5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Planet tona

Mytaher Haskuka

Sot këtu është paraparë që ta paraqes planin tim të punës. Edhe pse një gjë e tillë nuk është e paraparë me ligj, e as me rregullore, pra ligjet në fuqi nuk kërkojnë që kryetari i komunës ta njoftojë kuvendin për planet e punës, por pasi që një nga premtimet e mia ishte transparenca radikale, sot jam këtu t’ju informoj në vija të trasha për planin e punës.

Ashtu siç e pata premtuar transparencën radikale, nga sot të gjitha vendimet do t’i paraqesim publikisht, por edhe në asamblenë komunale të Prizrenit.

Para se t’i paraqes pikat afatgjate dhe afatshkurta të planit të punës, dua të them se gjendja në komunë nuk është aspak shpresëdhënëse, unë i mora çelësat e zyrës, por ende nuk kam një kompjuter për të punuar, fasada dhe pamja e komunës po duket e bukur nga jashtë, por funksionaliteti i saj po është problematik.

Unë prisja që së paku kur të bëhet transferimi i detyrës, po ashtu të kemi transferim të dosjeve, të projekteve, të detyrave dhe të përgjegjësive, por komuna e Prizrenit nuk paska një arkiv të mirëfilltë, nuk ka arkiv elektronik, e as dosje elektronike për organigramin e komunës. Për të kuptuar gjendjen në komunë, po na duhet ta luajmë rolin e detektivit dhe me pyetësorë të kuptojmë numrin e zyrave dhe të shërbyesve civilë, apo rregulloret me të cilat janë marrë vendimet e caktuara në komunë.

Sot, komuna përballet me shumë padi civile dhe administrative nëpër gjykata. Shumica e këtyre padive do të ishin evidentuar, po të punohej mirë dhe me vullnet. Kostoja financiare e këtyre padive do të jetë e madhe, por duhet të punojmë që t’i minimizojmë dëmet.
Shumë organizata publike, por edhe ato të shoqërisë civile, i afrohen komunës për të vazhduar bashkëpunimin, ku kemi me dhjetëra marrëveshje, por për obligimet e tyre i kuptojmë nga partnerët tanë, ngase nuk ka ndonjë fajl elektronik po për ato çështje .
Mua, para disa ditësh, për ta gjetur statutin komunal për shëndetësi, më është dashur dy ditë, ngase nuk është në ueb faqen e komunës.

Nuk ka sisteme elektronike dhe zyrtarët komunalë të Drejtorisë së Shëndetësisë nuk e kanë pasur të printuar për t’ia dorëzuar drejtoreshës. Po mendoj, nëse unë si kryetar kam kaq shumë probleme në qasje të informatave, athua si është puna me qytetarin e thjeshtë të komunës.

Kjo duhet të ndryshojë. Për t’i evituat të gjitha këto, duhet të punojmë në transparencë radikale të komunës, pra të krijojmë sisteme elektronike për komunikim të brendshëm të komunës, por edhe për komunikim me publikun.
Në këtë aspekt dua t’ju informoj se ne, së bashku me këshilltarët e drejtorive, jemi duke punuar në finalizimin e planeve të detajuara të veprimit për secilën drejtori, të cilat do të jenë të qasshme.

Planet tona të veprimit do të kenë qëllimin që t’i adresojnë nevojat e qytetarëve të komunës së Prizrenit së bashku me aktivitetet e detajuara.

Qëllimet e planit katërvjeçar do të jenë: hapja e komunës ndaj qytetarëve, pra një komunë të hapur dhe transparente, përmirësimi i gjendjes në arsim dhe shëndetësi, krijimi i kushteve për zhvillim të bizneseve dhe për punësim.

Në këtë aspekt, për çdo drejtori, do t’i kemi qëllimet e asaj drejtorie dhe aktivitetet për t’i arritur ato qëllime.
Për shembull, për cilësinë në arsim duhet të krijomë kushte më të mira mësimore në shkolla dhe duhet të kemi laboratorë të fizikës, kimisë dhe të biologjisë, kabinete të muzikës dhe salla sporti. Për t’i arritur këto, do ta themelojmë grupin punues për vlerësimin e gjendjes në objektet shkollore, pastaj të bëjmë hartimin e planit të veprimit për përmirësimin e gjendjes dhe së fundi ta zbatojmë planin.
Për drejtorinë e arsimit, ndër tjera do të kemi si qëllim kthimin e hapësirave publike banorëve të komunës së Prizrenit, për ta bërë këtë, do të kemi parandalimin e uzurpimeve të hapësirave publike dhe vendosjen e ligjshmërisë për ata që kanë uzurpuar hapësirat publike në të kaluarën. Aktiviteti i parë për ta arritur këtë qëllim është evidentimi i gjithë pronës komunale dhe krijimi i një databaze, listën e pronave komunale, listën e pronave të uzurpuara, pastaj të atyre që janë dhënë në shfrytëzim dhe kush është duke i shfrytëzuar ato, në çfarë baze është dhënë në shfrytëzim.

Pastaj do të kemi digjitalizimin e sistemeve të monitorimit, si pikë emergjente do të kemi krijimin e një qendre për thirrjet, e cila do të monitorojë gjendjen në komunë dhe do t’i marrë thirrjet nga qytetarët dhe do t’i kalojë ato tek drejtoritë përkatëse.

Për çdo drejtori do t’i kemi qëllimet, objektivat dhe aktivitetet për të arritur ato, dhe këto do t’i keni publike.
Ju faleminderit!

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Lajmet e Fundit