14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Parku i lirisë- Sheshi i Car Llazarit

Ethem Rogova PDK avokatShkruan: Av. Ethem Rogova

Barrikada pranë urës së lumit Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës e cila është bërë simbol i ndarjes së një qyteti me bekimin e një apo më shumë shteteve anëtare të BE-se, e cila barrikadë ishte një “shleper” me zhavorr, tani është bërë tema boshte e mediave kosovare dhe bisedimeve të Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Heqja e barrikadës me dhunë nuk guxon të bëhet, barrikada duhet të hiqet me bisedime sepse në të kundërtën do të ishte rrezik i madh, kështu na servohet nga të huajt – miqtë tanë. Nga negociatorja e Kosovës, Edita Tahiri paralajmërohet me pompozitet se është arritur marrëveshja për heqjen e barrikadës dhe se ajo së shpejti do të hiqet vullnetarisht. Të huajt paralajmërojnë se barrikada do të hiqet vet vetiu ne një moment të përshtatshëm.

Po kush e vuri këtë barrikadë? Serbia, rojat e urës, trafikantët .. etj. ? “Ndodhi mrekullia dhe barrikada u hekë”. Si u hekë barrikada ? Me marrëveshje dy paleshe, apo duke i falënderuar një kryetari i cili është specialist për këpurdha. Në skenë na doli një kosovarë, kompanjon i Veselinoviqit, i njohur si një trafikant i veriut të Mitrovicës. Këtij “merituesi” për heqjen e barrikadës iu dha një hapësirë e madhe mediatike ku tregoi se si arriti ta heq barrikadën të cilën nuk ariti të bëj asnjë forcë tjetër apo ndonjë politikan.

Por brenda natës barrikada mori një emër tjetër “parku i lirisë” e cila mbiu si këpurdha. U përurua si një sukses dhe arritje e madhe. U tha se më nuk do të ketë barrikada por vetëm parqe të gjelbëruara. Është për tu çuditur se si në inaugurimin e këtij parku nuk mori pjesë edhe ndonjë delegacion qeveritar i Kosovës.

Tani ky park u bë temë boshte e bisedimeve në Bruksel, në një nivel të lartë ne mes të delegacioneve. Bisedimet e filluare si teknike rezultuan me bisedime politike edhe pse me këmbëngulësi thuhej se assesi nuk do të ketë bisedime politike dhe se për çështje të brendshme të Kosovës nuk do të pyetet Serbia. Nga bisedimet teknike pa u hetuar rrëshqitëm në sferën e bisedimeve politike. Por nëse do të vazhdoj kështu, Edita Tahiri, duhet të marrë leje dhe të pyes Serbinë se çfarë lule të mbjelli në oborrin e shtëpisë.

Një ministër në largim nga fundi i pusit çiret se nuk do të ketë sheshe pa leje te qeverise dhe se ato do të rrënohen. Me siguri mendjen e ka në barakat e rrënuara në Prevallë.

Bisedimet tekniko – politike ishin dhe janë jo transparente kështu që opinioni kosovar në emër të së cilës po bisedohet në Bruksel, nuk din s për çfarë është aritur me marrëveshja. Njëra palë pohon, tjetra mohon marrëveshjen.

Prej fillimi është ditur se në këto bisedime kemi punë me një palë e cila gjenetikisht është e prirur të mos e mbaj fjalën. Babai i alfabetit serb Vuk Karaxhiq, është i njohur me thënjen e tij “nuk është serb ai që nuk din të renë”. Ashtu si Makijaveli që ka thënë se “qëllimi e arsyeton mjetin” Prandaj, prej bisedimeve ashtu si që është pritur përfitime ka pasur vetëm Serbia, e cila me luftë është larguar nga Kosova, ndërkaq paqësisht hyri në Kosovë. Nga një agresor dhe shkaktar i një lufte të përgjakshme u kthye në një faktor “paqeje”, në vend të ndëshkimit mori dhurata dhe pa lejen e së cilës Edita Tahiri, sot nuk guxon të mbjelli as lule në shtëpinë e sajë.

Nëse vazhdohet me këtë trend dhe lëshime nga pala kosovare në favor të Serbisë vetëm për të dëshmuar se sa paqësor dhe kooperativë që jemi, vetëm e vetëm që një baroneshë të na përkëdheli dhe të na jap disa të puthura në faqe, së shpejti Serbia do te vendos se kur duhet të pimë edhe ujë.

(Autori është avokat nga qyteti i Prizrenit)

Më Shumë

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit