keq, i prijnë është specia unikate që gjërat që duhet mbajtur në shenim i mban në mend për ti harruar shumë shpejt.

Nuk duhet shkuar shumë larg, vetëm tre vite pas, atëherë kur Kosova e pat rastin e favorshëm për ta pas liberalizimin e vizave me një dhimbje të vogël. Nëse se kemi mbajt në shenim, sigurisht që është harru, e për këtë duhet rikujtuar se sa gaz lotsjellës u hodh në Kuvend e sa dhunë fizike u ushtrua në protesta, e mbi të gjitha sa kohë u humb për të ardh në pikën zero, në atë të versionit të njejt të demarkimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Sot të gjithë duhet ta kemi të kjart, e më se shumti militantët e partive politike, u dëshmua se sindromi i të ardhurit në pushtet nuk njeh metodë demokratike, duke fyer, linquar e sulmuar ata që dje ishin në pushtet. Ata që deshën ta “falin” tokën e Kosovës një vendi fqinj. E kur kjo u arrit, kur masa u elektrizua dhe efekti propagandistik arriti qëllimi, qeveria e kaluar ra si kungull, e partia e ish kryeministrit shkoj në opozitë.

Në pushtet, me shumë veprime dhe takime ilegale në veri të vendit, kryepersonazhi i atij skenari, kryeministiri aktual, arriti t’i krijoj votat minimale për ta formuar qeverinë megalomane e për të shfryer edhe një herë epshin e tij për karrigën që dikur e kishte shijuar për njëqind ditë.

Me ardhjen e tij në pushtet, ai që dikur nga i njejti akuzohej për nënshkrimin e marrveshjeve të dëmshme për vendin, sot i prinë ekipit të tupanxhinjëve në takim me Frederika Mogehrinin.

Sikur ne të ishim popull që udhehjen e vendit e mbajm nën përgjegjësi, e do ta thërrisnim në llogaridhënje edhe me rastin e aprovimit të ligjit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Por, ne nuk jemi nga ata popuj që veprojnë kështu!

Sa për rikujtim, ky ligj edhe pse në substancën e tij, për nga formati i marrveshjes ndërkombtare, mbetet i njejti që e ka nënshkruar Hashim Thaçi, atëherë ministër i punëve të jashtme, me homologun e tij malazez, iu shtuan edhe disa anekse, pa efekt juridik. Aty, mes tjerash aty thuhet se Kosova dhe Mali i Zi do të themelojnë trupa profesionale për ta përmirsuar gabimin në shënjmin e kufirit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit ! Por këtu as që u përmend ndokund e as që u dha ndonje afat. Sigurisht, me të vetmin qëllim, për tu harruar.

Natyrshëm, pasi që jemi popull që shpejt harrojmë, kjo që as që do të ndodhë ndonjeherë. Me arsyejen e thjesht se, marrveshja qe e mbanë nënshkrimin e Hashim Thaçit, nuk guxon të del e gabuar në as një variant, sepse i bie që Hashim Thaçi ka nënshkruar një marrveshje në dëm të territorit të vendit, e denueshme penalisht dhe e cilsuar publikisht si tradhëti kombtare.

Ramush Haradinaj nuk është sot rastsisht kryeministër, sikur se nuk ishte dje rastësisht Isa Mustafa kryeministër në vallën e Hashim Thaçit.

Marrveshjet e dëmshme për Kosovën, nesër nuk do ti adresohen një individi siç është Hashim Thaçi. Ky individ di t’i përvetesoj vetëm “sukseset” për vetën e tij, e kur vije puna për dështimet dhe gabimet, i njejti individ rëndom do të thot, ne ishim bashkë për Kosovën, ndoshta nuk nuk e bëm më të mirën po e nxorrëm maksimumin!

Jo pahiri sot, kësaj valle të tupanxhinjëve, iu është bashkangjitë edhe Fatmir Limaj, ndonëse ne pushtet me ta, të paktën në publik refklektonte njëfar lloji të refuzimit estetik. E sa i përket dy tupanxhxinjeve tjerë, Behgjet Pacolli, edhe ashtu nuk merret seriozisht nga ndërkombtarët, ai aty është për esapet e transaksioneve të Mabetex-it. Ai është aty, fal brishtësisë së numrave që kjo qeveri i patë në Kuvendin e Kosovës. Për tupanxhiun e fundit, Dardan Gashi, ai as që meriton vëmëndje, sepse ai aty është më tepër për ti fryrer vuvuzellës se sa për ti ra tupanit.

Krejt për fund, nëse Kosova sot e merr rekomandimin pozitiv për viza, kjo do të pasohet me dhimbje të shumfisht kronike.

Nëse para tre vitesh, e patëm rastin ta merrnim liberalizimin me vetëm një dhimbje, me demarkimin e kufirit me Malin e Zi, nga sot, duhet të jemi gati për gjëra shumë ma të dhimbshme, pasi tash përball nesh nuk është një vend mik por një vend armik siç është Serbia.

Kur ne do ta kuptojmë realitetin do të jetë shumë vonë. Deri s’mbetet as më e vogla arsyeje për të festuar më me tupan.

Më Shumë

Avokatja Nina Tavakoli i bashkohet ekipit mbrojtës të Thaçit

Avokatja Nina Tavakoli i është bashkuar ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit. Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes një njoftimi. “Në bazë të rregullit 26(1)...

Për herë të parë në Prizren, nis vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës

Komuna e Prizrenit, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Simir Krasniqi, morën pjesë...

Lajmet e Fundit