10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Politikat e etheve të botërorit

Shkruan: John Lloyd

A do ta jepnin tifozët jetën e tyre për futboll? Bill Shankly, lojtari legjendar i futbollit dhe menaxher i Liverpulit, dikur tha se ishte “i zhgënjyer” me idenë se sporti ishte një çështje jete a vdekjeje. “Unë mund t’ju siguroj,” tha ai, “se sporti është shumë, shumë më i rëndësishëm se kaq.” Ishte kjo një mendje e thatë e një skocezi, që donte të tallej dhe, njëkohësisht, ta njihte tribalizmin e pasionuar – për klubin, për anën kombëtare – të shumë tifozëve. Nëse politikëbërësit dhe komentatorët mendojnë se ideologjia fisnore (tribalizmi) ka mbaruar, me miliona e me miliarda anëtarë të komunitetit të madh të futbollit botëror e dinë se kjo nuk është e vërtetë. Për ta, identiteti i grupit është esenca e jetës. Dhe, pas afro 60 vjetësh që nga shakaja e Shankly-t, ajo vetëm sa është bërë më e fortë.Tribalizmi, shkruan profesori i ligjit Yale Amy Chua, është nënvlerësuar thellësisht në politikë dhe në çështjet ndërkombëtare. Analistët dhe politikanët nuk e shohin faktin se në shumë vende “identitetet që kanë më shumë rëndësi – për të cilat njerëzit që do të jepnin jetën e tyre – nuk janë kombëtare, por etnike, rajonale, fetare, sektare apo klanore”. Kupa e Botës tani po luhet në të gjithë hapësirën e Rusisë, dhe tashmë e dimë se kush do të qëndrojë për raundin e dytë, e kush do të shkojë. Gjermania është jashtë. Anglia, ku edhe ka lindur loja e futbollit, ka pasur një kohë shumë të hidhur që prej mundjes së Gjermanisë Perëndimore, në vitin 1966 – për fitimin e vetëm të turneut – deri më tani. Këtë herë, megjithatë, ajo ka mbetur brenda.

I vetmi komb që ka fituar më shumë kupa (5) sesa Italia është Gjermania

Dhe, këtë e bëri triumfalisht, duke arritur rezultatin shumë më të lartë prej 6-1 ndaj Panamasë. Në vend, ku komentatorët e futbollit i ishin qasur Kupës me një qasje pa iluzione, ndonëse patriotike, shpresa fillon të lindë që Anglia mund të … kush e di? (Një humbje 0-1 në mbrëmjen e së enjtes nga Belgjika ishte e pritur, pasi që menaxheri Gareth Southgate, i sigurt se Anglia do të vazhdonte në raundin e dytë, cilido qoftë rezultati, nuk i kishte angazhuar lojtarët e tij më të mirë.) Dhe, nëse vendi fiton, apo madje arrin te gjysmëfinalet, çfarë shtytjeje do t’i jepte kjo një kryeministri si Theresa May, e cila tani po kërkon të menaxhojë një kabinet në luftë me vetveten. Dhe, çfarë gëzimi ka pasur kur rezultati ishte 5-0, e Panamaja shënoi një gol të vetmuar kundër Anglisë, golin e vetëm që Panamaja e kishte shënuar ndonjëherë në Kupën e Botës. Më shumë se një kompensim, ishte një pohim i fisnikërisë në humbje. Italianët të cilët i njoh, besojnë se dështimi i vendit qoftë edhe për t’u kualifikuar për Kupë, kishte një ndikim të madh – ndoshta më të madhin – në vendimin e elektoratit për të poshtëruar establishmentin politik duke votuar për partitë populiste , tani në qeveri. Italia, në fund të fundit, e kishte fituar Kupën katër herë. Komentatorët, me seriozitet të dukshëm, e krahasuan atë me masakrën e madhe të trupave italiane nga ushtria austro-hungareze në Kaporeto, në Luftën e Parë Botërore. I vetmi komb që ka fituar më shumë kupa (5) sesa Italia është Gjermania; kampioni aktual, duke mundur Argjentinën 1-0 në minutat e fundit të finales së Kupës së Botës të vitit 2014, duke ngritur nga gëzimi në këmbë një kancelar të lodhur, Angela Merkel, pas mundjes së vendorëve 7-1 në gjysmë-finale. Mund ta vlerësoni, atëherë, tmerrin kombëtar kur, të mërkurën, Gjermania u mposht 2- 0 nga Koreja e Jugut, e cila, deri më tani, nuk ishte ndonjëri nga emrat më të mirë të futbollit. Nuk pati gëzim për kancelaren atë ditë – dhe madje edhe më pak për trajnerin, Joachim Low, me të cilin ajo ka një miqësi të fortë (që mund të ketë pësuar pak). Të dy janë autsajderë, të dy me dëshirë të fortë. Por ndërkohë që Low mund të mbajë zi dhe të marrë parasysh të ardhmen e tij, kancelares i duhej të paraqitej ditën tjetër në një samit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel. Atje asaj duhej të përballej me presione të mëdha nga ministri i saj i Brendshëm, Horst Seehofer, për të shtrënguar politikat e refugjatëve që hyjnë në Gjermani. Nga ana tjetër, ajo përballet me presion të madh nga presidenti francez Emmanuel Macron për të rënë dakord për një plan shumë më gjithëpërfshirës për qeverisjen ekonomike sesa ai që deri më tani ka qenë në gjendje ta pranojë, por ndaj të cilit ajo po largohet gradualisht – edhe pse shumë ekonomistë gjermanë besojnë që plani Macron të jetë i rrezikshëm. Një marrëveshje për ndarjen e refugjatëve në mënyrë më të barabartë në të gjithë BE-në, për ta lehtësuar presionin mbi Italinë, u arrit vetëm në orën 5 të mëngjesit të enjten. Për momentin, me disa detaje të njohura, kjo marrëveshje duket e brishtë. Politikanët në nivel të Merkelit jetojnë me pak gjumë, në tension të vazhdueshëm dhe kanë nevojë për energji për të mbetur në post. Humbja gjermane të mërkurën ia mohoi kancelares një nxitje të tillë. “Financial Times” mendonte se lodhja e Merkelit dhe ndjenja e re e brishtësisë rreth saj, do të fajësoheshin në debatin e Kupës Botërore – ndërsa Theresa May “ka shumë për të fituar” nëse skuadra e Anglisë arrin sukses të mirë.

Futbolli mbetet thelbësor edhe për jetën e brendshme dhe shoqërore

Futbolli është sporti më fisnor, duke ushqyer aderimin e pasionuar, i cili, në ekstrem, mund të shndërrohet në dhunë. Në Glasgou, në mënyrë rutinore shpërthejnë grindjet mes tifozëve të ekipit ‘Rangers’ dhe atyre të ‘Celtic’-së kohët e fundit në mars të këtij viti. Kundërshtimet i kanë rrënjët në fund të shekullit XIX, deri në kohën kur punëtorët katolikë irlandezë erdhën në Glasgou për punë, gjë që u konsiderua si marrje e vendeve të punës, ose ulje e pagës, nga fuqia punëtore dominuese, kryesisht protestante. E nxitur nga problemet katolike-protestante në Irlandën e Veriut, urrejtja është treguar shumë e vështirë për t’u zhdukur. Megjithatë, në të njëjtën kohë sporti është gjuha më universale e folur kudo – me një përjashtim të madh, deri kohët e fundit, me Shtetet e Bashkuara. Akademiku Laurent Dubois shkruan se futbolli është “jeta”, “e pafundme” dhe “sensuale”, ku libri i tij i fundit është një lavdërim i cili shkon në një farë mënyre për të mbështetur shakanë e Bill Shankly-it se futbolli është më i rëndësishëm se jeta ose vdekja. Në anën tjetër të varësisë ndaj futbollit është rritja e statistikave dhe analitikave të lëvizjeve dhe mundësive të lojës – kështu që, siç shkruan gazetari britanik Leo Robson, “dyqani i lojës i anekdotave të trashëguara dhe shprehive të rrënjosura gradualisht zëvendësohet nga të dhënat mbledhjen dhe studimin e gjërave si “qëllimet e pritshme të një lojtari” – momente që, bazuar në natyrën e mundësisë së rezultateve, duhet të kishin prodhuar një qëllim, por nuk e bënë një gjë të tillë”. Futbolli mbetet thelbësor edhe për jetën e brendshme dhe shoqërore të burrave të panumërt dhe një numri gjithnjë e më të madh të femrave – të paktën në kohë paqeje kur ata janë të lirë të zgjedhin aktivitetet e tyre në kohën e lirë. Çështjet që animojnë qeverisësit e tyre dhe shumicën e medieve të lajmeve janë shumë më poshtë entuziazmit për suksesin e klubit apo të kombit – të fituara ose të humbura nga 22 lojtarë që shpenzojnë 90 minuta për të kapur një top lart e poshtë një fushe. Ndeshja më e famshme botërore e futbollit mund të mos ketë ndodhur, por rezonanca e saj simbolike ka mbizotëruar për më shumë se një shekull. Loja, në qoftë se kishte lojë, ishte zhvilluar në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1914 midis ushtarëve gjermanë dhe britanikë të Luftës së Parë Botërore të cilët – pas një iniciative gjermane – kishin lënë mënjanë armët e tyre dhe ishin takuan në tokën e askujt, kjo mund të ishte më shumë një ndeshje që mund të ketë shprehur një dëshirë kundër urdhrave të oficerëve të lartë, për t’i dhënë fund masakrës dhe çnjerëzimit sesa një ngjarjeje të vërtetë. Futbolli – siç po tregon Kampionati Botëror – mund ta nxisë entuziazmin fisnor dhe, në mes të llogoreve të ngrira, ta qetësojë atë. Reflektimi mund të ketë njëfarë dobie për Angela Merkelin, pasi ajo përpiqet të mbajë të bashkuar një Bashkim Evropian të përçarë.

(John Lloyd bashkëthemeloi Institutin ‘Reuters’ për studim të gazetarisë dhe ka shkruar disa libra, duke përfshirë edhe “What the Media Are Doing to Our Politics” dhe “Journalism in an Age of Terror”).

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit